Connect with us

Bota

“Shkak për luftë”, turqit reagojnë ashpër ndaj veprimeve të Greqisë në Jon dhe Egjeun Qendror

Published

on

Greqia pritet të miratojë sot në Parlament projektligjin për zgjerimin e hapësirës detare nga 6 në 12 milje në Egjeun Qendror dhe detin Jon, gjë e cila është shkaktuar me reagime të forta në Turqi.

Ai që ngjalli më tepër shqetësim në Turqi ishte fjalimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili tha se zgjerimi pritet të përfshijë edhe pjesën e detit në lindje të Kretës duke patur parasysh zonën, për të cilën deri më tani Turqia dhe Greqia kanë përplasje të forta, raporton abcnews.al.

Madje, në lidhje me këtë zonë, Turqia lidhi një marrëveshje me Libinë për delimitimin e ujërave territoriale.

Mediat vendase e kanë konsideruar këtë një “shkak për luftë” duke rikthyer në vëmendje të publikut deklaratat e mëparshme të politikanëve se nëse Greqia do të ndërmerrte një veprim të tillë atëherë kjo do të përkthehej në shpallje lufte në Turqisë.

Gjithçka ndodh 5 ditë para negociatave Greqi-Turqi në Stamboll, ndërsa turqit kanë vënë në lëvizje marinën e tyre.

Gjatë ditës së djeshme Dendias u shpreh se me mbylljen e gjireve dhe zgjerimin nga 6 në 12 milje në Jon, Greqia fiton 13 000 km2 territor të ri, i cili përbën 10% të territorit total të Greqisë.

Duke marrë në konsideratë këtë fakt, tha ai, parlamentarët grekë duhej që ta miratonin këtë projektligj në mënyrë unanime.

Pritet që gjatë ditës së sotme të vijojnë diskutimet në parlamentin grek ku gjasat janë që projektligji të kalojë me vota unanime nga deputetët. /abcnews.al

Continue Reading
Advertisement

Bota

Informatat e fundit për koronavirusin janë për t’u habitur

Published

on

OBSH: Çdo i dhjeti pacient ka simptoma të koronavirusit edhe pas tre muajsh

Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën sot kumtoi se çdo i dhjeti pacient i infektuar me koronavirus ka simptoma të sëmundjes edhe tre muaj pas infektimit.

Drejtori i Zyrës së OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, tha se i ashtuquajturi “Kovid i zgjatur” mbetet i panjohur, por që problemi është real dhe domethënës.

OBSH apelon aktorët politikë të bëjnë më shumë që të kushtohet vëmendje dhe të trajtohet kovidi afatgjatë, i cili, mes tjerash, manifestohet me lodhje të rëndë, dhimbje gjoksi, probleme me zemrën, dhimbje koke, harresë, depresion, humbje të nuhatjes, diarre dhe teshtitje.

Kluge tha se të dhënat në dispozicion tregojnë se një në katër persona i infektuar me kovid ka simptoma edhe një muaj pas marrjes së një testi pozitiv, ndërsa çdo i dhjeti ka simptoma edhe pas 12 javësh.

Continue Reading

Bota

Si: Kina e mundi varfërinë 

Published

on

Presidenti kinez Si Xhinping sot deklaroi se me përpjekje të përbashkëta të Partisë Komuniste së Kinës dhe përfaqësuesve të grupeve etnike, është mundur varfëria në vend.

“Varfëria nuk është socializëm. Nëse gjendja nuk ndryshohet në rajonet e varfra apo nuk përmirësohet cilësia e jetës, kjo nuk është socializëm”, theksoi Si në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për luftë kundër varfërisë në Sallën e madhe në Pekin.

Ai theksoi se Partia Komuniste e Kinës, e cila shënon njëqind vjet nga formimi, e ka çliruar popullatën rurale nga varfëria, ndërsa në vit varfërinë e kanë mundur më shumë se 10 milionë njerëz.

Ai shtoi se çrrënjosja e varfërisë nuk është fundi por fillim i luftës së re për një jetë më të mirë. Si si detyra të reja i potencoi zgjidhjen e zhvillimit të çekuilibruar dhe të pamjaftueshëm, uljen e hendekut zhvillimor midis rajoneve urbane dhe rurale dhe realizim të zhvillimit gjithëpërfshirës dhe prosperitet të përbashkët të të gjithë kinezëve.

“Nga zbatimi i politikës kineze të reformave dhe hapja ndaj botës varfëria e kanë mundur 770 milionë njerëz nga mjediset rurale.

Continue Reading

Bota

Të paktën 16 persona të vrarë në sulmin xhihadist në Nigeri

Published

on

Të paktën 16 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën dje në një sulm xhihadist në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë, kumtuan autoritetet lokale.

“Në sulmin me granatë vdiqën 16 persona dhe u plagosën disa dhjetëra. Numri I viktimave mund të jetë edhe më i lartë”, thanë autoritetet.

Xhihadistët i kaluan barrierat e sigurisë në Majdaguri dhe prej atje qëlluan me granata.

Deri më tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin tragjikë të fundit.

Të paktën 36.000 persona janë vrarë në dhunimet e Boko Haram në Nigeri që nga viti 2009, ndërsa rreth dy milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk lejohen të kthehen.

Continue Reading

Aktuale