Connect with us

Sport

Simeone shpallet trajneri më i mirë i dekadës sipas IFFHS

Published

on

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka shpallur trajnerin e Atletiko Madridit, Diego Simeone si trajnerin më të mirë nga viti 2010 deri në vitin 2020.

Argjentinasi 50-vjeçar tashmë është shpallur trajneri më i mirë nga IFFHS në vitin 2016.

Vendi i dytë shkoi për trajnerin aktual të Mançester Sitit, Josep Guardiola, ndërsa i treti ishte Jirgen Klop nga Liverpuli.

Atletiko Madrid, i udhëhequr nga Simeone u bë kampion i Spanjës në sezonin 2013/14, dy herë fitoi Ligën e Evropës dhe dy herë arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Continue Reading

Bota

Rrëzohet aeroplani me 4 futbollistë brenda

Published

on

Fatkeqësi e aeroplanit në Brazil, katër futbollistë e kanë humbur jetën.

Katër futbollistë të klubit brazilian “Palmas”, kryetari i klubit, Lukas Meira dhe piloti e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit, që ka ndodhur sot.

Fatkeqësia ka ndodhur kur aeroplani me futbollistët, të cilët duhej nesër të luajnë ndeshje, u rrëzua në fund të pistës pas fluturimit në Luzimangues.

Continue Reading

Sport

Klop flet për “largimin e Salah”

Published

on

Klop nuk vlerëson se zërat për Salahun do të ndikojnë në Liverpul.

Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop i ndau qëndrimet rreth zërave për interesin e gjigantëve spanjollë Real dhe Barcelona për sulmuesin Muhamed Sallah.

“Nuk mendoj se kjo ka ndikim të madh ndaj ekipit. Kjo është situatë normale për tërë futbollin botëror. Në shumicën e rasteve, punët nuk janë ashtu siç spekulohet. Pak është e mundur që kjo ta prish qetësinë në Liverpul”, deklaroi Klop.

Në sezonin 2020/21, Sallah luajti në 27 ndeshje, shënoi 17 gola dhe ka katër asistime.

Portali Transfermarket.com vlerën e 28-vjeçarit e vlerëson në 120 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Shuma e jashtëzakonshme që ka fituar McGregor pas duelit, fiton rreth 20 herë më shumë se Poirier

Published

on

Dustin Poirier nokautoi Conor McGregor në një ngjarje të madhe kryesore në UFC 257 të zhvilluar në ‘Fight Island’.

Irlandezi është nokautuar në raundin e dytë, mirëpo fitimi i tij ka kjo përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë.

McGregor i kishte të garantuara pesë milionë dollarë vetëm pse përballjet me Poirier, ndërsa edhe 15 milionë të tjera i ka fituar nga drejtat televizive.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez The Independent, irlandezi ka fituar në total 20 milionë dollar nga kjo përballje përkundër humbjes.

Në anën tjetër fitimi i Dustin Poirier ka qenë shumë më i vogël, përkundër se triumfoi në këtë përballje.

Amerikani ka fituar diçka më shumë se një milionë dollar nga përballja me McGregor.

Gjithsesi përkundër humbjes nga Poirier, irlandezi ka mbetur i kënaqur nga shuma që ka fituar nga kjo përballje duke shtuar edhe më shumë pasurinë e tij. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale