Connect with us

Sport

Taulant Seferi flet si bardheblu: Kisha parakontratë me një klub zviceran

Published

on

Taulant Seferi u prezantua sot si futbollisti më i ri i Tiranës.

Përpara mediave, ai tregoi prapaskenat e firmosjes me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

“Po ju tregoj se kisha një parakontratë me një ekip në Zvicër dhe po rrija në shtëpi. Më mori drejtori Osmani në telefon dhe kisha një bisedë shumë të mirë. E njoh që më parë. Nesër morëm ofertën, hymë në negociata dhe çdo gjë shkoi mirë.

Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë.

Disa ndeshje i kam parë. Futbolli këtu ka më nivel se Kosova dhe Maqedonia. Besoj se do të përshtatem shpejt.

Shpresoj të fitojë një eksperiencë shumë të mirë me klubin në këto 6 muaj. Uroj të dalim të gjithë të kënaqur.

Nesër do dalë në stërvitje, të mendojmë për Kastriotin. Pastaj do të vijë dhe radha e Partizanit. Jam gjithmonë gati”, deklaroi Taulant Seferi.

Continue Reading

Bota

Rrëzohet aeroplani me 4 futbollistë brenda

Published

on

Fatkeqësi e aeroplanit në Brazil, katër futbollistë e kanë humbur jetën.

Katër futbollistë të klubit brazilian “Palmas”, kryetari i klubit, Lukas Meira dhe piloti e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit, që ka ndodhur sot.

Fatkeqësia ka ndodhur kur aeroplani me futbollistët, të cilët duhej nesër të luajnë ndeshje, u rrëzua në fund të pistës pas fluturimit në Luzimangues.

Continue Reading

Sport

Klop flet për “largimin e Salah”

Published

on

Klop nuk vlerëson se zërat për Salahun do të ndikojnë në Liverpul.

Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop i ndau qëndrimet rreth zërave për interesin e gjigantëve spanjollë Real dhe Barcelona për sulmuesin Muhamed Sallah.

“Nuk mendoj se kjo ka ndikim të madh ndaj ekipit. Kjo është situatë normale për tërë futbollin botëror. Në shumicën e rasteve, punët nuk janë ashtu siç spekulohet. Pak është e mundur që kjo ta prish qetësinë në Liverpul”, deklaroi Klop.

Në sezonin 2020/21, Sallah luajti në 27 ndeshje, shënoi 17 gola dhe ka katër asistime.

Portali Transfermarket.com vlerën e 28-vjeçarit e vlerëson në 120 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Shuma e jashtëzakonshme që ka fituar McGregor pas duelit, fiton rreth 20 herë më shumë se Poirier

Published

on

Dustin Poirier nokautoi Conor McGregor në një ngjarje të madhe kryesore në UFC 257 të zhvilluar në ‘Fight Island’.

Irlandezi është nokautuar në raundin e dytë, mirëpo fitimi i tij ka kjo përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë.

McGregor i kishte të garantuara pesë milionë dollarë vetëm pse përballjet me Poirier, ndërsa edhe 15 milionë të tjera i ka fituar nga drejtat televizive.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez The Independent, irlandezi ka fituar në total 20 milionë dollar nga kjo përballje përkundër humbjes.

Në anën tjetër fitimi i Dustin Poirier ka qenë shumë më i vogël, përkundër se triumfoi në këtë përballje.

Amerikani ka fituar diçka më shumë se një milionë dollar nga përballja me McGregor.

Gjithsesi përkundër humbjes nga Poirier, irlandezi ka mbetur i kënaqur nga shuma që ka fituar nga kjo përballje duke shtuar edhe më shumë pasurinë e tij. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale