Connect with us

Komente

“Aktorë të njejtë” në spitalin e pa përfunduar

Published

on

Shkruan, Abdulla Sejdini

“Aktorë të njejtë” në SPITALIN E PA PËRFUNDUAR

“Punime”, “shpallje e tenderimit”, “faza e dytë”, e nuk e di se si më emërtime do të lexoni për SPITALIN E KËRÇOVËS “sinonimin” e afrimit të zgjedhjeve!

Për të rikujtuar banorët e kësaj ane por edhe “aktorët e njejtë” në premtime, gjithmonë përpara zgjedhjeve qoftë lokale ashtu edhe parlamentare!

– SPITALI I KËRÇOVËS – Projekt kapital dhe i nevojës imediate për ndërtim nga BDI në zgjedhjet e vitit 2014

– Ky projekt kapital përfundimin duheshte ta ketë, gjithmon sipas tyre, në vitin 2015.

– Në vitin 2015, në vend që të priteshte shiriti dhe të vendoset në funksionim ATA, premtuan për vitin 2017 se do të përfundojnë TË DYJA FAZAT E NDËRTIMIT TË OBJEKTIT TË RI TË SPITALIT TË KËRÇOVËS.

– Në vitin 2019, për të satën herë RISHPALLËN fazën më të përshtatmen për ata, FAZËN E TENDERIMIT me premtime se do të fillojë faza e dytë në afatin sa më të shkurtër.

-Tani, në vitin 2021, paraqesin “fillimin e fazës së dytë” duke u mbuluar me Spitalin Modular nga turpi për të “promovuar” spitalin e papërfunduar!

Gjithandej, por edhe te ne, për diçka që e premton dhe nuk e bën thuhet ” KATUNDI QË DUKET NUK DO KALLAUZ “, nē rastin konkret DËSHTIMI ËSHTË EVIDENT!

Continue Reading

Komente

Iniciativa BOLL MË e ashpër: Ndihma e KRRE-së si mbështjellës për krimin dhe zhvatjen

Published

on

Reagimi i plotë i Iniciativës Qytetare “Boll më”

NDIHMA E KRRE-se SI MBESHTJELLES PER KRIMIN DHE ZHVATJEN!

KRRE-ja tanimë e ka dëshmuar se është një oligarki civile. Ajo vazhdimisht është duke përdorur truqe dhe fushata të ndryshme për të fshehur vjedhjen që është duke ushtruar mbi qytetarët. Deklarata e fundit fjala se do të zgjerojë listën e atyre që do t’u ndihmohet për pagesën e faturave të energjisë elektrike nuk është gjë tjetër përvec se të mbajë në opium opinion publik se ajo kujdeset për qytetarët e këtij vendi. Ajo në vend që të mendojë për pranimin e kërkesave të nismës BOLL ME që dalin nga revolta e qytetarëve, ajo sillet me sjelljen e ujkut te përralla me delen.
Këta oligarkë që kohë pas kohe plasojnë deklarata se kanë interes për xhepin e qytetarit, ata përmes këtyre fushatave për ndihma, përpiqen të manipulojnë sistemin për të mbrojtur pasurinë e tyre dhe sundimin ekonomik.

EVN, KRRE, MEPSO DHE ELEM, këta fashistë ekonomik kanë ndërtuar një sistem ligjor të anshëm në mënyrë që sjellja e tyre ilegale të mos ndëshkohet asnjëherë. E dhimbshme është se edhe pushteti aktual tregohet moskokcarës, cka e mbështesin një sistem oligarkësh që u japin akoma më shumë forcë për të amnistuar vjedhjen ndaj qytetarit. Në një oligarki si e këtyre e kompanive, ku veprimet e tyre nuk mbështeten në grykën e pushkës, as që ndikohen nga ekonomia sa qytetari mund ta përballojë tarifën e rrymës, por bazohen në sundimin e ligjit që e kanë ndërtuar së bashku me cdo qeveri, me qëllim për ta shfrytëzuar cdo pushtet si lopa e madhe, ku secili që vjen thith nga ajo lopë ekonomike. Andaj, lista që pretendon KRRE për të ndihmuar qytetarët që vërtetë ka nevojë është e papranueshme për kaq sa pushteti politik varet prej cdo partie që vjen në pushtet, sepse ky target i njerëzve që kanë nevojë të ndihmohet, shfrytëzohen si votues nga partitë e mëdha me trysni të këtyre oligarkëve nën sloganin: Na jepni votën që t’ua shlyejm borxhin apo t’u futim në listën që do t’u ndihmojë KRRE dhe kompanitë tjera zinxhirë!

Continue Reading

Komente

“Skandali që zbuloi skandalin” – Dëmtohet seriozisht minarja e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës

Published

on

Shkrim në Facebook nga Titi Seranaj

“SKANDALI” që zbuloi SKANDALIN!

Shqetësimi (në dukje) me të drejtë i qytetarëve për minarenë e xhamisë së Et’hem Beut, çoi në zbulimin e problemit real të veprës.
Incidenti i silikonit lënë nga pakujdesia dhe që me të drejtë krijonte përshtypjen e një dëmtimi serioz (shih fotot) na detyroi ne dhe miqtë tanë që të kryenim verifikime në vend në gjithë pjesët e minaresë.

Nga akt-konstatimi serioz i kryer nga miqtë tanë u vëre se :
Në zonën e brendshme të minaresë poshtë Sherefesë ( zona ku del Myezini për të thirrur Ezanin) vërehet një çarje e thellë tërthore pothuajse përgjatë gjithë perimetrit të minaresë përfshi këtu dhe boshtin qëndror i cili ndihmon si element konstruktiv mbajtës.(shih fotot dhe videon).

Nga investigimi duket qartë ndarja e minaresë në dy pjesë, dëmtim ky me një rrisk shumë të lartë dhe serioz për monumentin, që kërkon ndërhyrje emergjente.
Çështja është, a kanë pasë dijeni institucionet përgjegjëse për dëmtimin?! A kanë kryer inspektimet e nevojshme?! Kur janë kryer?! Çfarë është konstatur dhe cilat janë masat që kanë ndërrmar?! Me çduket qartë, JO, dhe ky është SKANDAL i madh. Përse?
Dëmtimi mund të ketë ndodhur sipas kronologjisë së mëposhtme :

1- PARA tërmetit.
Në këtë rast institucioni që ka në mbikqyrje monumentet e Kulturës nëse do të kishte dijeni për demtimet do e kishte përfshirë në projektin e restaurimit si hap të detyrueshëm për sgurimin konstruktiv të objektit e më pasë punimet në rifiniturë. Fakti që s’ka ndodhur një ndërhyrje e tillë tregon papërgjeshmëri totale të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve. Ky është SKANDAL.

2-PAS termetit.
Nëse dëmtimi është shkaktuar si pasojë e tërmetit, atëherë institucionet do të kishin kryer akt-espertizën e detyrueshme në këtë monument dhe do e kishin përfshirë të parën në listën e objektve monumet Kulture të dëmtuara. Nuk figuron.Institucionet që duhet të përgjigjen për këtë periudhë janë:
Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve. Ky është SKANDAL.

3-PAS ndërtimeve tek kulla e Sahatit.
Nëse në dy periudhat e mësipërme nuk është konstatuar dëmtim atëherë kjo ka ndodhur për shkak të punimeve të kryera në zonën e Sahatit shumë pranë minaresë.
Në këtë rast përgjegjësia bie mbi Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë, Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve që në bashkëpunim kanë dhënë lejen e ndërtimit në zonën Historike duke e reduktuar atë pa raport tekniko -shkencor, të dal nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, siç e kërkon ligji.

Në çfardo periudhe të ketë ndodhur dëmi, përgjegjësia bie mbi ju.
Jepni përgjigje të shpejtë, ashtu siç menduat se silikoni do t’iu shpëtonte nga përgjegjësia.

Shënim.
Rrëzimi i kreut të minaresë përveç dëmit kulturor mund të shkaktojë viktima dhe në njerëz. Më të rrezikuar janë ata që hyjnë e dalin nga dera e pasme e Bashkisë.
I kërkojmë falje Allahun nëse i kemi prishur planet dhe padashje i kemi shpëtuar jetën shejtanit.

Titi Seranaj – Facebook screenshot

 

Continue Reading

Komente

Monstra është plaga e çdo shqiptari që dhemb çdo ditë!

Published

on

By

Shkruan Omer Ajdini

Monstra është plaga e çdo shqiptari që dhemb çdo ditë!

Monstra është sistemi i kalbur i drejtësisë së këtij shteti!

Monstra është besimi që mungon në këtë sistem!

Monstra janë politikanët dyftyrësh që ndikuan në gjyqsorë për të emruar prokurorë e gjykatës me telefona, mirëpo nuk ndikojnë për të sjellur drejtësi!

Mostra janë politikanët që në opozitë thonë Monstra është rast i montuar e në qeveri mbyllin gojën!

Monstra është fytyra e vërtetë e këtij shteti të paftyrë!

#drejtësi #besim

Continue Reading

Aktuale