Connect with us

Kolumna

Testi i sinqeritetit dhe fuqisë politike: ndryshimi i Ligjit për shtetësi!

Published

on

E mira e kësaj iniciative për ndryshim të Ligjit për Shtetësi është që përveç shpërfaqes së (mungesës së) sinqeritetit dhe fuqisë politike të partive shqiptare në këtë Qeveri, tregoi që ekzistojnë parti politike shqiptare të cilat ofrojnë zgjidhje konkrete për probleme reale dhe solli në diskurs publik dhe rend dite një problematikë e cila i tangon shumë bashkëqytetarë tanë të cilët edhepse janë pjesë integrale e këtij shteti, përjashtohen padrejtësisht nga të qenurit pjesë formale e tij

Nga Omer AJDINI

Ballkani njihet dhe dihet si vendi i paragjykimeve që etnitetet kanë ndaj njëra tjetrës, e jo rrallë këto paragjykime shndërrohen edhe në racizëm i cili manifestohet atëherë kur këto paragjykime bëhen pjesë të institucioneve shtetërore me çka qytetarët shpesh diskriminohen në baza etnike. E një rast shkollorë është Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV), konkretisht ligji për shtetësi. Ky ligj, i cili është modifikuar disa herë, ka qenë jo vetëm rregullator i procedurave përmes së cilave njerëzit janë bërë shtetas të RMV-së, por në raport me shumë shqiptarë dhe etnitete tjera ky ligj ka luajtur rolin e gardianit përjashtues i cili ua ka pamundësuar me vite e dekada të tëra shumë prej tyre të bëhen juridikisht pjesë e shtetit në të cilin kanë jetuar me dekada të tëra, kanë familjet e tyre, paguajnë taksa, dhe ku me një fjalë përkasin dhe meritojnë të jenë qytetar formal.

Fatmirësisht sot derisa po flasim, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa veçmë kanë ndërmarrë hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi njëherë e përgjithmonë. Propozim Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Shtetësi i cili veçmë është në parlament, ndër të tjera, synon edhe të minimizojë hapësirën për keqpërdorim të ligjit e cila i është dhënë organeve të sigurisë të cilat me ligjin aktual duhet të japin aprovimin final që një person të marrë shtetësinë, e që në shumë raste pikërisht këto organe të sigurisë duke diskriminuar shqiptarët ua kanë mohuar të drejtën për shtetësi duke i cilësuar ato si “të rrezikshëm për sigurinë e shtetit” edhe pse ironikisht ata njerëz kanë vazhduar të jetojnë të lirë në RMV!

Problemi me shtetësitë siç duket pranohet si çështje që kërkon zgjidhje edhe nga Qeveria aktuale edhepse siç duket ky propozim për ndryshim dhe plotësim të ligjit i ka vënë në siklet partnerët e koalicionit. Lëvizja Besa dhe PDSH si të pafuqishme në këtë Qeveri, duket që presin të shohin se si do të reagojnë “më të mëdhenjtë” duke mos u deklaruar haptazi që janë pro apo kundër kësaj iniciative. Pra që në fillim këto dy parti veçmë nuk arritën të kalonin testin e fuqisë politike, dhe sinqerisht thënë nuk pritej të ishte ndryshe.

Në anën tjetër, kjo iniciativë për ndryshim të ligjit qartazi vë në test serioz vullnetin e LSDM-së për të ofruar zgjidhje për problemet me të cilat përballen shqiptarët dhe etnitetet tjera jo-maqedone. E para, fakti që kjo iniciativë vije nga opozita shqiptare dhe jo nga LSDM-ja është treguesi më i mirë që problematikat që tangojnë shqiptarët nuk radhiten lartë në prioritetet e LSDM-së. E dyta, rezervat që shfaqë LSDM-ja mbi iniciativën dhe tendencat për ta sabotuar atë përmes paralajmërimeve që do të përgatitet propozim ndryshim i ri për ligjin aktual tregon atë që veçmë shihet nga të gjithë: që LSDM retorikën e butë ndaj shqiptarëve e ka pasur për një apo dy cikle zgjedhore dhe jo indikator të reformimit të brendshëm ideologjik të saj.

Megjithatë ky propozim ndryshim i ligjit testin më të madh e paraqet për Bashkimin Demokratik për Integrim. Me këtë iniciativë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa para se gjithash kanë vënë në dukje një neglizhencë të pashoqë të kësaj partie ndaj njëbrenge disa dekadëshe me të cilën janë përballur shumë shqiptarë edhepse kjo parti ka qeverisur për gati dy dekada. Përveç kësaj, kjo iniciativë po vë në test para se gjithash seriozitetin e BDI-së për të gjetur zgjidhje ligjore për shumë qytetarë të cilët mund të kenë shpresuar që qeveria e tanishme do t’ua zgjidhje problemin e shtetësisë. Mirëpo siç duket nga narrativa inkonsistente e funksionarëve të BDI-së, testi i seriozitetit dhe sinqeritetit politik me shumë gjasë mund të mos kalohet nga kjo parti meqë në vend të shprehjes së gatishmërisë për ta imponuar këtë iniciativë ndaj palës tjetër, kufizojnë përkrahjen e tyre vetëm në votat që do t’i kishin dhënë në parlament pro këtyre ndryshimeve. Kjo qartë dëshmon nivelin e sinqeritetit dhe përkushtimit të kësaj partie politike për t’i dhënë fund problemeve të shqiptarëve në këtë shtet!

E përveç testit të seriozitetit politik, kjo iniciativë ka vënë në test serioz edhe fuqinë politike të BDI-së në këtë koalicion qeveritar. Pranimi i nevojës për ndryshim të ligjit dhe gatishmëria e BDI-së për të votuar propozimet që janë sjellur nga Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa logjikisht të bëjnë të mendosh që kjo parti i pranon këto propozime si të dobishme për shqiptarët dhe prandaj duke qenë pjesë e një koalicioni Qeveritarë do të duhej të bënte çmos që kjo iniciativë të kalonte. Pra, duke qenë pjesë e një koalicioni të brishtë qeveritarë, logjika e shëndoshë do të thoshte që BDI-ja (apo cilado parti shqiptare në qeveri) do të përdorte mekanizmin e kushtëzimit të cilin ja mundëson përbërja e brishtë e kësaj qeverie që ta detyrojë partnerin e saj qeveritar (LSDM-në) t’i votojë propozimet për ndryshim të ligjit. Mirëpo siç duket BDI nuk është e gatshme ta përdorë pozitën e saj dhe mekanizmin e kushtëzimit të cilin ja mundëson të qenurit në këtë qeveri për t’i ndihmuar qytetarët pa shtetësi, e kështu përveç prioriteteve të BDI-së, vihet në pah edhe fuqia reale politike e saj.

Sidoqoftë, e mira e kësaj iniciative për ndryshim të Ligjit për Shtetësi është që përveç shpërfaqes së (mungesës së) sinqeritetit dhe fuqisë politike të partive shqiptare në këtë Qeveri, tregoi që ekzistojnë parti politike shqiptare të cilat ofrojnë zgjidhje konkrete për probleme reale dhe solli në diskurs publik dhe rend dite një problematikë e cila i tangon shumë bashkëqytetarë tanë të cilët edhepse janë pjesë integrale e këtij shteti, përjashtohen padrejtësisht nga të qenurit pjesë formale e tij. E nëse edhe këtë herë nuk arrihet një zgjidhje e mirëfilltë për këtë kategori të qytetarëve, atëherë vërtetë ky shtet është ai që është “i rrezikshëm për qytetarët” dhe jo e kundërta!

Continue Reading
Advertisement

Kolumna

Ajdari: Ç’ju desht Fatime Fetait amnestimi i Trajko Veljanovski-t

Published

on

By

Shkruan: Bedri Ajdari

A thua ku ngeli MOTIVI i vrasjes se 5 maqedonasve nga ana e shqipetarve tek Liqeni i Smilkoves?

Pra, c’ju desht Prokurores Fatime Fetai pastrimi dhe amnestimi i Trajko Veljanovski-t ne seance gjyqsore, bash ne shpalljen e fjalimit perfundimtar, ku Trajkoja, as ka qene i akuzuar as nuk ka qene ne cilsine e deshmitarit qe te permendet bash ne seance gjyqsore?!
– “Ishkaj si ja muvata” ishte nje fjali qe e tha ne sallen gjyqsore kolegu i yt, Gavrill Bubeski, duke i’u drejtuar Fejzi Aziri-t nga mllefosja e juaj kur u’a diskreditonte dhe u’a zbulonte manipulimet deshmitareve qe ju i kishit propozuar, nga te cilet pikerisht ishte montuar rasti!

– Si e komentoni Prokurore kete veprim tuajin? Si mund ta konsiderojme kete “ishkatje te mizes” nga koka e mikut tuaj, me c’far e kembyet kete sherbim, per c’far premtimi apo per c’far te mire materiale?
A mos te friguan, kercenuan apo shantazhuan kta te VMRO-se me ndonje veprim tendin te pakontrolluar, e sidomos kur keni qene te ftuar ne nje koktell per te festuar Jubileun e 50 vjetorit te zyres se avokatise Apostolski, tek restorani i “MKC” afer gjykates?!
P.S. C’far te detyroi ti mbulosh te zezat e VMRO-se e t’i akuzosh shqiptaret?

Continue Reading

Kolumna

Mallëngjim kryeministror

Published

on

By

EDMOND TUPJA

O magji e magjive! O mallëngjim i mallëngjimeve! Nuk po resht Edi Rama, ende kryeministër i qeverisë qenësisht qesharake të Republikës tragjikomike të Shqipërisë, së luajturi rolin po aq tragjikomik të Don Kishotit, veçse të një Don Kishoti që vetë Servantesi nuk do ta kishte njohur për të tillë! Po, o lexuese e lexues të nderuar të kësaj rubrike të përjavshme, këtë rol grotesk ai nisi ta luante kur u vetëdeklarua lypës i shqiptarëve ditën që bëri të ditur se kishte sjellë një dorë vaksina (fucksina?) falë një bamirësi anonim e modest njëherazi, për të cilin, me gjasë, dardha duhet ta ketë bishtin prapa, madje një alamet apo derr bishti!

O Perëndi! Çfarë sakrifice kryeministrore, rrjedhimisht çfarë mallëngjimi kryeministror! Ia shkrehu të qarit mbarë populli shqiptar, të cilit vazhdon t’i rrjedhim rrëmbyeshëm lot nga sytë dhe jo vetëm! Lypësi ynë kalorsiak merituaka as më shumë e as më pak çmimin Nobel! E merituaka deri në atë pikë, saqë edhe vetë i madhi e i papërsëritshmi Kadare do të bënte harakiri për të shmangur qoftë edhe më të voglën konkurrencë me atë, madje jo vetëm Kadareja, por edhe ndonjë kandidat tjetër, shqiptar apo i huaj qoftë, do të vepronte bujarisht në të njëjtën mënyrë!

U mallëngjyen edhe miqtë e mi të përhershëm Françesk Armadhi e Namik Arvogli, por që, me ndonjë rezervë apo ngurrim krejt kalimtar, e adhurojnë nobelistin e ardhshëm Edi Rama, ende kryeministër të shtetit të shtrembër e të shtrydhur shqiptar. U mallëngjyen nga fjalët e këtij se nuk dashka të qëndrojë më në pushtet, ngaqë parapëlqen t’i përkushtohet familjes e veçanërisht djalit të vogël, por, kundër dëshirës së tij si bashkëshort dhe baba, këmbëngul si mushka me afsh përvëlues t’i shërbejë edhe një mandat tjetër popullit të lumtur shqiptar për ta shpëtuar atë nga pandemia kovid-19 dhe për ta çuar deri në fund reformën e drejtësisë sonë tejet të kalbur! O Don Kishot i shekullit XXI! Veçse një Don Kishot modern, pa Sanço Pançën (Me që ra fjala, ç’bëhet me Erion Braçen, zëvendësin e tij?), pra, një Don Kishot shqiptar, i cili, siç e ka deklaruar vetë botërisht, është gati të shndërrohet – madje tashmë është i tillë – në një lypës të paracaktuar nga Perëndia që të gjejë ku të mundë vaksina (fucksina?) antikovid-19 për bashkatdhetarët e vet. O fjalë e mrekullueshme “lypës”! Duke u shndërruar në një të tillë, Edi Rama, atje ku Enver Hoxha dështoi me sukses, po krijon Njeriun e Ri, një qenie hibride, pra, edhe kryeministër, edhe lypës pikërisht, duke shtuar e ngjeshur kështu radhët e ushtrisë së lypësve shqiptarë, të cilët, sipas krahinave, njihen edhe me emrat “bonjar, derës, kalander, lamash, lëmoshëtar, lypacak, lyparak, lypsar, përderës, rrahaderë”, etj., etj. Shumëkush, me këtë rast, mendon se së shpejti Orkestra jonë Kuvendore, nën drejtimin e dirigjentit Rama, do ta detyrojë Presidentin e Republikës të sajojë një medalje të re të tipit “Lypës Nderi i Kombit Lypacak” ose një Titull apo Urdhër të ri të ngjashëm, me qëllim dekorimin me të të Edi Ramës, ende kryeministër lyparak (germat “r” dhe “k” të kësaj fjale të mos ndërrojnë vendet!), por me siguri Ilir Meta, ende president i Republikës, i frymëzuar edhe nga kënga e Bleona Qeretit, mund t’ia refuzojë me motivin “Ti nuk di as me ma lypë!” duke shtuar fjalinë “Për të parë BE-në, këtu hyp!” të ndjekur nga gjesti tradicional me gishtin e mesit të dorës përpjetë!

Nga ana tjetër, admirimi i mallëngjimit kryeministror nga mbarë shqiptarët nëpër botë e, madje – me gjasë – përtej sistemit tonë diellor, arriti kulmin e tij orgazmik kur Edi Rama, ende në krye të qeverisë së tij të bërë qepaze, deklaroi me mburrje e krenari se veten e konsideron gomar, veçse nga ata që, kur e çojnë për ujë, sjell ujë, duke lënë të nënkuptohet se, me shkelma e me pallë, ai do ta vrasë kuçedrën opozitare që ka bllokuar burimin e ujit! O Perëndi, një lypës i kombinuar me një gomar! Jo, gabova, ndjesë: një lypës hipur mbi gomar! O Servantes, ringjallu për të parë e përjetuar metamorfozën e protagonistit të romanit tënd! Don Kishoti shqiptar qenka shndërruar në Sanço Pançë, por i veshur e i ngjeshur me armët e Don Kishotit tënd! Ai do të bredhë gomarisht për ta përzënë kodosh kovidin-19 jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga krejt rruzulli tokësor! Të paktën, o Servantes, paralajmëroje atë të ketë kujdes kur të përdorë ushtën e Don Kishotit zanafillor, sepse mund t’i hyjë në ndonjë vend ku do t’i dhembë jashtëzakonisht, sidomos pas 25 prillit të këtij viti!

Së fundi, por jo më së paku, do të ishte një mynxyrë e papërfytyrueshme jo vetëm për Republikën fatkeqe të Shqipërisë, por edhe për Ballkanin perëndimor, madje edhe për tërë vendet e Bashkimit Europian, sikur Perëndia të bënte gabimisht ose, largqoftë, qëllimisht një tjetër kombinim të lypësit me gomarin dhe që kujtdo t’i zinin sytë, në ekranet e vegjël e të mëdhenj, jo lypësin sipër gomarit, por të kundërtën, pra gomarin sipër lypësit, po, po, gomarin duke ia futur bujarisht trutë e veta (trutë dhe aspak ndonjë organ tjetër) lypësit kryeministror!

Continue Reading

Kolumna

“L u f t a nisi nga vгаsja e Krasniqit”/ Si e shkatëггoi Hashim Thaçi LDK-në? Profesori flet me emra, tregon edhe liderin e ri të LDK-së?

Published

on

By

Më 14 shkurt 2021 në Kosovë ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Kështu vlerëson profesori Binak Maxharraj, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i mundi bindshëm partitë tjera në Kosovë.

Profesori thotë se, këtë ditë Kosova përjetoi një teгmet të fortë elektoral me një shpëгthim vu11kani të fuqishëm.

“Llava e këtij vu11kani e cila pëlciti me pasoja të mëdha për LDK por edhe për disa parti tjera ishte akumuluar vite me radhë veç priste ditën kur te shpëгthejë. Duhet theksuar se lava e këtij vu11kani ka nisë qe nga pas 1ufta.

Nga atëherë kur komandantët, me ndihmën e enveristeve në Shqipëri, e morën me dhunë pushtetin në emër të 1uftës fillimisht përmes Qeverisë së përkohshme fill pas luftës nën udhëheqjen e Hashim Thaçit çdo gjë nisë e merr teposhtën, u cungua liria e njerëzve, filluan ndjekjet e shtгigave, të njerëzve kundërshtar të tyre me ç’rast një numër i konsiderueshëm u vгanë, humbën pa gjurmë sot e kësaj dite, uzurpuan çdo gjë te mundshme, vodhën dhe p1açkitën për shumë vite, ггënuan shtyllat kryesore të shtetit si arsimin, shëndetësinë, ekonominë të cilën e shkatërruan krejtësisht për mes privatizimit, por instaluan një prokurori dhe gjyqësi e cila është e kapur dhe dirigjohet nga ata vetë”, thotë profesori.

Ai shton se, jeta politike për të gjitha këto vite u bë rrëmujë nga vete politikanet e koггuptuar të cilët nuk ishin aspak të interesuar për ndërtimin e shtetit por veç për pushtetin e tyre.

Binak Maxharraj

“Filluan pazaret midis tyre për çdo gjë e sidomos për poste për pushtet. E lejuan Serbinë te kthehet në Kosovë dhe të bëhet gati hisedarë në Veri të cilin që për 20 vite kontrollohet nga Beogradi dhe Presidenti i saj Vuçiq, krejt këtë e lejoj vetë Hashim Thaçi duke i lëshuar pe Serbisë gjatë gjithë dialogut i cili filloi me 2011 e deri më sot pa kurrfarë rezultati pos që i solli dëme të pariparueshme Kosovës me Marrëveshje të dëmshme. Mirëpo projekti i Hashim Thaçit për shkatërrimin e Kosovës e në veçanti të LDK ishte mese evident. Lu[tën me LDK ai e kishte filluar që nga 1ufta ku i ndiqte aktivistet dhe luftëtarët e LDK që disa prej tyre edhe gjendeshin të vгaгë si rasti i Kolonelit Ahmet Krasniqi e dhunë të tjerë për të vazhduar kjo edhe me intensivisht pas 1uftës ku ishin në shënjestër aktiviste e LDK. Ishte thjeshtë ky një komp1ot i Thaçit për të shkatërruar LDK. Por, kjo edhe më shumë i erdhi përshtati kur në vitin 2010 Isa Mustafa pas eliminimit te Fatmir Sjediut që ishte ide e Thaçit, me dhunë e mori LDK sipas preferencave të Thaçit dhe ShIK-ut. Isa Mustafa për ta “pushtuar” LDK e nisi betejën me sharje kundër PDK dhe SHIK-ut, me ç’rast edhe i fitoi zgjedhjet”, thekson Maxharraj.

Ai shton se, fytyra e Isa Mustafës ndryshoi shpejtë. “Intrigat e tij brenda LDK filluan shumë shpejtë e formoi grupin e tij të servilëve, k1anin e tij maf¡0z dhe nuk interesohej aspak për LDK reformimin e sajë, por në veçante sillte rregullore e statute që i përshtatej atij vet për te vazhduar “ѕundimin” me LDK.

Isa Mustafa është një lider i pabesë, jo i fjalës, të tradhton në çdo moment. Kështu veproi edhe me LDK, qëndrimet dhe parimet e LDK nuk i zbatonte por krejt aktivitetin e tij e drejtoi kah PDK dhe SHIK në bashkëpunim të thellë me Hashim Thaçin që do të thotë se Thaçi i futi duart në LDK përmes Isa Mustafës përmes pazareve të ndryshme politike sidomos kur ishte fjala për pozitat në pushtet. Thjesht Isa Mustafa erdhi ne krye të LDK me një qellim të caktuar, dhe me porosi te Hashim Thaçit, për ta dobësuar e bile edhe për ta shkatërruar LDK dhe kështu ia arriti qëllimit. Për shkak të sjelljeve të këtilla të Isa Mustafës pakënaqësia e anëtarësisë dhe elektoratit të LDK po rritej dita ditës. Kjo e arriti kulmin kur Isa Mustafën për shkak të sjelljeve të tij prothaçiste, për shkak të mos mbajtjes së qëndrimeve dhe parimeve dhënë anëtarësisë, e për të cilat iu kundërshtua ashpër Vjosa Osmani për sjelljet e tij kundër LDK të cilën se shpejti me sjelljet e ti aгbitrare edhe e përjashtoi nga LDK, çfarë pakënaqësia të elektorati u rritë edhe më shumë dhe veç pritej të shpëгthejë.

Por, ndërkohë Vjosa Osmani me Listën “Guxo” në kuadër të LVV dhe mori pjesë në zgjedhje”, shton ai. Dhe pikërisht, sipas tij, kjo pakënaqësi e elektoratit ndaj punës dyfytyrëshe të Isa Mustafës dhe k1anit të tij brenda LDK kulmoj me 14 shkurt 2021 kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme.

“Në këto zgjedhje LDK përjetoi zhgënjimin dhe poshtërimin më të madh në historinë e saj goxha shumë të lavdishme për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës kur votuesit dhe elektorati i saj ia kthyen shpinën. Ani pse LDK trumbetonte se do të del partia e parë përjetoi fiasko kur LVV doli bindshëm e para me 48% të votave të cilën e votuan mbi 370 mijë votues, kurse LDK mbeti e treta me vetëm 13,o8% ose me 100 mijë votues që ishin dy fish më pak se sa në votimet e 6 tetorit 2019, kurse vetëm Vjosa Osmani me Listën e vetë në kuadër te LVV fitoj dy herë me shumë se sa krejt LDK.

Pra, vlen konstatimi i qëndrueshëm së LVV nuk ia mori anëtarësinë LDK, por ia mori Vjosa Osmani me Listën e sajë e cila mori dy herë më shumë vota në nivel të vendit se sa krejt LDK.

Në këto votime LDK përjetoi katastrofën më të madhe zgjedhore që nga themelimi, nuk e fitoi asnjë komunë por i humbi edhe ato që i kishte, bile i humbi edhe bastionet e saj si në Podujevë dhe Istog. Pra, në këtë mënyrë Isa Mustafa e mbaroi misionin e vetë për të cilin ishte futë në LDK si antirugovist qëllimi i të cilit ishte te shkatërronte LDK dhe ia arriti qëllimit. LDK ra për tokë”, vlerëson ai.

Maxharraj tutje shprehet se, për rënien katastrofale të LDK është koha të reflektoi fajtori, dhe si për çudi vetë Isa Mustafa tha e se e merr përgjegjësinë për këtë, por të njëjtën gjë e tha edhe Avdullah Hoti. “Isa Mustafa e ofroi dorëheqjen, dha dorëheqje edhe e gjithë kryesia e Partisë, por jo edhe kryetarët e degëve. Dorëheqjes së Isa Mustafës nuk i besohet, duke e ditë se çfarë njeriu është, i pa besë, injorant, të tradhton në çdo kohë, nuk e mbanë fjalën, është mashtrues i madh. Këtë e vërteton fakti se edhe pas gjoja dorëheqjes ai përzihet në punët e LDK e cila po përjeton çastet më të vështira të ekzistencës bash për shkak të Isa Mustafës. Këtë më se miri e tregon fakti kur ai në vend që të tërhiqet edhe fizikisht nga prania e tij në LDK ai merre pjesë në mbledhjen me kryetarët e degëve të LDK, por edhe më keq, në vend që të mos përzihet askund ai shkon edhe më larg sa qe e përcakton edhe pasardhësin e tij për kryetar Kujtim Shalën, pra njërin nga varësit e tij. Këtë punë të piste nuk është deshtë as që ka të drejtë moral ta bëjë Isa Mustafa. Ose ani pse në dorëheqje fletë se do të bëjnë reforma të reja për ta rimëkëmbë LDK. Po pse nuk i bëri këto reforma që 10 vite që ishte në krye të partisë të cilat i kërkonte edhe elektorati. Në vend se ai të përgjigjet se deri ku e katandisi LDK i jep te drejtë vetes të lënë edhe pasardhës. Kjo të bënë të kuptosh se dorëheqja e tij është mashtruese e kamufluar dhe pret përsëri rastin vetë”, pohon ai.

Sipas tij, për të marrë LDK vetën drejtë rimëkëmbjes Isa Mustafa duhet sa më shpejtë të rri në shtëpi e jo në LDK. “Rimëkëmbjen LDK nuk mund të marrë me zgjedhjen e ndonjë varësi të tij nga radhët e LDK kushdo qoftë ai ose ajo, sepse të gjitha aty janë bashkëpjesëmarrës në fundosjen e LDK. LDK për ta udhëheq duhet të vijë një figurë kundërshtar i Isa Mustafës, në këtë rast figura më e përshtatshme do të ishte që LDK pasi që të lirohet nga Isa Mustafa dhe klani i tij mafioz brenda LDK për kryetare të zgjidhët Vjosa Osmani më ç’rast LDK do të merrte vetën shumë shpejtë duke e parë autoritetin e saj. Por nëse Vjosa e merr pozitën e presidentes së Kosovës, që ia pamundëson edhe postin e kryetares së LDK, mendoj se një figurë tjetër emblematike do të ishte e përshtatshme për kryetare të LDK, kjo do të ishte Donika Gërvalla çika e heroit të kombit Jusuf Gervalla, një aktiviste e denjë dhe ambasadore e vërtetë e LDK në Evropë në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova por edhe e injoruar nga vetë Isa Mustafa të cilës edhe ia patë mbyll dyert e LDK. Çdo figurë tjetër që e merr pozitën e kryetarit te LDK nga varësit dhe bashkëpunëtorët e Isa Mustafës brenda LDK nuk do të ishte zgjidhje fatlume, por do ta keqësonte edhe më shumë situatën e LDK e ndoshta edhe deri në zhdukjen e sajë si parti politike”, thotë ai.

Ai shton se, fitorja e LVV është e merituar, por ndihmën më të madhe ia ka dhënë Isa Mustafa kur bëri hapa të gabuar kur pa dëshirën e anëtarësisë u lidh me Hashim Thaçin dhe SHIK-un por edhe duke i kundërshtuar kundërshtarët, duke i përjashtuar nga partia, çka mundësoi që një pjesë e madhe e anëtarësisë dhe elektoratit të ia kthen shpinën LDK.

“Më dallim nga rastet e më parshme kur qeveria pas zgjedhjeve harrnohej nga partitë paterica, kur dorëzohej ndaj Srpska Listës, LVV dhe Albin Kurti si kryeministër së bashku me Listën e Vjosa Osmanit besoj që nuk duhet të këtë ndonjë problem për formimin e qeverisë Kurti II, sepse LVV qysh tash i ka të sigurta 56 vende deputetesh, por kur të numërohen edhe votat e diasporës të cilat besohet se do të jenë mbi 80% në favor te LVV atëherë LVV dhe Lista e Vjosa Osmanit nuk kanë problem ta formojnë qeverinë pa ndihmën e askujt, sepse do ti kenë mbi 61 deputet.

Nga ana tjetër duke e pas parasysh këtë rezultat te LVV mendoj se nuk do të këtë ndonjë problem që Vjosa Osmani të zgjidhet për presidente e vendit. Jam shumë i bindur se ajo do të zgjidhet sepse do ti këtë mbi 80 deputet të pranishëm në sallë, dhe se fundit në rundin e tretë presidentja mund të zgjidhet edhe me 61 vota sa i ka LVV. Kuorumin në mbi 80 deputet të pranishëm në sallë do ta ndihmojnë PDK, AAK e pse jo edhe LDK pasi që nuk ka rrugë dalje tjetër, sepse çdo pazar politik në dobi te saj veç ka përfunduar. Kjo do të ndodhë edhe nga shkaku sepse Kosova nuk e ka luksin që brenda dy muajve të shkojë përsëri në zgjedhje të reja, sepse dihet se skema e votave do ta dëmtoj edhe PDK, AAK kurse ekziston rreziku që LDK të fundoset krejtësisht. Pas formimit të qeverisë së re Kurti II, kjo qeveri do të filloj më realizimin e premtimeve dhënë gjatën fushatës parazgjedhore në drejtim të ç’kapjës së shtetit nga strukturat më parshme maf¡0ze të cilat janë të instaluara thellë në çdo segment të jetës”, thotë ai.

Sipas tij, është vështirë por kjo do të arrihet më premtimin dhe qëndrimin e fortë të Kurtit dhe Osmanit dhanë elektoratit. Ata do ta mbajnë fjalën sepse janë të pakoггuptuar, janë të fjalës dhe besës. Së pari do të sjellin ligjet e që mundësojnë këtë siç është Ligji antikorrupsion, Ligji për konfiskimin e pasurisë se pa ligjshme, por ajo çka është më e rëndësishme është së do ta bëjnë vettingun në segmente e rëndësishme shtetërore si në prokurori, gjyqësi, polici etj. Më këtë rast të fortit, të korruptuarit, hajnat dhe plaçkitësit e shtetit nuk do të ndihën rehat sepse do te dhënë përgjegjësi morale dhe juridike për pasurin e tyre të paligjshme e cila edhe do të iu konfiskohet. Kjo edhe të ndodhë edhe nga shkau së kjo qeveri e ka stabilitetin e qëndrueshmërisë, e ka përkrahjen e votuesve për ndryshime, e ka përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, e sidomos të SHBA për љuftimin e koггupsionit dhe kгimit të organizuar i cili në Kosovë ka lulëzuar pa u prekur fare që 20 vjet e tutje. Këto ndryshime janë të domosdoshme, qeveria mundët ti bëjë dhe do ti bëjë me ç’rast do të kthehet jeta normale në Kosovë, do të kthehet liria e nëpërkëmbur nga komandantet e 1uftës të cilët nga 1ufta dolën krenar kurse nga paqja do të ikin të turpëruar për të gjitha të këqijat që ia bënë këtij populli për këto 20 vite duke e sjellë shtetin buzë kolapsit”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

Continue Reading

Aktuale