Connect with us

Lajme

Mungojnë ekzemplarët për patentat edhe në gjuhën shqipe

Published

on

Prej më shumë se tre javësh mungojnë ekzemplarët e patentë shoferëve në gjuhën shqipe. Kjo ka bërë që dhjetëra qytetarë që kanë aplikuar që lejen e automjeteve ta marrin në dy gjuhë, të presin akoma.

Barra më e madhe ka rënë tek shoferët e transportit të mallrave dhe njerëzve jashtë shtetit, të cilët edhe mund të humbasin punën e tyre. Njëri prej tyre, na shpjegoi se si kjo çështje e ka kufizuar.

“A ju duhet leja të udhëtoni e të vozisni jashtë shteti?
Për çdo send, për të gjitha nevojat!
A do të prisni në gjuhën shqipe?
Po do të pres në gjuhën shqipe ashtu siç e kam bërë kërkesën vetëm një formular nuk e ka!”

Qytetarët thonë se kjo situatë iu ka kufizuar lëvizjen me automjete, gjë të cilën e kanë nevojë të përditshme. Madje sipas aplikimit që e kanë bërë në dy gjuhë, tani sistemi nuk ua lejon që të ri aplikojnë për të marr të paktën në gjuhën maqedonase.

“Po ka problem ai vëllai im prej 10 ditësh përpiqet për të marr lejen por nuk ia kanë dhënë, tani ka shkuar të mbush një formular e sa do të vonohet procedura nuk e di, por sigurisht që ma shumë se një muaj vonohet”.

“Unë e kam patentën e Maqedonisë, por dua ta përkthej në internacionale. Kur kam shkuar atje e kam përkthyer në italisht, por nuk mund ta marr sërish të Maqedonisë dhe me kanë nxjerr probleme”.

“Në Maqedoni nuk ekziston institucion që funksionon si duhet, në cilëndo derë që të trokasësh si për çështje sociale, ekonomike, arsimore, madje edhe një certifikatë të lindjes për ta marr duhet të këputësh nga pritja dhe do të kalojnë shumë ditë derisa do të mbarosh një punë”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se vonesat janë shkaktuar për shkak të operatorit gjerman, të cilët porosinë është dashur ta dorëzojnë më datë 25 dhjetor. Sipas tyre, kontingjenti i ekzemplarëve do të arrijë javën e ardhshme dhe të gjithë ata që janë në listë të pritjes do të marrin patentë shoferët brenda afatit kohor. Probleme të tilla me mungesë të ekzemplarëve të dokumenteve personale dhe atyre të udhëtimit ka pasur edhe në janar të vitit të kaluar.

Continue Reading

Kosovë

Ja numri i deputetëve sipas sondazhit: VV-49, PDK-23, LDK-20, AAK-8

Published

on

By

Sondazhi i ri nga PIPOS, i cili po prezantohet në Rubikon të Klan Kosovës, ka përfshirë 1500 respodentë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas këtij sondazhi po del se VV-ja po prin me një përqindje prej 44.20, kurse PDK del e dyta me 22.40%, derisa LDK mbetet e treta me 17.35% derisa e katërta ka dalë, AAK me 7.15

Derisa për shifrat e deputetëve që subjektet politike do të mund t’i fitonin në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Sipas sondazhit del se VV merr 49 deputet, PDK, 23, LDK, 20, AAK, 8 dhe minoritet, 20.

Continue Reading

Kosovë

Sondazhi: Ja cili është lideri nga Shqipëria më i pëlqyeri në Kosovë

Published

on

By

Sondazhi i ri nga PIPOS, i cili po prezantohet në Rubikon të Klan Kosovës, ka përfshirë 1500 respodentë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas këtij sondazhi po del se VV-ja po prin me një përqindje prej 44.20, kurse PDK del e dyta me 22.40%, derisa LDK mbetet e treta me 17.35% derisa e katërta ka dalë, AAK me 7.15

Derisa në pyetjen se: Cili është lideri nga Shqipëria më i votuar nga kosovarët?

Lideri më i pëlqyer ka qenë, Sali Berisha me 21%, Edi Rama me 16%.10, Pandeli Majko me 11%, Lulzim Basha me 8.30%, Ilir Meta me 6.70%.

Continue Reading

Lajme

“Ministër” profesioni më i paguar në Maqedoni: Zaev, Spasovski dhe Shahpaska me rrogat më të larta

Published

on

By

Qeveria i publikoi pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, paga themelore e të cilit është 78 840 denarë, dhe duke ia shtuar stazhin 22 vjeçar paga e tij është 87 813 denarë.

Në vendin e dytë është Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i cili merr 85 113 denarë të ardhura personale (me stazh 18 vjeçarë), ose 2 700 denarë më pak se rroga e Zaevit. .

E treta në radhë është Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74 273 denarë me 28 vjet pune stazh.

Radmila Shekerinska, Ministrja e Mbrojtjes merr 72 989 denarë, dhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska 72 670 denarë.

Më pas vijnë Zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bitiqi me 71 385 denarë secili, dhe Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani të cilët marrin pagë prej 70 102 denarë secili.

Të ardhurat personale të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe janë 68 179 denarë.

Pagat më të ulëta u jepen ministrave Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri me nga 65 612 denarë secili.

Continue Reading

Aktuale