Connect with us

Lajme

Vuçiq i gëzuar, pret 1 milion dozat e vaksinës kineze në aeroport

Published

on

Një aeroplan që mbarte një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që pranon vaksinën kineze për koronavirus.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo për të pritur avionin që bartte vaksinat.

“Dua ta falënderoj presidentin (e Kinës) Xi Jinping dhe udhëheqësinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiq, i cili ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën në vitet e fundit.

Ai tha se rregullatori i barnave në Serbi, pritet që në ditët në vijim të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës.

Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, që prej se fushata e vaksinimit nisi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Në Serbi, fillimisht janë vaksinuar më të moshuarit që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë.

Serbia po përdor për vaksinim vaksinat e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, por edhe vaksinën ruse Sputnik-V.

Vuçiq tha se Serbia pritet të pranojë javën e ardshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V dhe 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizerit. Ai po ashtu tha se në muajin qershor, do të marrin edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas.

Shteti fqinj, Hungaria pret që rregullatori shtetëror i barnave, të miratojë për përdorim vaksinën e Sinopharm, në mënyrë që të nisë edhe administrimi i saj, pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër për të negociuar për furnizim me Sinopharm.

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, vaksinimi kundër koronavirusit ka nisur vetëm në Serbi dhe Shqipëri.

Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë marrë furnizimet me vaksina. Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se kanë siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës së Pfizerit dhe 600,000 nga Austria dhe të njëjtat pritet të arrijnë në muajin shkurt, kur dhe pritet të nisë fushata e vaksinimit.

Kosova po ashtu pret që të sigurojë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi COVAX i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky program ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ndërkaq, Kina ka miratuar për përdorim vaksinën e Sinopharm në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe kjo është vaksina e saj e parë e miratuar kundër koronavirusit. Autoritetet kineze nuk kanë publikuar të dhëna të detajuara mbi efikasitetin e kësaj vaksine, por kanë thënë se në bazë të të dhënave që posedojnë, kjo vaksinë ofron 79.34 për qind mbrojtje ndaj COVID-19./ Rel

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Lajm i keq për Qeverinë – Largohet edhe njê deputete nga Koalicioni i LSDM’së

Published

on

Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) deklaroi se, nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend.

Ajo theksoi se RDM planifikon të veprojë e pavarur në Parlament.

“Ne gjithashtu jemi me idenë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Në këtë mënyrë do ti promovojmë vlerat tona në mënyrë më efektive”, deklaroi Moraçanin.

Ajo theksoi se mund të formohet një grup i ri parlamentar me partitë e vogla, që sipas saj mundëson ose jep privilegje të tjera. (INA)

Continue Reading

Lajme

Sondazhi më i ri – Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri?

Published

on

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, fitues i tyre do të ishte Partia Socialiste me kryeministër Edi Ramën.

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, të pyetur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 49.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste.

Sipas të dhënave, 39,3% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Demokratike, ndërsa shihet një rënie e ndjeshme e LSI në vetëm 5.1%.

Në skenë ngjiten edhe parti të reja, ku Nisma merr 1.7% të votave, ndërsa në vendin e pestë rezulton Lëvizja Demokratike me 1.4 përqind.

Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit./Gazeta SHQIP

Continue Reading

Kosovë

“Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave…” – Reagimi i fortë i Vjosa Osmanit ndaj “neutralitetit të BE’së”

Published

on

By

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, i ka reaguar Bashkimit Evropian pas deklaratës se “BE është neutral ndaj çështjes Kosovë-Serbi”.

Osmani në Twitter tha se “Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilave u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë”.

Për këtë ajo shtoi se “Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, përcjell Insajderi.

“Si neutralitet”, u konsiderua nga Bashkimi Evropian një hartë mbrapa shpinës së emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për të cilën u raportua se ajo përmbante mesazhin që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.

“Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm dhe sovran”, tha Osmani. /Insajderi.com

Continue Reading

Aktuale