Connect with us

Lajme

Gjithsej 447 raste të reja me Kovid-19, 10 të vdekur dhe 331 pacientë të shëruar

Published

on

Shkup, 13 janar 2021 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2543 teste dhe janë regjistruar gjithsej 477 raste të reja me Kovid-19, 10 të vdekur të moshës prej 47-88 vjet, të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore dhe 331 pacientë të shëruar.

Nga të sapoinfektuarit 221 janë nga Shkupi, 27 nga Kumanova, Dibra-1, Shtipi-13, Prilepi-24, Tetova-12, Struga-3, Velesi-7, Manastiri-15, Ohri-17, Kavadari-20, Gostivari-18, Gjevgjelia-5, Strumica-20, Kriva Pallanka-6, Radovishi-6, Krusheva-5, Koçani-4, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-7, Vallandovë-2, Vinicë-4, Dellçevë-8, Kratovë-2, Shëni Nikollë-3, Kërçovë-7, Resnjë-10, Negotinë-2.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 331 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 126, Kumanova-23, Dibra-8, Shtipi-1, Prilepi-21, Tetova-14, Struga-18, Velesi-9, Manastiri-15, Ohri-21, Kavadari-16, Gostivari-3, Gjevgjelia -4, Strumicë-7, Kriva Pallanka-14, Radovish-3, Krushevë-2, Koçani-5, Probishtip-1, Vallandovë-2, Vinicë-2, Kratovë-2, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1, Resnjë-3, Negotinë-9.

Kanë vdekur 10 persona, tre pacientë nga Shkupi (63, 47 dhe 83 vjet), një nga Prilepi (77 vjet), një nga Tetova (50 vjet), një nga Strumica (88 vjet), një nga Manastiri (61 vjet), një nga Gostivari (80 vjet), një nga Gjevgjelia (60 vjet) dhe një pacient nga Probishtipi (66 vjet). Pacientët kanë vdekur në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostofikuarve me koronavirusin në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 87590, numri i pacientëve të shëruar është 68695, numri i të vdekurve është 2657, ndërsa numri i rasteve aktive është 16238. Prej dje regjistrohen katër teste kontrolluese, ndërsa sipas analizave epidemiologjike të përfunduara deri tani për momentin shpërndarja sipas qyteteve është në vijim:

• Shkup 37967, aktiv 9963
• Kumanovë 4939, aktiv 476
• Dibër 695, aktiv 139
• Shtip 3405, aktiv 199
• Prilep 4416, aktiv 350
• Tetovë 4907, aktiv 698
• Strugë 2106, aktive 176
• Veles 2895, aktiv 385
• Manastir 3138, aktiv 368
• Ohër 2603, aktiv 415
• Kavadari 2337, aktiv 483
• Gostivari 3497, aktiv 448
• Gjevgjeli 1230, aktiv 211 (81 persona nga NJT Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 210 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
• Strumicë 2430, aktiv 446
• Kriva Pallankë 694, aktiv 105
• Radovish 661, aktiv 76
• Krushevë 181, aktiv 28
• Koçan 1667, aktiv 157
• Probishtip 470, aktiv 35
• Demir Hisar 238, aktiv 29
• Makedonski Brod 234, aktiv 16
• Pehçevë 172, aktiv 29
• Berovë 554, aktiv 70
• Vallandovë 323, aktiv 34
• Vinicë 472, aktive 67
• Dellçevë 698, aktiv 219 (188 persona nga NJT Dellçev janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 205, aktive 16
• Shën Nikollë 1057, aktiv 68
• Kërçovë 1630, aktiv 185
• Resnjë 680, aktiv 119
• Negotinë 1089, aktiv 228 (173 persona nga NJT Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Janë bërë 2543 teste përmes: ISHP-478, QSHP Shkup-80, Avicena-303, Biotek-213, ASHAM-117, Zhan Mitrev (Filipi i dytë) -145, Sistina me metodën PCR -260, laboratori Laor-88, mjekësia ligjore -4, QSHP Manastir-67, Klinika Infektive-3, KGJO-0, Sinlab-39, Remedika-29, spitali laboratorik Kozle-21, ISHP (test i shpejtë) -694, Pulmonologji me alergologji -2, laboratorë nga jashtë- 0. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 423.696 teste të Kovid-19.

Continue Reading

Lajme

Reformat në drejtësi?! – Avokat Populli zgjidhet kandidati partiak

Published

on

Naser Zyberi u zgjodh avokat i popullit

Naser Zyberi sonte u zgjodh avokat i ri i popullit. “Për” votuan 61 deputetë nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend, si dhe 26 prej 41 deputetëve nga bashkësitë të cilët nuk janë shumicë.  Në votimin nuk morën pjesë deputetët e opozitës. Zyberi do ta trashëgojë funksionin nga Ixhet Memeti.

Pasi ishte refuzuar propozimi i partive opozitare që të largohet nga rendi i ditës Propozim-vendimi për zgjedhje të Avokatit të Popullit, mbledhja e 32-të sot pasdite vazhdoi me debat për propozimin e BDI-së që Naser Zyberi ta kryejë funksionin e avokatit të popullit. Zyberi është jurist, punon si noter, ish deputet dhe ish ministër, ndërsa para gjashtë muajve ishte kandidat për kryemnistër nga partia BDI e cila tani e propozoi në këtë funskon.

Pikërisht kjo ishte edhe më kontestuese për deputetët e partive opozitare, sipas të cilëve bëhet fjalë për “pazar me të cilin partia në pushtet ia kthen Zyberit për shërbimin e tij që të pranojë kandidaturën për kryeministër të parë shqiptar” në zgjedhjet para gjashtë muajve. Kërkonin tërheqjen e e propozimit sepse konsiderojnë se është kontradiktor dhe i pamoralshëm sepse avokati i popullit duhet të jetë personalitet apolitik.

Me përvojën partiake, konsideron opozita, kandidati nuk do të ketë besim në publik, nuk do t’i mbrojë interesat e qytetarëve kur të kërkojnë mbrojtje nga institucionet shtetërore dhe publike të cilat i udhëheqin funksionarë edhe nga BDI-ja.

Hysni Ismaili nga Alternativa tha se me këtë propozim sakrifikohet drejtësia dhe e ardhmja e qytetarëve. Kërkoi nga BDI-ja që ta tërheqë propozimin që, siç tha, “të mos e komprometojë institucionin e fundit të shpresës”, ndërsa edhe vetë Zyberi të heqë dorë nga kjo kandidaturë “që të mos i mbetet njollë në karrierë”.

“E shëtitën në ditët e korrikut nëpër fshatra dhe qytete, i përjetoi të gjitha vuajtjet sepse matematika e marrëveshjes ishte tjetër dhe erdhi dita që të shpërblehet për punën. Tetë vite avokat i popullit që pastaj të pensionohet. Personalisht nuk e njoh, por më vjen keq që karrierën do ta përmbyllë me këso pazaresh. Ai gjithnjë do të jetë peng i atyre që e kanë vendosur në këtë detyrë dhe kjo është porosi e keqe”, tha Ismaili.

Para se të votohet rendi i ditës së seancës së 32-të, Syrija Rashidi i Aleancës për Shqiptarët propozoi të hiqet nga rendi i ditës Propozim-vendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por nuk mori mbështetje nga deputetët.

Ai elaboroi se ka shumë arsye për këtë, mes të cilave janë rëndësia e institucionit avokat i popullit në sistemin juridik të vendit.

“Nëse merret parasysh se të gjitha procedurat për zgjedhjen e avokatit të popullit ishin jotransparente dhe në kundërshtim me funksionin avokat i popullit, dhe nëse merret parasysh se bëhet fjalë për person i cili së paku duhet të quhet jopolitik, për shkak të faktit që vetëm para gjashtë muajve ishte kandidat për kryeministër i një partie politike dhe sepse sot na propozohet nga një parti politike në pushtet, mendoj se kjo pikë duhet të hiqet nga rendi i ditës”, deklaroi Rashidi.

Nga BDI-ja e mbrojtën propozimin duke thënë se Naser Zyberi i ka përmbushur kushtet dhe se për kandidat për avokat të popullit askund nuk është theksuar se nuk mund të kandidohet për kryeministër.

“Naser Zyberi është 20 vite noter, që nga viti 2002 nuk merret me politikë, 20 vite është i pavarur”, tha Bedri Fazli nga BDI-ja duke folur për propozimin.

Mbështetje për kandidaturën gjatë debatit dha edhe deputeti Panço Minov, i cili lavdëroi Zyberin si jurist dhe deputet.

Gordana Siljanovska – Davkova nga VMRO-DPMNE e quajti “propozim shumë të çuditshëm” me të cilin nuk i bëhet mirë as kandidatit dhe karrierës së tij. Që nga Roma e deri më sot, tha ajo, avokati i popullit është funksion apolitik dhe nuk është me rëndësi se a ka pasur pauzë në jetën politike kur tashmë ishte ministër, deputet dhe kandidat për kryeministër.

Zyberi është i lindur në vitin 1961 në Llaskarcë të Komunës së Sarajit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik. Ishte funksionar i lartë i PPD-së, ndërsa që nga viti 1996 deri në vitin 1998 ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e Branko Cërvenkovskit. Para se të bëhet politikan, ishte gazetar. Ka shumë vite që nuk është aktiv në politikë dhe punon si noter, ndërsa për zgjedhjet parlamentare në korrik të vitit të kaluar ishte kandidat i BDI-së për kryetar të Qeverisë, i promovuar nën slloganin “kryeministri i parë shqiptar”. fc/

2021-01-25 19:01:55, nga Fitore Curri

Continue Reading

Lajme

Ja sa bullgarë jetojnë në Maqedoni?!

Published

on

By

Vlerësime të ndryshme tregojnë se numri i maqedonasve që kanë aplikuar për pasaporta bullgare është rreth në rreth 200,000, ose rreth 10 përqind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo sipas statistikave zyrtare të vitit 2002, ku Maqedonia thuhej se numëronte 2 milionë banorë.

Tani vet drejtuesi i Entit Shtetëror të Statistikave thotë se tani në Maqedoni nuk jetojnë më shumë se 1.5 milion banor. Nëse kjo rezulton e vërtetë atëherë numrin i maqedonasve që janë deklaruar bullgarë shkon rreth 14 përqind të popullsisë.

Mbi 60.000 kanë fituar pasaportë bullgare nga fillimi i vitit 2012 deri në mesin e qershorit 2018, thuhet në mediumet bullgare.

Maqedonasit kanë marr numrin më të madh të pasaportave sipas të dhënave të Komisionit për shtetësi.

Thuhet se në mesin e maqedonasve me nënshtetasi bullgare ka edhe deputetë të Parlamentit të Maqedonisë.

Në këto të dhëna rezultojnë të vërteta atëherë numri i maqedonasve pritet të bie me regjistrimin e ardhshëm.

Tek shqiptarët pritet të ketë rritje për shkak të natalitetit më të madh, krahasuar me maqedonasit. (INA)

Continue Reading

Lajme

Ndihma financiare, të premten pritet prezantimi i pakos së pestë

Published

on

By

Ndihma shtetërore për pagë prej 14,500 denarëve për punonjësit ka gjasa që të mos përdoret nga të gjitha kompanitëë. Jozyrtarisht, Alsat ka mësuar se masa do të ndryshojë dhe kjo ndihmë do të jetë në dispozicion vetëm për sektorët më të prekur nga pandemia. Zyra e zv/kryeministrit për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi nuk tregon se sa dhe cilat nga propozimet e Odave janë pranuar. Paketa e pestë e masave ekonomike do të publikohet të premten për Odat dhe Sindikatat.

Ka më shumë se 50 propozime që kanë mbërritur nga të gjitha palët e prekura,. Këtë të premte është caktuar takim i Platformës së Dialogut Publiko-Privat, në të cilin do të paraqiten masat që do të jenë pjesë e paketës së pestë të masave ekonomike. Do të prezantohen dhe do të konsultohen me Këshillin Ekonomik dhe Social, i cili përfshin sindikatat dhe punëdhënësit”, tha Kabineti i zv/kryeministrit, Fatmir Bytyqi.

Të gjitha Odat ekonomike i kanë dorëzuar Qeverisë listat e masave të propozuara, të cilat ata besojnë se janë të nevojshme për të kapërcyer krizën. Qëndrimi i përbashkët i Odave është zgjatja e masës për pagimin e pagave për punonjësit, e cila sipas tyre duhet të zgjasë deri në mars të këtij viti. Sektori i gastronomisë ka kërkuar që të mbulohet me masa të veçanta, dhe nga shteti ata presin ndihmë për të paguar pagën bruto për punonjësit, sepse ata kishin më shumë humbje. Kjo pasohet nga kërkesat për kredi të reja pa norma interesi, rritja e fondit të Bankës për Zhvillim, ndihma të pakthyeshme për sektorin e turizmit, lirime nga tatimet, barazimi i disa tatimpaguesve në turizëm dhe gastronomi dhe të ngjashme.

Continue Reading

Aktuale