Lajme
Bogovinë – Prej sot zyrtarisht, fillon me punë çerdhja e re moderne
Sot u bë dhe hapja përfundimtare e çerdhes së parë të Komunës së Bogovinës me lokacion në vendbanimin Kamjan. Kryetari i Komunës së Bogovinës shpalosi dhe emrin që do të mbajë çerdhja, emri i së cilës do të jetë “Jeta” që sipas tij gjithçka fillon nga jeta, e kjo çerdhe do të jetë si një kapitull i parë i fëmijëve në librin e jetës së tyre. Në ceremoninë e hapjes ishte prezent dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska të cilën e falënderojmë publikisht për prezencën dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj çerdhe.
Sot u bë dhe hapja përfundimtare e çerdhes së parë të Komunës së Bogovinës me lokacion në vendbanimin Kamjan. Kryetari i…
Posted by Albon Xhemaili on Thursday, 21 January 2021
Argëtim
VIDEO – Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore?!
Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.
I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/
Kosovë
Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiq
Më 22 shkurt të këtij viti, në fshatin Llapnasellë ndodhi një rrahje ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.Të përfshirë në këtë rrahje ishin: Nikolla Rashiq, Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003.
Jovana Filipoviç, avokatja e të miturit I.M., ka thënë se ka ngritur në proces gjyqësor kundër Nikolla Rashiq, djalit të Rashiq.
Ajo tha se në atë përleshje mbeti i lënduar I.M. ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, raporton Tanjug.
Lajme
Ziadin Sela: Mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se Enti Shtetëror për Statistika duhet t’i heqë problemet në diasporë ku mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit.
“Shpresoj se e gjithë kjo është problem teknik, se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të qëllimshëm nga ana e ESHS-së”, tha Sela duke shtuar se ky proces është i rëndësishëm për shtetin dhe se nuk të lihet asnjë qytetar pa mundësinë për t’u regjistruar.
Ai shpreson se do ketë skenarë si në kohën Ahmeti Gruevski për regjistrimin e vitit 2011.
Ai kërkoi që të pranohet propozimi i tyre për Ligjin për shtetësi ku parashihet që shtetësia të merret me deklaratë të dy dëshmitarëve.
-
Komente2 weeks ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme4 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme1 week ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme4 days ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme4 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 weeks ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl