Connect with us

Sport

Revolucion tek Interi – Ndryshohet emri dhe logoja e klubit

Published

on

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë me zhvillimet në klub për sa i përket pronësisë (Suning që dëshiron të shesë disa aksione), klubi zikaltër do të ndërrojë edhe emër.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi nuk do të njihet me emrin e gjatë “F.C. Internazionale Milano”, por vetëm si “Inter Milano”.

I M, dy shkronjat ikonike do të jenë edhe në qëndër të logos së re. Një inovacion total për të cilin Interi po punon prej muajsh. Ndryshime këto që do të realizohen për të mirën e klubit dhe pritet ti sjellin të ardhura shtesë Interit falë edhe sponsorëve të rinj.

SS

Continue Reading
Advertisement

Sport

Telashe të mëdha për yllin e futbollit, po hetohet se dhunoi ish të dashurën, e cila u vetëvra

Published

on

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më parë. Rezultatet e autopsisë treguan për një vesh të shqyer të modeles.

Pra, ajo kishte qenë pre e dhunës fizike. Një lajm jo i mirë për mbrojtësin e Bayern Munich, i cili duket se është nën akuzë tashmë. Hetimet janë duke vazhduar.

Kjo gjë u konfirmua nga “Bild”, teksa raporton fjalët e kryeprokurores Anne Leiding: “Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021, sepse kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen e vajzës në Berlin.

Rezultatet e autopsisë mund të japin indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim”.

Continue Reading

Sport

Levandovski, Lebron, Nadal dhe Hamillton pretendues për çmimin “Laureus”

Published

on

By

Berlin, 24 shkurt 2021 (MIA) – Janë publikuar nominimet për çmimin prestigjioz “Laureus” për vitin 2020.

Të nominuar për çmimin në kategorinë sportiest i vitit 2020 janë:
– futbollisti i Bajernit, Robert Levandovski,
– reketi numër një në botë, Rafael Nadall,
– basketbollisti i LA Lejkërs, Lebron Xhejms
– kampioni në Formula 1 dhe vozitës I Mercedesit, Luis Hamillton
– atleti dhe mbajtësi i rekordit botëror në kërcim me shtizë, Arman Duplantis
– vrapuesi nga Uganda dhe mbajtësi I rekordit botëror në largësi prej 10 000 metrave, Xhoshua Kipuri Çeptegej.

Vitin e kaluar çmimin e ndanë Hamilltoni dhe futbollisti i Barcelonës, Lionel Mesi.

Çmimin “Laureus” shpesh e krahasojnë me çmimin “Oskar”. Ai ndahet në disa kategori.

Continue Reading

Sport

Nuhiu: Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin

Published

on

By

Ardijan Nuhiu ka komentuar disfatën 2-0 nga Prishtina në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Dritës thotë se ekipi i tij ishte më i mirë se kundërshtari, derisa dy skuadrat ishin me nga 11 lojtarë në fushë.

“Personalisht mendoj se kemi bo një ndeshje të mirë deri sa ishim me forca të njejta. Ishim më të lartë se kundërshtarët. Ishte mungesë përqëndrimi që na kushtoi. Nëse me Trepçën ’89 kemi qenë keq, sot kemi qenë mirë.

Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin, thjeshtë na mungoi fati për të marrë një rezultat pozitiv”, deklaroi Nuhiu.

Pas kësaj disfatë, Drita mbetet në vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, por tani ka vetëm 2 më tepër se Prishtina.

Continue Reading

Aktuale