Connect with us

Lajme

Rrjedhje gazi në një shkollë në Don Bosko, evakuohen nxënësit! 4 prej tyre dërgohen në spital

Published

on

Evakuohen nxënësit në shkollën jo publike në Don Bosko “Albanian Qatar College”. Shkak është bërë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes. 4 prej tyre kanë pasur marrje mendsh dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Policia bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e uniformave blu të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, njofton policia./mv.abcnews.al

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Lajm i keq për Qeverinë – Largohet edhe njê deputete nga Koalicioni i LSDM’së

Published

on

Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) deklaroi se, nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend.

Ajo theksoi se RDM planifikon të veprojë e pavarur në Parlament.

“Ne gjithashtu jemi me idenë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Në këtë mënyrë do ti promovojmë vlerat tona në mënyrë më efektive”, deklaroi Moraçanin.

Ajo theksoi se mund të formohet një grup i ri parlamentar me partitë e vogla, që sipas saj mundëson ose jep privilegje të tjera. (INA)

Continue Reading

Lajme

Sondazhi më i ri – Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri?

Published

on

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, fitues i tyre do të ishte Partia Socialiste me kryeministër Edi Ramën.

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, të pyetur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 49.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste.

Sipas të dhënave, 39,3% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Demokratike, ndërsa shihet një rënie e ndjeshme e LSI në vetëm 5.1%.

Në skenë ngjiten edhe parti të reja, ku Nisma merr 1.7% të votave, ndërsa në vendin e pestë rezulton Lëvizja Demokratike me 1.4 përqind.

Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit./Gazeta SHQIP

Continue Reading

Kosovë

“Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave…” – Reagimi i fortë i Vjosa Osmanit ndaj “neutralitetit të BE’së”

Published

on

By

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, i ka reaguar Bashkimit Evropian pas deklaratës se “BE është neutral ndaj çështjes Kosovë-Serbi”.

Osmani në Twitter tha se “Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilave u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë”.

Për këtë ajo shtoi se “Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, përcjell Insajderi.

“Si neutralitet”, u konsiderua nga Bashkimi Evropian një hartë mbrapa shpinës së emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për të cilën u raportua se ajo përmbante mesazhin që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.

“Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm dhe sovran”, tha Osmani. /Insajderi.com

Continue Reading

Aktuale