Connect with us

Bota

‘Gjendje lufte’ në SHBA/ Foto të pabesueshme të ushtarëve të Gardës Kombëtare që e gdhijnë brenda Kongresit amerikan

Published

on

Kur gazetarët e ligjbërësit të vijnë nesër në ndërtesën e Kongresit amerikan, do të ketë surpriza të habitshme prej qindra ushtarëve të Gardës Kombëtare që po flejnë sot në dyshemetë e mermerta të ndërtesës.

Në pamjet qe ngjajne me një vend në gjendje lufte, shihen mburojat e tyre të vendosura pranë çantave të shpinës, dhe shishe uji në këmbët e efektivëve, disa prej të cilave të vendosura pranë statuajve të mermerta të ish-presidentëve.

Pamjet që po bëhet virale në internet janë ato të vetëm një pjesë të rreth 15,000 trupave që janë dislokuar në Uashington pas trazirave të javës së shkuar, dhe do të qëndrojnë aty deri në inaugurimin e presidentit të ri Joe Biden.

Mediat thonë se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare janë tashmë në Capitol Hill me pajisje dhe veshje të rënda.

Ndërsa më shumë se 6000 kanë udhëtuar drejt kryeqytetit dhe deri të shtunën pritet të arrijnë në 10 000.

“Garda Kombëtare ka ardhur për të siguruar tranzicionin paqësor të pushtetit dhe mirëqenien e amerikanëve”, tha drejtuesi i forcës Major Renee Lee për rrjetin Fox News.

“Teksa ushtarë e pilotë kryejnë turne të ndryshme në detyrë, ata kanë dhe periudha të ndërmjetme para se të vendosen në postet e tyre. Personali i Gardës po vazhdon të vijë në Uashington dhe po merren masa për akomodimin e tyre”, shtoi ai.

Continue Reading

Bota

Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur me grusht gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013

Published

on

Presidenti i sapo inauguruar, Joe Biden, ndaloi për një çast gjatë paradës amerikane duke shkuar për në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një përshëndetje me grusht gazetarit të NBC-s, Al Roker, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur u inaugurua si zëvendëspresident.

“Z. president, si po ndihesh?”, Roker thirri nga zona e medieve, duke bërë që Biden të kthehet drejt tij për ta përshëndetur.

“Ndihem shumë mirë”, iu përgjigj Biden, transmeton Telegrafi.

Ky veprim i presidentit amerikan mori hov nga shikuesit në të gjithë mediet sociale.

Pas kësaj, dikush vuri në dukje se si momenti pasqyroi kohën në paradën inaugurues të vitit 2013 kur Al Roker mori një shtrëngim duarsh nga zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden.

Continue Reading

Bota

OBSH-ja javën e ardhshme do të shqyrtojë miratimin e dy vaksinave kineze

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e ardhshme do të fillojë ta shqyrtojë mundësinë për miratimin e përdorimit urgjent të dy vaksinave kineze kundër koronavirusit, deklaroi ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Marijanxhela Simao.

Simao gjithashtu tha se OBSH-ja mendon të japë miratim për përdorim urgjent për vaksinat e AstraZenika, të prodhuara në Korenë e Jugut dhe në Indi.

Kina ka nënshkruar marrëveshje për eksportin e miliona dozave vaksina të zhvilluara nga kompanitë e saja Sinofarm dhe Sinovak.

Continue Reading

Bota

Kush është zëdhënësja e Joe Biden, ja çfarë tërhoqi vëmendjen e mediave

Published

on

By

Jen Psaki është zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë dhe si duket provën e saj të parë me shtypin e kaloi me sukses.

Nga sa raportojnë mediat, 42-vjeçarja me origjinë nga Greqia u shfaq në podium për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe mori në këmbim komente pozitive

Që në momentin që ajo u fut në dhomë, ndryshimet ishin të qarta: Ajo mbante dy maska vënë dhe premtoi që të kthente të “vërtetën dhe transparencën” në marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me mediat.

Po ashtu, ajo pranoi pyetje nga thuajse çdo gazetar i pranishëm në sallë, përfshirë këtu edhe atë të Fox News.

“Unë e respektoj thellësisht rolin e shtypit të lirë dhe të pavarur”, tha Psaki, duke folur jashtë tekstit dhe me një zarf të rëndë plot me shënime përpara saj.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët, i cili është të ndajmë informacione të sakta me amerikanët,” shtoi ajo.

Continue Reading

Aktuale