Foto
Kalaja e Beratit e ndriçuar si kurrë më parë, rifiton madhështinë
Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, është ndriçuar sot duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, publikoi sot disa fotografi me pamje nga kalaja e Beratit, nën efektin e ndriçimit të ri që nxjerrin më në pah madhështinë e saj në orët e mbrëmjes.
“Kalaja e Beratit e ndriçuar si kurrë më parë, ka rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s. Falë projektit të ndriçimit, ‘qyteti i një mbi një dritareve’, sot duket edhe më i bukur dhe në pritje të më shumë vizitorëve”, tha Margariti.
Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.
Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë./atsh/
Foto
“Kur Tetova u bë bardh me plisa”
Status në Facebook nga Nijazi Muhamedi
Foto
E çuditshme – E gjeti babain 7 vite pasi i kishte vdekur (FOTO)
Në Japoni, një burrë me emrin Tamuchinki ka treguar në llogarinë e tij në Twitter se ka gjetur babanë e tij (i cili vdiq 7 vite më parë) në Google Earth.
Krahas fotografisë, ai shkroi:
“Pasi s’kisha çfarë të bëja në pandemi dhe nuk më rrihej, vendosa ta kërkoja shtëpinë e prindërve në Google Earth. Aty pashë babanë tim i cili vdiq 7 vite më parë. Më pas e afrova pamjen dhe e pashë edhe nënën duke ardhur në shtëpi.
Babi duket se ishte duke e pritur nënën që të kthehej në shtëpi. Babi ishte burrë i urtë por i mirë. Shpresoj se Google nuk e heq këtë fotografi të këtij vendi”. /Lajmi.net
Foto
Çfarë nuk u pa në ditën e tretë të protestës (FOTO)
Ashtu siç pritej dita e tretë e protestës ka rikthyer sërish ka0sin në kryeqytet. Kjo dukej ende pa filluar protesta, kur rrugëve të Tiranës u panë furgona të shumtë policie që po përgatiteshin për përplasjet e radhës.
-
Lajme3 days ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Denoncime1 month ago
Pse BDl e fshiu këtë video? – Omer Ajdini i FRASH e publikon sërish në rrjet
-
Lajme2 months ago
Shtëpitë e shëndetit nisin përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Covid 19
-
Kosovë2 months ago
LDK’ja e humbi Podujevën, por ende nuk është zyrtarizuar rezultati – Ja çka thonë nga KQZ
-
Komente1 month ago
Të burgosurit nga Grupi i Kumanovës kanë ca fjalë për Ali Ahmetin dhe titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Lajme2 months ago
Njësiti “TIGRAT” gabimisht bastisin familjen shqiptare në Shkup
-
Bota2 weeks ago
“Plasin” dorëheqjet në Shtëpinë e Bardhë – Trump po mbetet vetëm
-
Lajme2 months ago
Maqedonia e Veriut synon dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës