Connect with us

Kulturë

Sot 553 vjet që nga vdekja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Published

on

Sot shënohet 553 vjetori i vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Këtë datë e ka kujtuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani cilësoi Skënderbeun si një “digë të fortë” të mbrojtjes së Evropës.

“Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar”, shkruan Osmani.

Ushtruesja e detyrës së presidentes cilësoi gjergj Kastriotin model unik I bashkimit të shqiptarëve.

“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë”, thuhet në postimin e Osmani.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiç më 17 janar të vitit 1468

Continue Reading
Advertisement

Kulturë

Historia e vërtetë e Aleksandrit të madh (VIDEO)

Published

on

By

Ne vitin 1923, parlamenti shqiptar mori vendimin per ta quajtur monedhen e re shqiptare, me emrin Lek

Jo te gjithe e dijne, se ky emer ju vendos ne nder te Aleksandrit te madh, i njohur nder shqiptar si Leka i madh….

Sigurisht shfaqja e figures se Aleksandrit , nuk ka te beje thjesht me madheshtine e tij, por mbi te gjitha me historine…

Si qendron e verteta ? Cfare eshte fshehur gjithmone ? Cila eshte lidhja e Aleksandrit me Iliret ? Te dhenat, faktet dhe deshmite e autoreve te lashte…

Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.

VIDEO:

Continue Reading

Komente

Shuhet Prof. Pino Kakoca, miku i veçantë i Strugës

Published

on

Shën Mitër (Kalabri), 21 shkurt 2021
Shuhet Prof. Pino Kakoca, miku i veçantë i Strugës

Nga Xhemi HAJREDINI

Të dashur miq!
Dje, në spitalin “Germaneto” të Katanxaros (Kalabri), u nda nga jeta Prof. Pino Kakoca (Pino Cacozza). Arbëria dhe familjarët humbën njeriun më të shtrenjtë: Maria – bashkëshortin, Nikoleta – atin e çmuar; Antonieta – vëllain, Nikola, që e shoqëronte gjithkund, – dajën e tij të dashur, nxënësit – pedagogun e adhuruar, Struga – mikun dhe ambasadorin e saj të gjithanshëm; shoqëria shqiptare – një njeri të mrekullueshëm, një aktor, kantautor, shkrimtar, poet, gjuhëtar, këngëtar, një njeri me vlera të jashtëzakonshme.
Pino, pasi nuk ia doli ta mposhtë sëmundjen, dje ndërroi jetë ndërsa sot pas një ceremonie varrimore do të ngjitet në qiell, duke i lënë një trashëgimi të çmuar kulturës arbëreshe.

Zef Kakoca

Kush ishte Zef Kakoca (Pino Caccozza)?
Prof. Pino Kakoca ishte një figurë e madhe e kulturës së lashtë arbëreshe. Ai lindi më 27 shtator 1957 në Shën Mitër (San Demetrio Corona), Kalabri. Pasi u shkollua në Liceun e njohur të Shën Adrianos në Shën Mitër, ku ligjëronte edhe i madhi Jeronim De Rada, ai ndoqi dhe përfundoi studimet për gjuhë dhe letërsi frënge si dhe gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Universitetit Rexho Kalabria në Kozencë (Kalabri).
Ai ka kontribuuar aktivisht në fushën e arsimit, kulturës dhe ruajtjen e traditave të moçme arbëreshe në Kalabri dhe më gjerë. Është autor i dhjetra publikimeve kushtuar aktiviteteve kulturore arbëreshe në Kalabri. Ka qenë njohës i frëngjishtes, anglishtes, italishtes dhe gjuhës mëmë (gjuhës shqipe). Pino është autor i disa përmbledhjeve poetike dhe kantautor i qindra këngëve arbëreshe.
Si autor, kompozitor dhe këngëtar, për 6 vjet me radhë, e ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngëve Arbëreshe. Në Shqipëri ka udhëtuar shpesh për të ndjekur disa kurse pranë Universitetit të Tiranës dhe për të marrë pjesë në Festivalin e njohur të Gjirokastrës.
Krijimtaria e tij letrare ka gjetur vend edhe në Antologjinë e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë, përgatitur nga Prof. Anton Nik Berisha.
Ai i mëshonte vazhdimisht thënies “Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes”. Ai bënte teatër në të gjitha vendbanimet arbëreshe në Itali duke rrëfyer udhëtimin arbëresh, duke thënë se “Jemi gjaku i një zëmre”, “Jemi kalorës të detit”. Pino i ka kënduar Kosovës, Shqipërisë, Arbërisë, Strugës që e deshte aq shumë.
Më 21 nëntor 2008, me recitalin “Rrënjët e Arbërisë” ai mori pjesë në një manifestim solemn në Tetovë, kushtuar 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Pasi u njoha me karrierën e tij artistike ne filluam të komunkojmë. Ishte i thjeshtë, i qeshur dhe i komunikueshëm. E ftoja shpesh të vi në Strugë që të marrë pjesë në Festivalin e këngëve dhe valleve të përpunuar “Këngë Jeho” ose në Festivalin e mbrëmjeve Strugane të poezisë, sepse atëherë më qëlloi të jem edhe Udhëheqës i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Strugës edhe anëtar i Këshillit Artistik të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.
Përgjigjen se kishte vendosur të vi në Strugë ma dha në fund të vitit 2009 duke më shkruar: “Për gjithë ju një vit i ri pjot me hare e me suksese. Shpresonj se viti çë po niset do të sjell edhe recitalin tim ati në Strugë. Do t’ishte një kënaqësi e madhe për mua. Me shëndet!”
« Gëzuar nga mot, vëlla! Pasi t’i kalojmë festat e Vitit të Ri 2010 dhe nëse dëshironi të merrni pjesë në Festivalin poetik « Mbremjet Strugane të Poezise » ne gusht të vitit 2010, filloni me përgatitjet dhe mirë se të vini ! Ju pres të më shkruani dhe të ma vërtetoni ardhjen. Gëzuar edhe një herë! » – ishte përgjigjja ime. Erdhi, si i ftuar, në Festivalin Ndërkombetar Poetik ne Strugë. Qëndroi në Strugë nga data 19 gusht deri më 22 gusht 2010. Gazetat shkruanin: « Një arbëresh në Festivalin ndërkombetar të poezise në Strugë.” Recitali i tij “Rrënjët e Arbërisë” për rreth 30 minuta në Festivalin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” u prit me ovacione dhe shumë interes si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt. Që atëherë unë dhe struganët nuk jemi ndarë më nga Zef Kakoca (Pino Cacozza).

Zef Kakoca dhe Xhemi Hajredini

Po në vitin 2010, gjatë muajit dhjetor me një grup nxënësish dhe mësimdhënësish nga Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë, sipas një programi të detajuar nga Pino Kakoca, vizituam Shën Mitrin dhe katundet përqark. Në vitin 2011, duke pasur Pinon bashkëpuntor binjakëzuam dy gjimnazet, atë të Strugës me Liceun e Shën Mitrit, për të vazhduar në vitin 2014 me binjakëzimin e Komunës së Strugës me Lidhjen e Komunave të Arbërisë. Urat e komunikimit Strugë – Arbëri vazhdojnë falë kontributit të pamohueshëm të Pino Kakocës.

Tani që Arbëria është në zi dhe ky ambasador i kulturës arbëreshe nuk është më, do të na duhet të mësohemi me këtë fakt dhe të jetojmë me veprat e tij artistike (poezitë, këngët, romanet etj.)
Pusho në paqe e ndriço në qiell, Pino vëlla!

Continue Reading

Kulturë

Sekretet që nuk dinim për Skenderbeun/ Ja çfarë thoshte Senati i Venedikut

Published

on

By

Gjon KEKA

Sipas një italiani të quajtur Petruzi, në një letër dërguar Senatit të Venedikut, jepen disa karakteristike më parë të panjohura për heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas Petruzit, bashkëkohës i Skënderbeut që e kishte parë disa herë në beteja, “Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…

“Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati. Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)…

Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)… I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…

Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…”.

Përveç gjuhës amtare, Petruzi kishte thënë se Skënderbeu flet plotësisht turqishten, tatarishten, sllave, latinishten, persishten dhe Velshisten e se po ashtu e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake.

Continue Reading

Aktuale