Connect with us

Komente

Rron Gjinovci: Lironi aktivistët e PSD-së e hiqni masat!

Published

on

Status në Facebook nga Rron Gjinovci

1. Arrestimi i aktivistëve të PSD është komplet i panevojshëm. Po dihen me emra e mbiemra, as që po mundohen me u mshef, atëherë pse po i arreston? Pse? Merrju letërnjoftimat, procedoj denimet edhe ua dërgon me postë. Arrestimi është totalisht i panevojshëm në kso raste.
2. Masat duhen me u hek komplet, demokracia duhet me u jetësu në maksimum. Edhe ashtu dallimi mes kafeneve dhe tubimeve nëpër shpija private ka zero dallim. Nëse kafenetë deri tash nuk na kanë prish punë, as tubimet që nuk mledhin ma shumë sesa ni kafene mesatare nuk janë problematike.
E patëm Podujevën. Asgja nuk ndodhi, asnji rritje signifikante e rasteve atje edhepse u mbajtën zgjedhje e tubime. Pra, s’ka nevojë për kso “masa” gjysmake se edhe ashtu s’kanë asni efekt.
Lironi aktivistat e PSD-së e hiqni masat!

 

Continue Reading

Komente

Iniciativa BOLL MË e ashpër: Ndihma e KRRE-së si mbështjellës për krimin dhe zhvatjen

Published

on

Reagimi i plotë i Iniciativës Qytetare “Boll më”

NDIHMA E KRRE-se SI MBESHTJELLES PER KRIMIN DHE ZHVATJEN!

KRRE-ja tanimë e ka dëshmuar se është një oligarki civile. Ajo vazhdimisht është duke përdorur truqe dhe fushata të ndryshme për të fshehur vjedhjen që është duke ushtruar mbi qytetarët. Deklarata e fundit fjala se do të zgjerojë listën e atyre që do t’u ndihmohet për pagesën e faturave të energjisë elektrike nuk është gjë tjetër përvec se të mbajë në opium opinion publik se ajo kujdeset për qytetarët e këtij vendi. Ajo në vend që të mendojë për pranimin e kërkesave të nismës BOLL ME që dalin nga revolta e qytetarëve, ajo sillet me sjelljen e ujkut te përralla me delen.
Këta oligarkë që kohë pas kohe plasojnë deklarata se kanë interes për xhepin e qytetarit, ata përmes këtyre fushatave për ndihma, përpiqen të manipulojnë sistemin për të mbrojtur pasurinë e tyre dhe sundimin ekonomik.

EVN, KRRE, MEPSO DHE ELEM, këta fashistë ekonomik kanë ndërtuar një sistem ligjor të anshëm në mënyrë që sjellja e tyre ilegale të mos ndëshkohet asnjëherë. E dhimbshme është se edhe pushteti aktual tregohet moskokcarës, cka e mbështesin një sistem oligarkësh që u japin akoma më shumë forcë për të amnistuar vjedhjen ndaj qytetarit. Në një oligarki si e këtyre e kompanive, ku veprimet e tyre nuk mbështeten në grykën e pushkës, as që ndikohen nga ekonomia sa qytetari mund ta përballojë tarifën e rrymës, por bazohen në sundimin e ligjit që e kanë ndërtuar së bashku me cdo qeveri, me qëllim për ta shfrytëzuar cdo pushtet si lopa e madhe, ku secili që vjen thith nga ajo lopë ekonomike. Andaj, lista që pretendon KRRE për të ndihmuar qytetarët që vërtetë ka nevojë është e papranueshme për kaq sa pushteti politik varet prej cdo partie që vjen në pushtet, sepse ky target i njerëzve që kanë nevojë të ndihmohet, shfrytëzohen si votues nga partitë e mëdha me trysni të këtyre oligarkëve nën sloganin: Na jepni votën që t’ua shlyejm borxhin apo t’u futim në listën që do t’u ndihmojë KRRE dhe kompanitë tjera zinxhirë!

Continue Reading

Komente

“Skandali që zbuloi skandalin” – Dëmtohet seriozisht minarja e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës

Published

on

Shkrim në Facebook nga Titi Seranaj

“SKANDALI” që zbuloi SKANDALIN!

Shqetësimi (në dukje) me të drejtë i qytetarëve për minarenë e xhamisë së Et’hem Beut, çoi në zbulimin e problemit real të veprës.
Incidenti i silikonit lënë nga pakujdesia dhe që me të drejtë krijonte përshtypjen e një dëmtimi serioz (shih fotot) na detyroi ne dhe miqtë tanë që të kryenim verifikime në vend në gjithë pjesët e minaresë.

Nga akt-konstatimi serioz i kryer nga miqtë tanë u vëre se :
Në zonën e brendshme të minaresë poshtë Sherefesë ( zona ku del Myezini për të thirrur Ezanin) vërehet një çarje e thellë tërthore pothuajse përgjatë gjithë perimetrit të minaresë përfshi këtu dhe boshtin qëndror i cili ndihmon si element konstruktiv mbajtës.(shih fotot dhe videon).

Nga investigimi duket qartë ndarja e minaresë në dy pjesë, dëmtim ky me një rrisk shumë të lartë dhe serioz për monumentin, që kërkon ndërhyrje emergjente.
Çështja është, a kanë pasë dijeni institucionet përgjegjëse për dëmtimin?! A kanë kryer inspektimet e nevojshme?! Kur janë kryer?! Çfarë është konstatur dhe cilat janë masat që kanë ndërrmar?! Me çduket qartë, JO, dhe ky është SKANDAL i madh. Përse?
Dëmtimi mund të ketë ndodhur sipas kronologjisë së mëposhtme :

1- PARA tërmetit.
Në këtë rast institucioni që ka në mbikqyrje monumentet e Kulturës nëse do të kishte dijeni për demtimet do e kishte përfshirë në projektin e restaurimit si hap të detyrueshëm për sgurimin konstruktiv të objektit e më pasë punimet në rifiniturë. Fakti që s’ka ndodhur një ndërhyrje e tillë tregon papërgjeshmëri totale të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve. Ky është SKANDAL.

2-PAS termetit.
Nëse dëmtimi është shkaktuar si pasojë e tërmetit, atëherë institucionet do të kishin kryer akt-espertizën e detyrueshme në këtë monument dhe do e kishin përfshirë të parën në listën e objektve monumet Kulture të dëmtuara. Nuk figuron.Institucionet që duhet të përgjigjen për këtë periudhë janë:
Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve. Ky është SKANDAL.

3-PAS ndërtimeve tek kulla e Sahatit.
Nëse në dy periudhat e mësipërme nuk është konstatuar dëmtim atëherë kjo ka ndodhur për shkak të punimeve të kryera në zonën e Sahatit shumë pranë minaresë.
Në këtë rast përgjegjësia bie mbi Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë, Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve që në bashkëpunim kanë dhënë lejen e ndërtimit në zonën Historike duke e reduktuar atë pa raport tekniko -shkencor, të dal nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, siç e kërkon ligji.

Në çfardo periudhe të ketë ndodhur dëmi, përgjegjësia bie mbi ju.
Jepni përgjigje të shpejtë, ashtu siç menduat se silikoni do t’iu shpëtonte nga përgjegjësia.

Shënim.
Rrëzimi i kreut të minaresë përveç dëmit kulturor mund të shkaktojë viktima dhe në njerëz. Më të rrezikuar janë ata që hyjnë e dalin nga dera e pasme e Bashkisë.
I kërkojmë falje Allahun nëse i kemi prishur planet dhe padashje i kemi shpëtuar jetën shejtanit.

Titi Seranaj – Facebook screenshot

 

Continue Reading

Komente

Monstra është plaga e çdo shqiptari që dhemb çdo ditë!

Published

on

By

Shkruan Omer Ajdini

Monstra është plaga e çdo shqiptari që dhemb çdo ditë!

Monstra është sistemi i kalbur i drejtësisë së këtij shteti!

Monstra është besimi që mungon në këtë sistem!

Monstra janë politikanët dyftyrësh që ndikuan në gjyqsorë për të emruar prokurorë e gjykatës me telefona, mirëpo nuk ndikojnë për të sjellur drejtësi!

Mostra janë politikanët që në opozitë thonë Monstra është rast i montuar e në qeveri mbyllin gojën!

Monstra është fytyra e vërtetë e këtij shteti të paftyrë!

#drejtësi #besim

Continue Reading

Aktuale