Connect with us

Lajme

Në Shkup janë sanksionuar 219 vozitës, 18 për vozitje pa patentë shoferi

Published

on

Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme policia ka shqiptuar gjithsej 219 masa, si pjesë e kontrolleve të përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sferën e komunikacionit.

Siç informojnë nga MPB-ja, në mesin e të sanksionuarve, 18 janë për vozitje pa patentë shoferi, 10 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, nëntë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tetë për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe), 10 masa për vetura të paregjistruara dhe teknikisht jo në rregull dhe 18 për përdorim të celularit.

“Janë shqiptuar edhe 62 masa për vetura të parkuara jo në rregull dhe 13 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, shtohet në kumtesën e MPB-së.

Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Regjistrimi as nuk do t’i japë të drejtë shtesë dikujt, as nuk do t’ia marrë, porositi Zaevi

Published

on

By

Kryeministri Zoran Zaev sot sërish I bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në regjistrim dhe tha se ky operacion statistikor është tejet I rëndësishëm. Nga regjistrimi, sipas tij, do të dalin informata të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e shtetit.

“Partitë e vërteta patriotike të cilat kujdesen për vendin e vet nuk e bojkotojnë regjistrimin, nuk gjejnë mënyra për grumbullim të nënshkrimeve kur munden me vetëm një deputet këtu ta kontestojnë ligjin. Parti të vërteta në vende në të cilat 20 vite nuk ka pasur regjistrim, ja, për çfarëdo qoftë arsye 20 vite kemi mbetur pa regjistrim, përfshihen brenda dhe marrin pjesë plotësisht sepse shteti ka nevojë për çdo plan të saj të ardhshëm në këtë operacion statistikor që e kryejnë të gjitha vendet në botë, ashtu edhe I yni”, tha Zaev në mbledhjen e sotme të Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve.

Theksoi se LSDM nuk ka kurfarë qëllimi të involvohet në regjistrim nga aspekti partiak-politik, LSDM, siç tha, bëri thirrje dhe merr pjesë në regjistrim, LSDM nuk ka kurfarë ambicie të radhitë, të kurdisë regjistrues.

Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje anëtarëve të LSDM-së, të cilët, siç tha, janë 80 mijë, të lajmërohen në komisionet regjistruese. Zaev shtoi se pret të paraqiten edhe nga VMRO-DPMNE-ja, si edhe të gjithë qytetarëve tanë, par së gjithash, profesionistëve të paraqiten në regjistrim. Partia patriotike e cila, siç tha, angazhohet për maqedonizëm I bën thirrje popullit të vet, që të regjistrohet, që numrat të jenë aq sa janë në realitet.

Sipas kryeministrit Zaev, regjistrimi na nevojitet sepse në shoqërinë tonë multietnike duhet të dihet saktë numri I popullatës sipas moshës, sipas përkatësisë, sipas aftësisë punuese të popullatës… “Haptazi bëj thirrje të qëndrojmë së bashku, para së gjithash, si qytetarë sepse regjistrimi është I rëndësishëm për secilin vend I cili nuk ka pasur regjistrim dhe konsideroj se duhet të bëhet regjistrimi në vend”, tha Zaevi.

Ai në Kuvend theksoi se nuk kanë kurfarë qëllime parapaskenash për regjistrimin. “Regjistrimi as nuk do t’i japë askujt të drejtë shtesë, as nuk do t’I marrë. Vetëm do t’I konstatojë gjendjet në shtet”, vlerësoi kryeministri Zaevi.

Anëtarët tanë, siç tha, janë qytetarë të këtij vendi tone dhe duan të ketë regjistrim dhe kanë të drejtë të konkurrojnë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet. Parametrat e vetëm të cilët I shoh, siç tha, janë përfaqësimi etnik me mbulim adekuat për shkak të besueshmërisë së procesit. Shtoi se në zgjedhjen e vetë komisioneve regjistruese nuk është prëfaqësuar përkatësia fetare apo partiake.

Continue Reading

Lajme

Sulejman Rexhepi: Në vitin 2001 kam qenë zëdhënës i UÇK-së

Published

on

Në intervistën ekskluzive për Lajm Tv, pas heshtjes së gjatë, Sulejman Rexhepi ka folur për raportet aktuale që ka me krerët e BFI-së. Ai thotë se moti kohë ka kërkuar të tërhiqet dh eta zëvendësojë ndonjë kuadër më i ri, por se kjo kërkesë është refuzuar nga vetë bashkëpunëtorët e tij, që e më vonë e ndërruan në mbledhjen e mbajtur në Gostivar. Ish kryetari i BFI-së është kategorik se mbledhja e mbajtur në Gostivar është jolegjitime dhe thotë se është mbajtur nga njerëz të cilët i kanë qenë besnikë deri në moment të fundit.

“Ata më puthnin mua në ballë. Më vinte palidhje dhe u thosha se nuk bën, por ngulnin këmbë prandaj nuk ua prishja qefin”.
Në këtë intervistë Rexhepi akuzon edhe politikën për involvim në shkarkimin e tij me “puç”. Flet për raportet që ka pasur me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët akuzon se ia dhanë 14 premtime të rrejshme.

“Asnjërin prej atyre premtimeve nuk e plotësuan”, shprehet Rexhepi. Këtë pjesë të intervistës mund ta përcillni në videon më poshtë, kurse pjesë tjera do të sjellim edhe sot pasdite.

“Zaev vazhdimisht ma jepte dorën. I thash Ali Ahmetit mos po më gënjen, tha ishalla nuk gënjen. Nuk shkojnë punët me ishalla”, rrëfen Rexhepi për një takim të mbajtur në Klubin e Deputetëve.

Pranon që e ka votuar BDI-në edhe pse është i vetëdijshëm se “aty ka njerëz që nuk kan iman e as nuk ia dinë derën xhamisë”.
Në këtë intervistë Rexhepi pretendon se në vitin 2001 ka ndihmuar U:K-në, duke qëndruar në lidhje më Brukselin dhe duke thënë se janë ushtarë të lirisë e jo “banditë”, siç i quante pushteti i atëhershëm.

“Për këtë kam marrë edhe dhuratë një telefon prej BBC-së”, shprehet ai.

Continue Reading

Lajme

Dikur u dha shpresa familjarëve – Sot Zaevi: Politikanët mos japin shpresa për “M0nstrën”

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se ai ka publikuar gjitha materialet që ka poseduar për rastin “M0nstra” ndërsa ka bërë thirrje që politikanët të mos japin shpresa të rrejshme dhe të heqin duart nga gjyqësori.

“Nuk është në rregull të jepen shpresa të rrejshme. Ajo që ne si politikanët mund ta bëjmë është në konfirmimin e provave të mjaftueshme për hapjen e lëndëve dhe proceseve. Këtë mund ta bëjmë nëpërmjet institucioneve siç janë Kuvendi dhe Qeveria për shkak se ato janë të drejtuara në mënyrë direkte nga politikanët, ndërsa në bazë të argumenteve prokurorët duhet të vendosin dhe gjykata”, tha Zaev, përcjell SHENJA.

Ai tha se me shumë kujdes e ka ndjekur rastin ngase është i ndjeshëm edhe për familajrët që humbën fëmijët dhe peshkatarin si dhe për njerëzit që janë të dyshuar, dhe përsëri janë të dënuar, ndërsa një pjesë të liruar.

“Sistemi gjyqësor është ai i cili sjell vendimet. Definitivisht duhet ta dijmë se politikanët duhet t’i heqin duart nga gjyqësori dhe prokuroria. Aty duhet të eci proceset”, deklaroi Zaev./SHENJA

Continue Reading

Aktuale