Connect with us

Lajme

Kryeministrja e Serbisë: “Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis”

Published

on

Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Sipas saj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte kompromis, për çka në fakt angazhohet dhe i cili nuk do të ishte i mundur sikur Serbia të insistonte edhe më tutje në formulën se Kosova është pjesë e saj.

Siç i tha ajo Die Weltit, “raportet me Prishtinën për ne serbët janë të rënda e emocionale”.
“Presidenti (i Serbisë) Aleksandar Vuçiq ka bërë hap të guximshëm kur nisi dialogun ndërrajonal. Deri atëherë çdo bisedë ishte tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ishte kompromis. Ndërsa po të insistonim edhe më tutje se Kosova i përket Serbisë, kompromisi nuk do të ishte i mundur”, i tha kryeministrja e Serbisë DW-së, përcjellë MekuliPress.
Ajo citohet të ketë thënë se të dy palët duhet të dalin nga zona e komoditetit të të menduarit tradicional.

“Por, konsideroj se Prishtina ende nuk e ka bërë këtë hap”, është shprehur ajo.

Siç është shprehur ajo, Prishtina as që ka filluar të zbatojë pikën më themelore të asaj marrëveshjeje, themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, e po ashtu ka shtuar numrin e sulmeve ndaj serbëve të Kosovës.

“Vetëm gjatë majit janë bërë 14 atentate, që do të thotë se synim i Prishtinës mund të jetë që t’i dëbojë të gjithë serbët, por që ne nuk do ta lejojmë…” ka thënë ajo.

Continue Reading

Lajme

“Ministër” profesioni më i paguar në Maqedoni: Zaev, Spasovski dhe Shahpaska me rrogat më të larta

Published

on

By

Qeveria i publikoi pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, paga themelore e të cilit është 78 840 denarë, dhe duke ia shtuar stazhin 22 vjeçar paga e tij është 87 813 denarë.

Në vendin e dytë është Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i cili merr 85 113 denarë të ardhura personale (me stazh 18 vjeçarë), ose 2 700 denarë më pak se rroga e Zaevit. .

E treta në radhë është Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74 273 denarë me 28 vjet pune stazh.

Radmila Shekerinska, Ministrja e Mbrojtjes merr 72 989 denarë, dhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska 72 670 denarë.

Më pas vijnë Zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bitiqi me 71 385 denarë secili, dhe Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani të cilët marrin pagë prej 70 102 denarë secili.

Të ardhurat personale të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe janë 68 179 denarë.

Pagat më të ulëta u jepen ministrave Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri me nga 65 612 denarë secili.

Continue Reading

Lajme

I moshuari në Kavajë përjeton horronin! Dy persona e bëjnë për spital, tentojnë t’i vjedhin shtëpinë

Published

on

By

Një i moshuar nga Kavaja ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme, pasi dy persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i vjedhin shtëpinë.

I plagosuri Xh. D., 70 vjeç, të cilin e kanë goditur me sende të forta, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende dy personat që tentuan të vjedhin shtëpinë e të moshuarit gjatë orës 20:00.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Top Channel

Continue Reading

Lajme

“Bombat” nuk zbuluan asgjë për rastin “Monstra”

Published

on

By

Gjashtë vjet më parë, Deutsche Welle transmetoi një deklaratë të opozitarit të atëhershme Zoran Zaev. Aty thuhej: “Njerëz të pafajshëm janë në burg për Liqenin e Smilkovës.” Zaev fillimisht e bëri deklaratën në mënyrë origjinale, për gazetën gjermane “Die Zeit”. Por, pasi lajmi fitoi një dimension rajonal, Zaev u tërhoq. Ai nuk tha saktësisht ashtu, por kishte një dyshim serioz nëse të dënuarit ishin fajtorë.

“Me siguri ndoshta është gabim në interpretimin e vetë gazetarit, por natyrisht se për këtë rast janë të lidhura dyshime të mëdha dhe unë këtë e shpjegoj në intervistë dhe gjithsesi me zbulimin e të vërtetës për Liqenin e Smilkovës ose projektin e qeverisë ” Monstra ” siç e quajtën me padinë penale do të zbulojë të vërteta të dhimbshme dhe sigurisht që dyshimet janë të mëdha. Synimi ynë nuk është të bëjmë kualifikime, por posa të zbulojmë të vërtetën, qytetarët do të dinë se çfarë paraqet ajo”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me 27 maj të viti 2015.

Por Zoran Zaev nuk publikoi “bomba” për “Monstrën”. Rasti u kthye në rigjykim pasi Gjykata supreme i anuloi të gjitha dënimet e të akuzuarve për shkak të lëshimeve në zhvillimin e procedurave. Rastin në vitin 2018 e mori PSP-ja me një pako të bisedave të përgjuara ku flitej edhe për vrasjet në Smilkovc. Në rigjykim si dëshmitar u ftua edhe vet Zaev.

“Nëse ka prova për faj, duhet të konfirmohet. Nëse ka prova që tregojnë pafajësinë, pafajësia duhet të vërtetohet”, thoshte kryeministri Zoran Zaev me 3 shkurt të vitit 2020.

Edhe pse bisedat e përgjuara pritej t’i jepnin një drejtim të ri ”Monstrës”, prokuroria dje në fjalët përmbyllëse tha se bisedat e përgjuara nuk kanë zbuluar detaje të reja në lidhje lidhje me rastin./Alsat/

Continue Reading

Aktuale