Connect with us

Bota

Pacientja iu kollit në fytyrë/ Ndërron jetë nga Covid-i kirurgu plastik

Published

on

Covid-19 i ka marrë jetën një kirurgu të njohur plastik në Beverly Hills, të infektuar nga një paciente.

Gruaja, e cila kishte shkuar për një ndërhyrje në buzë, iu kollit mjekut në fytyrë. Më vonë, ajo rezultoi pozitive me koronavirus. Dr. Payman Simoni, 50 vjeç vdiq nga hemorragjia cerebrale, pasi ishte vendosur në koma të induktuar, kur mushkëritë e tij nisën të dëmtoheshin prej sëmundjes.

Një mikeshë e familjes, Katy Amiri-Younesi, tha se vdekja e kirurgut i ka tronditur të gjithë.

“Qe shokuese vërtet, sepse doktori ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore, nuk kishte asnjë problem. Unë vetë kur kalova më parë Covid-19 e mora në telefon dhe ai më udhëzoi se çfarë të bëja”, shprehet ajo.

Pacientes që e infektoi, i ishte matur temperatura e kishte plotësuar dhe një pyetësor për simptoma të Covid-19.

Gruaja nuk kishte mbajtur maskë gjatë vizitës dhe nuk ishte testuar për koronavirusin. Ajo e telefonoi mjekun disa ditë më vonë për t’i thënë se kishte rezultuar pozitiv. Miqtë e Simonit, që lë pas dy fëmijë, thonë se ndihej shumë mirë javën e parë, por paskësaj, gjërat nisën të përkeqësohen.

Continue Reading

Bota

Musk thyen rekorde: 143 satelitë u lëshuan në një raketë

Published

on

By

Andy Tran, udhëheqësi i SpaceX, tha në një video që pasoi lëshimin dje, se Falcon 9 transporton 133 satelitë komercialë dhe qeveritarë dhe 10 satelitë SpaceX.

Raketa Falcon 9 e SpaceX u ngrit në hapësirë ​​të dielën, duke mbajtur numrin më të madh të satelitëve deri më tani, tha kompania private, transmeton Telegrafi.

Raketa u hodh nga Kepi Canaveral, Florida në orën 10 të mëngjesit (4 pas mesnate CET), 24 orë më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht, për shkak të motit të keq.

Andy Tran, udhëheqësi i SpaceX, tha në videon që shoqëroi lëshimin, se Falcon 9 transporton 133 satelitë komercialë dhe qeveritarë dhe 10 satelitë SpaceX.

“Ky është numri më i madh i satelitëve që transportohen në një mision”, shtoi ai.

SpaceX po dërgon Falcon 9 si pjesë e një programi të njohur si “rideshare”, nën të cilin ndërmarrjet më të vogla paguajnë Elon Musk për të hedhur teknologjinë e tyre në hapësirë.

SpaceX tha në një seri postimesh në Twitter se kishte vendosur 143 satelitë.

Kompania, e themeluar nga Elon Musk, dëshiron të vendosë në orbitë mijëra satelitë më të vegjël që do të formojnë një rrjet Starlink që do të sigurojë hyrje në internet me shpejtësi të lartë nga hapësira.

Disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësimin për numrin e madh të satelitëve që rrotullohen rreth Tokës. SpaceX pretendon se ato janë krijuar për t’u djegur në atmosferë pas disa vitesh. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Senati do të pranojë zyrtarisht padinë kundër Trumpit

Published

on

By

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të nisin ceremoninë e bartjes fizike të padisë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump në ambientet e Senatit.

Trump është akuzuar për “nxitje të kryengritjes”, lidhur me sulmin në Kongres më 6 janar nga mbështetës të Trumpit.

Demokratët do të tentojnë të bindin sa më shumë republikanë që të dënojnë Trumpin dhe më pas të votojnë ndaras për t’ia ndaluar atij garën për president në të ardhmen.

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të paditur Trumpin më 13 janar.

Të paktën 17 senatorë republikanë do të duhet t’iu bashkohen demokratëve në mënyrë që të dënojnë Trumpin, ndonëse një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë.

Trump është presidenti i parë amerikan që paditet për herë të dytë dhe i pari që përballet me gjyq pasi është larguar nga zyra.

Dhuna në Kongres ka shpërthyer pasi Trump ka pretenduar në disa raste – ndonëse pa ofruar të dhëna – se ai në fakt ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se procesi ka qenë “i manipuluar”.

Në orët e para të 6 janarit, mijëra mbështetës të Trumpit kanë dëgjuar thirrjen e tij për të luftuar ashpër për të mbrojtur shtetin.

Si pasojë e përleshjeve në Kongres kanë mbetur të vdekur pesë persona.

Continue Reading

Bota

Gjermania ka vendosur masë karantine për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se Maqedonie e Veriut aktualisht është shpallur si një zonë e rrezikuar me një rrezik veçanërisht të lartë të infeksionit nga Kovid-19. Për këtë, personat që kanë udhëtuar në Maqedoninë e Veriut, pasi të hyjnë në Gjermani duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë personat që kanë qëndruar në një vend të rrezikuar, 10 ditë para udhëtimit duhet të qëndrojnë në karantinë. Ky detyrim për zbatimin e karantinës vlen pavarësisht nga nënshtetësia, përjashtim bëjnë personat që udhëtojnë transit (rrugë tokësore ose ajrore)”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Ata shtojnë se të gjithë personat në mënyrë plotësuese janë të obliguar: më së voni 48 orë ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani t’i nënshtrohen testit SARS-CoV-2, dhe rezultatet e testit në formë të letrës ose si dokument elektronik, në gjuhën gjermane, angleze ose franceze, brenda 10 ditësh pas hyrjes në Gjermani të parashtrohen në Entin përkatës shëndetësor; para nisjes në rrugë të paraqiten në ueb faqen www.einreiseanmeldung.de.

“Vetëm nëse paraqitja në formë digjitale për hyrje nuk është e mundur, atëherë si zëvendësim mund të parashtrohet informacion në formë të shkruar. Udhëtarët duhet të mbajnë me vete konfirmimin e paraqitjes së tyre në formë të printuar”, thonë nga Ambasada.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni në Ambasadë.

📣 🇲🇰Северна Македонија моментално е назначена како ризично подрачје со особено голем ризик на инфекција од Ковид-19 -…

Posted by German Embassy Skopje on Monday, 25 January 2021

Continue Reading

Aktuale