Connect with us

Kosovë

Mediat Serbe: FSK po bëhet pjesë e NATO-së

Published

on

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake nga marsi, sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s, njofton Insajderi.

Gazeta serbe “Politika” shkruan se pjesëtarët e Forcë e Sigurisë së Kosovës (“Ushtrisë së Kosovës”) do të bëhen pjesë e misioneve paqeruajtëse të Aleancës në Irak dhe Siri.

Gazeta shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane.

Në këtë mënyrë Kosova po i afrohet anëtarësimit në NATO.

Komandanti i FSK-së Rahman Rama njoftoi se nga viti 2021, ky formacion do të jetë pjesë e një misioni ushtarak së bashku me Ushtrinë e SHBA.-së për herë të parë, duke shtuar se, është një arritje e madhe për FSK-në.

Ai tha se bashkëpunimi me NATO dhe partnerët e saj strategjikë po rritet. “Ne kemi aq shumë mbështetje dhe kaq shumë oferta saqë ndonjëherë nuk mund t’i dërgojmë dot”, tha Rama, duke shtuar se procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të caktuara është duke u zhvilluar dhe se, “Kosova do të ketë armë aq të sofistikuara sa vendet e NATO-s”, raporton gazeta serbe, përcjell Telegrafi.

Historiani serb Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social tha se Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara dhe se ata nuk kanë hequr dorë dhe nuk do të shmangen nga ajo politikë.

Ai shprehet se njoftimi për ushtrime të përbashkëta është një lloj presioni ndaj Beogradit.

“Gjithçka që po bëjnë amerikanët nuk është e rastësishme dhe këto veprime kanë për qëllim forcimin e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Prandaj, përfshirja e Kosovës në misionet ushtarake amerikane është vetëm një vazhdim i asaj politike. Amerika pretendohet se ishte kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe pse është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit,” tha Graovac.

Kryetari i dikurshëm i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (në vitet 90’ta], Zoran Andjelkovic, thotë për gazetën se paralajmërimi se shqiptarët e Kosovës do të jenë pjesë e misioneve të NATO-s nuk e befasoi atë, sepse, siç deklaron ai, ata kanë qenë pjesë e forcave të tyre që nga viti 1999 dhe i kanë pranuar në atë mënyrë.

“E kam ndier në lëkurën time njëzet vjet më parë, sepse amerikanët ishin të informuar se ishte ushtria e tyre sapo kanë hyrë në Kosovë. Në atë kohë, ata ishin Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe nuk u transformuan. Ajo që po bëhet tani është një përpjekje për të treguar me çdo kusht, në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare, se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po i tërheqin me vete, këtu nuk ka asnjë dilemë”, thekson Andjelkoviq.

Ai vlerëson se në këtë mënyrë, në opinionin amerikan krijohet atmosfera, mbi të gjitha, se bëhet fjalë për një vend mik, ushtarët e të cilit shkojnë krah për krah me ushtarin amerikan në misione humanitare. Do të tregohet se është një ushtri që mund të sigurojë paqe në pjesë të tjera të botës, jo vetëm në Kosovë.

“Me këtë krijohen kushtet që në vitet e ardhshme të thuhet se FSK-ja, e cila merr pjesë në misione të ndryshme paqeruajtëse, me siguri mund ta përdorë atë përvojë për të siguruar paqen në të gjithë territorin e Kosovës”. Po bëhet prezantim mediatik i FSK-së si një formacion i pranueshëm ushtarak për bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht në Perëndim “, thotë Zoran Andjelkoviq./Insajderi.com

Continue Reading

Kosovë

Hoxhaj nuk ndalet, fton Kurtin sërish për debat

Published

on

By

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, planin për rimëkëmbje të shëndetësisë e ka prezantuar edhe para infermierëve të Komunës së Ferizajt. Atyre u ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të ketë rritje të pagave e trajtim dinjitoz për ta.

Nga aty, Hoxhaj ka ftuar edhe një herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në debat për shëndetësinë. Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka programin më të mirë për Shëndetësinë dhe se është e vetmja parti politike që e dinë se çka dëshiron të bëjë me sistemin shëndetësor në vend.

“Prandaj edhe po e ftoj Kurtin të mos i ik debatit, të ulet në tavolinë me mua, të flasim për shëndetësi, të flasim për ekonomi dhe për arsimin. Ai e ka pasur një shprehje që thoshte ‘dil matu’ dhe unë po i them atij tani, dil matu, po i them dil matu edhe në Ferizaj e hajde matemi kush e çon vendin përpara në rrugë të drejtë, sepse për këtë janë partitë politike”, tha ai.

Hoxhaj, para infermierëve të komunës së Ferizajt tha se qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë kushte dinjitoze për ta.

“Një Kosovë e shëndetshme mund të ndodhë dhe mund të jetë funksionale, nëse infermierët, ata të cilët e ofrojnë shërbimin e parë, ata të cilët janë gjithnjë pranë pacientit, nëse ata e kanë mbështetjen e merituar të shtetit dhe të shoqërisë. Në këtë drejtim llogarisni në mbështetjen tonë të plotë jo vetëm morale, jo vetëm politike, por ne do t’i ngritim pagat për infermierët, për mjekët, për punëtorët shëndetësor, që t’ia kthejmë dinjitetin çdo kujt dhe ju ta mbroni shëndetin tonë”, tha Hoxhaj.

Para tyre, nënkryetari i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka prezantuar planin që e kanë për shëndetësinë dhe për infermierët në veçanti. Ai tha se infermierët do të përfitojnë rritje të pagave dhe do të kenë trajtim dinjitoz.

“Kosova duhet t’ju mbështesë jo vetëm me infrastrukturë, jo vetëm me pajisje, po duhet të mbështesë punën e juaj financiarisht ashtu që t’ia krijojmë mundësinë që këtë energji që po e jepni, shteti t’ua shpërblejë dhe t’ua krijojë një dinjitet më të madh në shoqëri. Për këtë, ne zotohemi që së bashku të jemi në ballë të kësaj reforme të shëndetësisë”, tha ai.

Hoxhaj e Ismaili gjatë ditës kanë zhvilluar takime edhe në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, para të cilëve kanë prezantuar planin e rimëkëmbjes së shëndetësisë.

Continue Reading

Kosovë

KQZ nuk çertifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Published

on

By

Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja.

Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.

“5 vota për, s’cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka, raporton Express.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvëndësohen.

Valdete Daka para votimit ka theksuar se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin.

Që nga fillimi i mbledhjes sot ka pasur tensione mes kryetares së KQZ-së dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes të cilët kanë insistuar të votohet në pako.

Continue Reading

Bota

Nga e diela, për të hyrë në Gjermani duhet të keni patjetër testin PCR për COVID-19

Published

on

By

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.

Përmes një njoftimi, nga kjo Ambasadë kanë bërë të ditur se nga data 23 janar pas mesnate (rrjedhimisht nga data 24 janar, ora 00:00), udhëtarët nga mosha gjashtë vjeç e tutje të cilët para udhëtimit hyrës në Gjermani kanë qëndruar në një rajon me incidencë të lartë, ku bën pjesë edhe Kosova, ose në një rajon me variante të virusit, duhet që gjatë udhëtimit hyrës të mbajnë me vete dëshmi të testimit negativ për COVID-19.

Po ashtu, udhëtarët të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit në Gjermani kanë qëndruar në një rajon tjetër me rrezikshmëri duhet që më së voni 48 orë para udhëtimit hyrës të bëjnë një testim për COVID-19.

“Testi duhet të jetë bërë më së shumti 48 orë para udhëtimit (koha e marrjes së mostrës)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Instituti gjerman, “Robert Koch”, ka njoftuar se shteti gjerman Kosovën e ka futur në listën e zonave me incidencë të lartë, masë kjo që do të hyjë në fuqi nga data 24 janar e këtij viti. Kosova veçse ka qenë zonë e rrezikut për shtetin gjerman nga 15 qershori.

Fakti se Kosova është kategorizuar si “Rajon me incidencë të lartë” do të thotë se në momentin e udhëtimit hyrës për në Gjermani duhet të paraqitet një dëshmi për një testim negativ për COVID-19. Testi mund të jetë i vjetër bërë më së shumti 48 orë para udhëtimit. Testi mund nuk të bëhet më vonë pas udhëtimit hyrës.

Ju kujtojmë se ka disa ditë që në terminalin e vjetër të aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë është hapur laboratori “EuroLab” për testime PCR për COVID-19, ku udhëtarët mund të testohen dhe të marrin rezultatin në kohë të përshtatshme para se të udhëtojnë në destinacionin ku u kërkohet dëshmia se nuk janë të infektuar me koronavirus.

Çmimi për PCR test është 35 euro.

Ndërkaq, për të gjitha rregullat e shtetit gjerman për shtetasit kosovarë, mund t’i gjeni duke klikuar në linkun në vijim./Zëri

Continue Reading

Aktuale