Connect with us

Shkupi

Shkupi u eliminua në Ligën e Kampionëve në Futsall

Published

on

Kampioni në futsall Shkupi e përfundoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve (LK), pasi sot pasdite humbi në ndeshjen kundër ekipit ukrainas Prodeksim Herson me rezultat 4:1.

Shkupi ofroi rezistencë dinjitoze në sallën “Junist” në Zaporozhje, por ishte i pafuqishëm të na befasojë kundër favoritit ukrainas.

Nikoqirët e paralajmëruan plasmanin në 1/8 e finales me dy gola në pjesën e parë të lojës, përmes Zvaruh dhe Billocerkivec. Rezultati ndryshoi në 2:1 me autogolin e Klaudios, por Herson e ktheu epërsinë prej dy golave tashmë në sulmin e radhës me golin e dytë të Billocerkivec. Braziliani Klaudio e ngriti rezultatin në fund në 4:1, ndërsa vulën e triumfit në sekondat e fundit të ndeshjes e vendosi bashkëkombësi i tij Da Rosa.

Shkupi në xhiron e parë në Shkup e mundi kampionin irlandez Bllu Mexik Dablin me rezultat 2:0.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Në Shkup nesër regjim i veçantë i trafikut për shkak të protestës

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se nesër për shkak të protestës së paralajmëruar, nga ora 13 të mbyllura për trafik do të jenë rrugët: “Hristijan Todorovski-Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, bulevardet “Kërste Misirkov” dhe “Goce Dellçev”, rrugët “11 Tetori” dhe Vasil Gllavinov, bulevardet “VMRO” dhe “Ilinden” dhe rrugë të tjera përreth. Rrugët do të jenë të mbyllura për trafik deri në përfundimin e protestës.

Nga MPB informojnë se protesta është paralajmëruar për në orën 13, ndërsa do të fillojë në parkun e Çairit në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa do të vazhdojë drejt Gjykatës Themelore Shkup 1, në bulevardin “Goce Dellçev”, drejt Kuvendit në rrugën “11 Tetori” dhe drejt Qeverisë në bulevardin “Ilinden”.

SPB Shkup u bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i lëshojnë nëpunësit policorë.

Continue Reading

Lajme

Aksion i madh në një lokal të njohur në Shkup, ka edhe përplasje fizike

Published

on

Pesë automjete të policisë dhe ekipe të inspektoratit të tregut ia kanë mësyer një objekti të njohur hotelierik në Bulevardin Ilinden, raporton TV21.

Aksioni po zhvillohet edhe në këto momente dhe priten detaje nga Ministria e Brendshme, transmeton Zyrtare.net.

Në rrjetet sociale, disa nga të pranishmit shkruajnë se ka pasur edhe përleshje fizike. Në vendin e ngjarjes shihet edhe një autoambulancë. /Zyrtare.net/

Continue Reading

Denoncime

Pamje të fгikshme nga lagjet shqiptare në Shkup

Published

on

Fotografi të tmeггshme nga kryeqyteti i vendi qarkullojnë sot në rrjetet sociale. Një lagje në Komunën e Çairit e zhytur në baltë të jep përshtypjen se ndodhet në ndonjë nga vendet afrikane të lëna pas dore. Por, sipas komentuesve dhe personave të shumtë që e kanë shpërndarë atë, thuhet se fotografia është bërë në lagjen Dizhonska në Çair, përcjell in7. Pamjet janë skandaloze dhe fakti se gjenden në kryeqytetin e vendit i bën edhe më të fгikshme për t’i parë e menduar, e jo më edhe për t’i përjetuar. Kryetar i Komunës së Çairi është Visar Ganiu nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërsa kjo komunë drejtohet nga kuadro të kësaj partie prej më shumë 15 vitesh.

“Nuk është në Afrikë. Po në Qendër të Shkupit. Dizhonska e Visar Ganiut. Turp”, shkruan një qytetar i Shkupit.

“Përshendetje nga një lagje e Dizhonskës në Çairin e udhehequr prej afro dy dekada nga Ne. Mos u merrni me politika të mëdhaja po shif na lehtësoni pak jetën”, shkruan njëri nga aktivistët më të zjaггtë të partisë së Ahmetit në rrjetin social facebook.

Continue Reading

Aktuale