Denoncime
Shembje dheu në Bozofcë – Banorët rrezikohen, kërkojnë intervenim nga institucionet
Rreshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë fshatra në rrethin e Tetovës. Një ndër to është Bozofca e malësisë, ku si pasojë e rreshjeve është shembur dheu nga kodra mbi fshat, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronën e qytetarëve. Banorët e Bozofcës edhe më herët kanë paralajmëruar se mund të ndodhë më e keqja. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga institucionet, por deri tani askush nuk ka intervenuar. Për in7, disa banorë të shqetësuar thonë se Teuta Arifi u ka premtuar atyre se do të marrin masa për ta rregulluar dhe parandaluar rrëshqitjen e dheut, por kjo nuk ka ndodhur.
Kështu ka ndodhur ajo që banorët e Bozofcës i druheshin prej kohësh. Nga rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, përcjell in7.
“Vendlindja e Prof.Dr.Fadil Sulejmanit dhe Filantropit Lazim Destani nuk meriton të shembet nga dheu i zi për shumë arsyje sepse një ditë apo tjetër do të na denojë historia”, ka shkruar në rrjetin social Hesat Rushani, banor i Bozofcës.
Situatën e bën më të rëndë e bën fakti se mbi fshat gjendet një shkëmb që rrezikon të shembet drejt shtëpive të Bozofcës. Kjo nuk i lë të qetë banorët e kësaj ane, që me ngulm kërkojnë ndihmë nga institucionet./in7.tv/
Shkëmbi që rrezikon të bjerë mbi fshatin Bozofcë
Denoncime
“Mbi 10 mijë vizitorë mbesin të ngujuar” – denoncim për situatën në Kodrën e Diellit
Shkrim në Facebook nga Hamdi Sulemani
KJO QË NDODH NË KODRËN E DIELLIT, është nji pasqyre e veretet se në çfar shteti jetojmë, çfarë kualiteti jetësorë kemi dhe çfar sistem i dështuar institucional po na udhëheq.
LUTEN TURISTËT TË JENË TË KUJDESSHËM!
………………………………
Në çdo vend të botës pas çdo anarhije ku totalisht bllokohet funksionuari nji aset turistik,do të kishte PËRGJEGJËSI PENALE DHE MORALE.
*Kolonat e veturave për ngjitje ishin mbi 4Km dhe me kohëzgjatje prej 2 orësh,
**Rradhët për blerje të ski kartelave priten më shumë se 1 orë,
***Vend ku harxhohen biletat për vizitorë, dhe nuk ka zëvendësim të tyre,
****Vend ku në rast nevoje nëse duhet intervenuar AMBULANTA DHE ZJARFIKSI, nuk kan qasje deri tek pika e Nevojës,
*****Vend ku edukata e njerezve në pritjen e rendit tek ski ashensorët më е keqe se kurë do herë
******Ku kolona për të kthyer në Tetovë është e gjatë afro 10km.
*******Teleferiku me dy ulëse Ceripashinë ka tejkaluar çdo masë të sigurisë, i njejti ballafaqohet me defekte serioze.
********Teleferik me vlerë prej 10 MLN euro është i ngujuar dhe jashtë funksioni.
Të nderuara INSTITUCIONE uluni nji herë e përgjithmonë ta zgjedhni këtë problem.
Mbi 10000 vizitorë po mbesin të ngujuar në qendrën turistike pasi që çdo akses është i bllokuar.
Denoncime
Tufë qensh endacakë brenda Spitalit të Kërçovës – Pacientët në hall
Tufë qensh endacakë shëtisin lirshëm brenda Spitalit të Kërçovës. Sipas a1on, qentë kanë vrapuar nëpër spital me orë të tëra, kryesisht në pjesën e pranimit të pacientëve, përcjell in7. Për të ruajtur rendin dhe për t’i larguar qentë është kujdesur ndonjë nga pacientët që kaqënë aty pranë, ndërsa askush nga personeli nuk ka marrë mundimin për t’i larguar qentë.
Se sa lirshëm shëtisin qentë endacakë brenda SPitalit të Kërçovës, vërehet edhe nga fotografitë e publikuara nga a1on.
Në këtë repart, siç thuhet në tekst, trajtohen edhe të sëmurit me koronavirus, ndërsa askush nga drejtuesit e spitalit nuk ka komentuar për ngjarjen në fjalë./in7.tv/
Denoncime
Diaspora e Drogomishtit denoncon – Peticion kundër projektit të autostradës Kërçovë-Ohër
Në vazhdim mund të lexoni denoncimin e plotë të ardhur në adresën tonë nga Grupi iniciues “Diaspora Mbrojtja e fshatit Drogomisht i Vogël”, të cilët shprehen kundër planit të autostradës Kërçovë – Ohër. Sipas projektit, autostrada kalon në këtë fshat dhe kjo sipas nismëtarëve të këtij peticioni, do të pengojë dhe shqetësojë banorët e kësaj ane, përcjell in7.
Tekstin po e nxjerrim të plotë pa ndërhyrje:
Te nderuar miq dhe bashkatdhetare, ju lutemi per perkrahjen e iniciatives „ JO AUTOSTRADES NEPER MES TE FSHATIT DROGOMISHT I VOGEL „.
Me nenshkrimin tuaj ju perkrahni kete iniciative qe autostrada te devijoje dhe te ndertohet ku eshte i parapare plani alternativ ne te cilin nuk preket asnje qytetare dhe nuk prishet rendi dhe qetesia, rrezikut nga permbytjet… e bashkesise vendore.
Skicë e vendit ku duhet të kalojë autostrada
Mbeshtetja per kete iniciative mund te jepet nga te gjithe qytetaret e Maqedonise Veriore.
Ju Lutemi qe dokumentin e postuar ta shkarkoni, ta shtypni, ta nenshkruani, ta skanoni ose fotografoni dhe ne PDF format ta dergoni në : save.drogomishte@gmail.com ose
arsim.ziberi@hotmail.fr ose në WhatsApp, Viber +33 6 52532203 ose Messager
Me respekt,
Kryetari i keshillit inicues i Grupit – Shoqates
“ DIASPORA MBROJTJA E FSHATIT DROGOMISHT I VOGEL”,
Në Paris: 31/12/2020 Arsim Ziberi
Formular, peticion
-
Lajme7 days ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Denoncime2 months ago
Pse BDl e fshiu këtë video? – Omer Ajdini i FRASH e publikon sërish në rrjet
-
Lajme2 months ago
Shtëpitë e shëndetit nisin përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Covid 19
-
Kosovë2 months ago
LDK’ja e humbi Podujevën, por ende nuk është zyrtarizuar rezultati – Ja çka thonë nga KQZ
-
Komente1 month ago
Të burgosurit nga Grupi i Kumanovës kanë ca fjalë për Ali Ahmetin dhe titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Lajme2 days ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Njësiti “TIGRAT” gabimisht bastisin familjen shqiptare në Shkup
-
Bota3 weeks ago
“Plasin” dorëheqjet në Shtëpinë e Bardhë – Trump po mbetet vetëm