Lajme
ASH këmbëngul për ligjin për shtetësinë! Aziri: Spasovski po dëshmon se në esencë mbetet nacionalist
Çdo ditë Qeveria dhe Ministri i Punëve të Brendshme nënqeshin me fatkeqësinë e qytetarëve që nuk kanë shtetësi, akuzon opozitarja Aleanca për Shqiptarët.
Nënkryetari dhe deputeti i kësaj partie Elmi Aziri, i cili duke iu adresuar Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, tha se opozita e di shumë mirë se çfarë kërkon, e ajo është e drejta themelore e çdo qytetari për shtetësi, ndërsa si Ministër ai është duke udhëhequr fushatë kundër të drejtave të njeriut, të trashëguar nga sistemi i kaluar.
“Ne e heqim nga ligji mendimin e sigurimit të shtetit dhe kishim pasur të drejtë sepse pikërisht ky institucion i paska mbajtur në sirtar me mijëra kërkesa që për çudi të gjitha qenkan shqiptarë. Ne duam ti nxjerrim nga sirtari këta qytetarë që ju i keni mbyllur në sirtar dhe çdo ditë ua vrisni perspektivën. Për fund, po ua çjerrim maskën e rrejshme ndërsa ju e dëshmoni çdo ditë se jeni po ata të para viteve 90 e të viteve 90, ndërsa slogani shoqëri e përbashkët për të gjithë e keni pasur vetëm farsë për të shfrytëzuar vetëm për votë, ndërsa në esencë ngeleni nacionalist”, tha Aziri – ASH.
Kosovë
Banorët e këtij fshati të Kosovës ua ndalojnë tubimet të gjitha partive
Banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës, kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.
Arsye për këtë po thonë të jetë një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.
Këta thonë se madje as nuk do të votojnë, ngase për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vet.
Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që krejt është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, andaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.
Kosovë
Ja numri i deputetëve sipas sondazhit: VV-49, PDK-23, LDK-20, AAK-8
Sondazhi i ri nga PIPOS, i cili po prezantohet në Rubikon të Klan Kosovës, ka përfshirë 1500 respodentë, shkruan Syri.net Kosova.
Sipas këtij sondazhi po del se VV-ja po prin me një përqindje prej 44.20, kurse PDK del e dyta me 22.40%, derisa LDK mbetet e treta me 17.35% derisa e katërta ka dalë, AAK me 7.15
Derisa për shifrat e deputetëve që subjektet politike do të mund t’i fitonin në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Sipas sondazhit del se VV merr 49 deputet, PDK, 23, LDK, 20, AAK, 8 dhe minoritet, 20.
Kosovë
Sondazhi: Ja cili është lideri nga Shqipëria më i pëlqyeri në Kosovë
Sondazhi i ri nga PIPOS, i cili po prezantohet në Rubikon të Klan Kosovës, ka përfshirë 1500 respodentë, shkruan Syri.net Kosova.
Sipas këtij sondazhi po del se VV-ja po prin me një përqindje prej 44.20, kurse PDK del e dyta me 22.40%, derisa LDK mbetet e treta me 17.35% derisa e katërta ka dalë, AAK me 7.15
Derisa në pyetjen se: Cili është lideri nga Shqipëria më i votuar nga kosovarët?
Lideri më i pëlqyer ka qenë, Sali Berisha me 21%, Edi Rama me 16%.10, Pandeli Majko me 11%, Lulzim Basha me 8.30%, Ilir Meta me 6.70%.
-
Lajme3 days ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Denoncime1 month ago
Pse BDl e fshiu këtë video? – Omer Ajdini i FRASH e publikon sërish në rrjet
-
Lajme2 months ago
Shtëpitë e shëndetit nisin përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Covid 19
-
Kosovë2 months ago
LDK’ja e humbi Podujevën, por ende nuk është zyrtarizuar rezultati – Ja çka thonë nga KQZ
-
Komente1 month ago
Të burgosurit nga Grupi i Kumanovës kanë ca fjalë për Ali Ahmetin dhe titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Lajme2 months ago
Njësiti “TIGRAT” gabimisht bastisin familjen shqiptare në Shkup
-
Bota2 weeks ago
“Plasin” dorëheqjet në Shtëpinë e Bardhë – Trump po mbetet vetëm
-
Lajme2 months ago
Maqedonia e Veriut synon dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës