Connect with us

Kosovë

Qetësohet situata nga vërshimet në Fushë Kosovë, banorët presin kompensimin e dëmeve

Published

on

Situata në Komunën e Fushës Kosovës nga reshjet e shiut dhe borës është qetësuar, mirëpo pasojat dhe dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Ekipi i Telegrafit sot i ka vizituar disa zona ku ka pasur vërshime nga reshjet e shiut në këtë komunë, si dhe ka biseduar me disa nga banorët të cilët në kushte anonimiteti kërkuan që dëmet e shkaktuara të ju kompensohen nga Komuna e Fushë Kosovës.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli në një intervistë dhënë për Telegrafin ka thënë se në kuadër të Shtabit Emergjent i kanë edhe pesë Komisione Vlerësuese të cilat kanë dal në terren për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli /Foto: Ridvan Slivova/

Ai tregoi se ende nuk ka një raport përfundimtarë vlerësues se sa mund të jenë pasojat dhe dëmet e shkaktuara.

“Nuk kemi një raport të detajuar pasi kjo është në proces, presim në çdo moment deri sa të qetësohet gjendja të arrijmë në një raport përfundimtarë”, ka thënë ai.

Vetura pas përmbytjes nga vërshimet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova/

Sipas tij, Qeveria e Kosovës i ka premtuar Komunës së Fushë Kosovës se do t’i ndihmoj që të ua kompensojnë dëmet e shkaktuara qytetarëve të kësaj komune.

“E kemi një sinjal të mirë nga Qeveria e Kosovës, të cilët na kanë premtuar së paku ndihmë që do të jenë pranë nesh dhe mundësitë buxhetore sigurisht që janë të limituara që urgjentisht të intervenohet, pasi ende buxheti është i mbyllur. Vlerësimi do të bëhet si dhe kompensimet do të bëhen”, ka thënë zëdhënësi i Fushë Kosovës.

Topalli po ashtu tha se sot situata në këtë komunë është më e qetë, përveç në lumin Sitnica e cila siç tha ai ende nuk ka një rënie të kënaqshme të nivelit të ujit.

“Sot është një situatë më e qetë në komunën tonë, përveç në lumin Sitnica e cila ende nuk ka një rënie aq të kënaqshme, lumenjtë tjerë kanë rënie të nivelit të ujit dhe sigurisht që jemi të kënaqur. Gjendja duket më e qetë, këtë e them në bazë të vlerësimeve të Komisioneve tona punuese të cilët i kemi në vazhdimësi në terren. Në kuadër të Shtabit Emergjent që e kemi të formuar në komunë i kemi dhe Komisionet Vlerësuese, kemi pesë prej tyre të cilët janë në vazhdimësi në terren, në çdo moment duke bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, duke pa shkallën e nivelit të ujit dhe probleme të tjera të infrastrukturës”, u shpreh ai.

Mirëpo se si qëndron gjendja e shtretërve të lumenjve si dhe sa ka investuar komuna për rregullimin e tyre, Topalli tha: “Kemi investuar shumë në lumenjtë, por të them të drejtën këto ishin vërshime që nuk mbahen mend, pasi kanë dal jashtë çdo parashikimi. Projektet tona janë që të vazhdojmë me rregullimin e shtretërve të lumenjve edhe pse kemi investuar. Aty ku janë të dëmtuara do të sanohen, ndërsa do të shohim aty ku ka mundësi intervenimi do të shohim në këtë drejtim”.

Vërshimet e lumit Sitnica në fshatin Vragoli

Telegrafi nga afër vizitoi edhe fshatin Vragoli, aty ku kalon edhe lumi Sitnica, i cili nga niveli i lartë i ujit ka dal nga shtrati i tij duke vërshuar çdo gjë përreth.

Njëri nga banorët ekipit të Telegrafit i tha se rregullimi i shtratit të lumit nuk është bërë ashtu siç duhet, duke treguar edhe një pjesë poshtë rrugës e cila ishte e mbuluar mbi tre metra me ujë, afër së cilës, penda anësore mbrojtëse e lumit ishte vetëm e mbuluar me dhe, e jo me beton. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Nuk ka më targa KS, ja si obligohen të gjithë ti kenë targat e reja

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil, konkretisht Departamenti për Regjistrimin e Automjeteve, ka nxjerr Vendim për moslejimin e regjistrimit të automjeteve me targa KS, ku gjithsecili automjet obligohet t’i zëvendësoj targat me ato RKS.

Pas këtij lajmi ka reaguar nënkryetari i Kamenicës, Faton Jakupi. Ai ka thënë se në këtë mënyrë po dëmtohet bizneset të cilat bëjnë transportim të mallrave meqë aktualisht MPB nuk është duke lëshuar targa të reja.

“Këtë Vendim e vlerësoj sikur shteti të ketë targa RKS që t’i furnizoj qytetarët,por jo është duke ndodhë e kundërta. AUTO-TRANSPORTUESËVE ju pamundësohet zhvillimi i biznesit, me faktin se atyre nuk ju lejohet të dalin jashtë shtetit me targa të PËRKOHËShME”, ka shkruar ai.

Jakupi i ka bërë thirrje MPB-së që ta shfuqizojë këtë vendim derisa ta pajisen me targa.

“Ftoj Ministrinë e Punëve të Brendëshme, që deri në kohën kur munden me u pajisë me targa RKS, ta ç’fuqizojë këtë vendim të paktën për bizneset e Auto-Transportuesëve dhe bizneseve të cilat bëjnë Export. E mjaftueshme për këto biznese ishte dhe është kjo koha e pandemisë, atëhere mos të iu bëhemi barrë shtesë edhe me vendime të shtetit të cilat veç shkojnë duke rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në reagimin e tij.

Continue Reading

Kosovë

Babai e djali nga Lipjani vdesin nga COVID-19 brenda pak ditësh

Published

on

By

Një 29-vjeçar është viktima më e re në moshë që sot është regjistruar nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa babai i tij kishte vdekur vetëm katër ditë më parë, po ashtu i prekur nga virusi, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e dy familjarëve nga Lipjani e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i komunës, Diamant Bytyqi.

“Para disa dite ka vdekur babai, sot ka vdekur djali 29-vjeçar, i cili ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe në Kosovë sot janë regjistruar 10 viktima dhe 311 raste të reja me Coronavirus./Insajderi.com

Continue Reading

Kosovë

Dhjetë viktima dhe 311 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Published

on

By

Dhjetë viktima dhe 311 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se nga dy viktima janë regjistruar në Lipjan dhe Skënderaj, ndërsa nga një në Dragash, Fushë Kosovë, Malishevë, Pejë, Prizren dhe Suharekë.

Nga 1,903 mostra të testuara në 24 orët e fundit, 311 kanë dalë pozitive, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 58,399 dhe i viktimave në 1,466.

Të shëruar janë 51,081 pacientë, prej tyre 128 në 24 orët e fundit.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 5,852.

Continue Reading

Aktuale