Lajme
Nëse vini re këto katër ndryshime në gojë, mund të keni COVID-19
Trupi juaj mund t’ju tregojë shumë për shëndetin – veçanërisht për coronavirusin, i cili mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit
Covid mund të shfaqë disa simptoma dhe së fundmi, rëndësi po i kushtohet ndryshimeve në gojë.
Gjuha e bardhë
Një ndryshim në pamjen e gjuhës është një nga simptomat e fundit që po raportohet. Tim Spector, një epidemiolog dhe hetues kryesor për aplikacionin ZOE COVID Symptom Study, postoi në Twitter një foto të një pacienti me një gjuhë të bardhë që i ngjan një gjendje të quajtur “gjuhë gjeografike”.
Spector tregoi se “gjuha Covid” mund të jetë një nga “simptomat më pak të zakonshme” që përjetojnë pacientët e cila nuk përfshihet në listat zyrtare të shëndetit publik.
Sipas Mayo Clinic, kjo është një gjendje inflamatore, e cila mund të tregojë lidhje me coronavirusin. Një studim i gushtit 2020, botuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive tha se kur qelizat me receptorë ACE2 infektohen me virusin, kjo mund të shkaktojë reaksione inflamatore në organe dhe indet, përfshirë dhe gjuhën.
Skuqjet dhe ulcerat
Skuqjet e lëkurës janë dokumentuar shumë si një simptomë e coronavirusit, por gjithashtu mund të përjetoni edhe skuqje të gojës.
Sipas WebMD, një studim spanjoll i botuar në revistën JAMA Dermatology ishte i pari që identifikoi këtë simptomë, të quajtur enanthem, e cila paraqitet si skuqje ose ulcera në gojë.
Në studim, enanthem zakonisht shfaqet diku rreth dy ditë para fillimit të simptomave të tjera të koronavirusit deri në 24 ditë pas.
Shija metalike
Një studim i dhjetorit 2020 i botuar në Neurology Clinical Practice zbuloi se 62.4% e rasteve të coronavirusit kishin simptoma të disgeuzisë, e cila është një shtrembërim i ndjenjës së shijes, shkruan Anabel.
Robert Korn, një mjek i urgjencës në New York, tha për Refinery29 se një shije metalike në gojë mund të jetë thjesht “një shije e ndryshuar në rrugën për të humbur ndjeshmërinë plotësisht”.
Thatësi
Një studim i shtatorit 2020 në gazetën Ear, Nose & Throat arriti në përfundimin se tharja e gojës, e njohur ndryshe si xerostomia, duhet të konsiderohet një simptomë e coronavirusit.
Studiuesit vunë në dukje se studime të ndryshme kishin përcaktuar që gjëndrat e pështymës kishin ekzistencën më të lartë të receptorëve ACE2 në qeliza – dhe këta receptorë janë ato që lejojnë virusin të hyjë në trupin e dikujt. /Telegrafi/
Lajme
Dyfytyrësia e Zaevit – Shpërndan foto nga protestat e veta para “Qeverisë Gruevski”, ndërkohë që nuk i lejon shqiptarët të protestojnë para qeverisë së tij
Ndryshe në opozitë e ndryshe në pushtet
Mijëra shqiptarë sot u penguan të protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Edhe ose organizatorët kishin kërkuar leje dhe i kishin kryer procedurat e nevojshme që protesta të zhvillohet siç duhet para objektit të qeverisë, policia nuk i lejoi. Qindra policë, forca speciale, të shoqëruar nga artileri e rëndë policoro – ushtarake kishin vënë kufirin aty ku mbaron Komuna e Çairit, qindra metra larg objektit të qeverisë. Kjo u quajt si provokim i masës, të cilët edhe ashtu ishin të prekur nga vendimi i para disa ditëve i gjykatës për t’i shpallur sërish fajtorë të akuzuarit e rastit “Monstra”, shkruan in7.
Disa orë para protestës së sotme, u dha vendimi për ish shefin e DSK’së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me 12 vite heqje lirie. E menjëherë pas këtij vendimi, filluan mburrjet nga partitë qeveritare, duke i marrë meritat për këtë dhe për të bërë me dije se “drejtësia po vjen në vend”. Më të zëshëm ishin ata të LSDM’së e sidomos kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Për të përshkruar rrugëtimin politik të tij, që para rrëzimit të Gruevskit e deri në dënimin e Mijallkovit, Zaev shpërndau një fotografi nga protestat e para disa viteve, ku ai si kryetar opozite protestonte me mijëra qytetarë para Qeverisë. Kjo ndodh në të njëjtën ditë kur pikërisht i njëjti politikan, por tani i veshur me petkun e pushtetit, nuk e lejon zërin opozitar, qytetarin e thjeshtë të protestojë denjësisht para qeverisë së tij, përcjell in7.
Fotografoi Arbnora Memeti
Zaev: Kohën e mosndëshkimit e lëmë në histori
Sistemi gjyqësor është qeveri e pavarur dhe sot shohim se i ka të gjitha rrethanat të zbatojnë hetim pa ndikim dhe të organizojë procedurë të prokurorisë dhe gjyqësore, në të cilën vlejnë vetëm dëshmitë dhe dispozitat për gjykim të drejtë, për secilin pa përjashtim, publikoi sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk pas aktvendimit në rastin “Target-Fortesa”.
“E kemi liruar rrugën përmes së cilës erdhi drejtësia. Qytetarët, shteti, institucionet dhe sistemi – kjo jemi ne. Të gjithë ne, secili prej nesh sot mund të ketë më shumë paqe për veten, në vetvete. Sepse, kur ka drejtësi, ka paqe”, shkroi Zaev në Fejsbuk.
Sipas kryeministrit, kjo është mënyra në të cilën duhet të zbatohen dhe përfundohen të gjitha lëndët për krim të organizuar edhe kundër Kushtetutës ashtu edhe ndaj dinjitetit të qytetarëve.
“Kohën e mosndëshkimit dhe të privilegjeve të aktorëve kriminelë e lëmë në histori”, tha Zaev./in7.tv/
Lajme
“Dënimi i Mijallkovit ishte i tepruar, ndërsa paraburgimi i kundërligjshëm” – Ja kush e thotë
Shvërgovski: Dënimi për Mijallkovin është drakonik, do të ankohemi edhe për gjykimin edhe për paraburgimin
Avokati i Sasho Mijallkovit, Lupço Shvërgovski konsideron se dënimi për klientin e tij është drakonik. Paralajmëroi se do të ankohen kur do ta marrin gjykimin, si dhe në vendimin për paraburgimin.
“Mendoj se dënimi është drakonik. Të jepet maksimumi për secilën vepër penale individualisht ku është ngritur aktakuzë është me të vërtetë është precedent ligjor. Nuk do të gjeni në analet e gjyqësorit asnjë gjykim ku për një aktakuzë jepet dënimi maksimal me burgim”, deklaroi Shvërgovski sot para Gjykatës Penale pas shpalljes së gjykimit për “Target-Fortesa”.
Lidhur me vendimin e Gjykatës për paraburgimin, thotë se është në kundërshtim me ligjin, sepse gjatë një masë të caktuar të arrestit shtëpiak, pa e shkelur detyrimin, të caktohet masë paraburgim, ai konsideron se është në kundërshtim me nenin 470, sepse Mijallkovi është i siguruar, është në arrest shtëpiak, dhe nuk ekziston mundësi të arratiset.
“Mijallkovi mund të jetë në paraburgim për maksimum 60 ditë. Ai ka vendim për arrest shtëpiak, ndërsa nuk mund ta çojnë në paraburgim efektiv para se t’i paraqitet vendim i ri”, tha Shvërgovski.
Ai nuk donte t’i komentonte ngjarjet e javës së kaluar në lidhje me klientin e tij.
Gjykata Themelore Penale Shkup në rastin “Target-Fortresa” për përgjime masive dhe shkatërrim të pajisjeve nga DSK-ja sot shqiptoi denim me burg prej 55 viteve dhe 10 vjet dënime me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.
Ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov iu shqiptua dënimi me 12 vjet burg për veprat penale “shoqërim kriminal”, “abuzim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.
Bota
VIDEO – Nëna detyrohet t’i hedhë katër fëmijët e saj nga dritarja për t’i shpëtuar nga zjarri
Një nënë në Stamboll është detyruar që t’i hedhë nga dritarja katër fëmijët e saj, pasi zjarri kishte kapluar banesën ku jetonte.
Zjarri kishte shpërthyer në hyrje të banesës së familjes duke e detyruar kështu nënën që të kryente veprimin drastik para se të arrinin zjarrfikësit.
BBC shkruan se katër fëmijët dhe nëna e tyre kanë shpëtuar.
-
Komente1 week ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme3 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme6 days ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme3 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme1 month ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Lajme1 week ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl