Connect with us

Kolumna

Rama-Erdogan në Ankara, “u mbars mali dhe polli një mi”

Published

on

Shkruan, Prof.Dr. Lisen BASHKURTI

Vizitat e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Turqi dhe takimet e tij me Presidentin Turk Erdogan janë bërë kaq të shpeshta dhe të rëndomta saqë është zor të tërheqin vëmendjen e shumkujt në Shqipëri dhe jashtë saj. Duke e njohur këtë rëndomësi dhe me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e mërzitur të shqiptarëve me këtë “dyshe Ballkanike” Rama-Erdogan, të dy palët u kujdesën që takimi i fillim vitit 2021 të ishte disi ndryshe. Ai ishte organizuar me një protokoll ta lartë ceremonial, pompoz, madhështor, plot festivitet e bukuri, ku gërshetoheshin elementët e ceremonialit klasik diplomatik me ato të ritualeve tradicionale turko-osmane, ku benzi-mercedez shoqërohej me kuajt e Azisë Qëndrore, ku kostumet moderne të protagonistëve kryesor përziheshin me qallmat e pelerinat osmane të ushtarakëve gradianë të shtetit.

1. Nga Bizanti, protokoll luksoz e korruptiv, për imazh e spiunazh

Rëndësia e pompozitetit ceremonial e protokollar Osman e më pas turk është trashëgimi e Perandorisë Bizantine, ku protokolli për pritjen e të huajve ishte pjesë integrale e imazhit të mashështisë, fuqisë, pasurisë, organizimit, diturisë, kulturës tërësisht imponuese e mbresëlënëse. Në Bizant mysafirët e huaj priteshin me një protokoll të jashtëzakonshëm. Ato ndjeheshin si në ëndërr ose si në parajsë, të rrethuar me respekt, përulësi, mirënjohje, të veshur plot ngjyra e tinguj, plot valle e muzikë, në sallone plot shandane të arta e me gur të cmuar që vezullonin para syve të të huajve. Mysafirët gostiseshin me dreka e darka marramendëse, ku nuk mungonin ushqime nga gjithë bota, e që shoqëroheshin me muzikë, danc e akrobaci të larmishme. Mysafirët akomodoheshin në zonat më luksoze të oborrit Perandorak, diku pranë rezidencës së Perandorit, në mjedise të shtrenjta, të rehatshme, clodhëse dhe argëtuese. Mysafirit në Bizant i ofrohej gjithcka. Atij nuk i mungonte asgjë.

E, në fund të vizitës, si të mos i mjaftonte e gjithë kjo pritje tejet e kushtueshme, mysafirit në Bizant i jepeshin dhurata të cmuara dhe të shumta me vete, si paketë korruptuese. Korrupsioni i lartë ishte pjesë e protokollit Bizantin, ishte mekanizëm i kapjes së mysafirëve nga Perandoria, i rekrutimit dhe përfshirjes së tyre në rrjete e veprimtari spiunazhi Bizantin.

Pra, ceremoniali prokollar Bizantin kishte dy qëllime madhore: së pari, me luksin, madhështinë, bukurinë dhe estravagancën e lartë donte të impononte imazhin e një Perandorie të fuqishme dhe të pasur mbi mysafirët e huaj. Dhe, së dyti, me paketën e dhuratave të shumta e të cmuara synonte të realizonte kapjen e mysafirëve dhe rekrutimin e tyre si pjesë e rrjetit të spiunazhit dhe të veprimtarisë së tij në mbështetje të Bizantit.

Për njëmijë vjet Perandoria Bizantine jetoi në paqe dhe në luks vetëm me përafërsisht 100 mijë ushtarë dhe e rrethuar gjithandej me barbarë. Pa armë dhe pa ushtri por vetëm me luks, pasuri, diplomaci dhe spiunazh Perandoria Bizantine ishte dhe mbetet rasti unik në historine botërore të Perandorive, që mbijetoi dhe sundoi një mijë vjet. Në këtë mbijetesë e sundim, ceremoniali protokollar luksoz dhe korruptiv ishte instrument thelbësor i dy institucioneve: i diplomacisë dhe i spiunazhit. Diplomacia luante me imazhin e fuqisë e pasurisë ndërsa spiunazhi luante me kapjen dhe rekrutimin e mysafirëve të huaj për interesa të Perandorisë Bizantine.

Perandoria Osmane e ruajti me kujdes këtë trashëgimi Bizantine. Turqia e re e Mustafa Kemak Ataturkut e thjeshtësoi këtë trashëgimi, duke e modernizuar e përshtatur me diplomacinë Perëndimore. Mirëpo, Presidenti Erdogan, duke synuar doktrinën e Dautoglusë për rritje të influencës dhe prezencës neo-otomane mbi ish-territoret e Perandorisë Otomane nga Azia Qëndrore deri në Ballkanin Perëndimorë, po e ringjall traditën Osmane të mbështetur mbi diplomacinë dhe spiunazhin Bizantin, që ishte imazh-bërës dhe korruptiv.

2. Tam-tame e tambure, një qese si poture

Nuk do e bënin këtë parashtresë mbi ceremonialin protokollar Osmano-turk të trashëguar nga Bizanti nëse nuk do shihnin substancën e takimit bilateral Rama-Erdogan, pra produktin që prodhoi e gjithë kjo pritje me tam-tame e tambura. Pesha, rëndësia dhe vlera reale e takimeve samit midis drejtuesve të lartë të shteteve duket e matet me produktin që krijojnë. Ky produkt lidhet me aktet politike, diplomatike, ushtarako-strategjike, ekonomike-tregëtare, arsimore-kulturore e shpirtërore që bisedohen, dialogohen, negociohen e së fundi finalizohen me firmën e dy përfaqësuesve të lartë.

Cfarë prodhoi takimi Rama-Erdogan? Pa pezhorativizëm mund të shprehemi se ngjante me shprehjen tonë popullore “u mbars mali dhe polli një mi”. Përvec lumit të fjalëve për “vëllazëri muslimane” e lidhje “tradicionale shekullore” që i paraprinë dhe shoqëruan gjithë takimin u firmos krijimi i Këshillit të Partneritetit Strategjik – fjalë të mëdha, të rënda, por në thelb pa qartësi qëllimore, objektivash, planesh veprimi etj. Ajo që u lexua kishte të bënte me një lloj paraleleje me aktin e partneritetit strategjik Serbi-Rusi dhe me një lloj karshillëku ndaj Bashkimit Evropian. Duket se Shqipëria dhe Serbia po luhaten në trajektore dy-vektorëshe midis Perëndimit dhe Lindjes, me një ndryshim: Serbia po anon më së shumti nga Rusia, ndërsa Shqipëria po anon më së shumti nga Turqia. E përbashkëta është se të dy palët, Shqipëria dhe Serbia po i rikthehen avazit të vjetër të shekujve të kaluar, përballë dështimeve të reja të shekullit tonë.

Marrëveshjet e tjera për 100 të sëmurë që do mjekohen në Turqi, për spitalin e Fierit, për restaurimin e Xhamisë së plumbit në Shkodër dhe për universitetin teknik të Stambollit dhe atij Nju Jork Tirana me 100 studentë ishin një kontorno pa pikë rëndësie për “peshën e rëndë të ceremonialit” samit midis dy krerëve të shteteve.

E si kushtëzim për këto marrëveshje cingërimash u vu, si gjithherë lufta e përbashkët kundër Feto-s që Erdogani, ndryshe nga Perëndimi dhe pjesa më e madhe e botës e quan “organizatë terroriste”. Bazuar në evidenca, të dhëna e fakte Feto ndërkombëtarisht nuk konsiderohet organizatë terroriste, bizneset e saj në Shqipëri janë legale, të fiskalizuara, korrekte, njerëzit që punojnë në këto biznese janë lokalë dhe të huaj nga shumë vënde të botës, të ndershëm, profesionistë, me integritet dhe jetojnë e punojnë në respekt të plotë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëetar.

3. Epilogu

Vizitat e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Turqi dhe takimet e tij me Presidentin Turk Erdogan janë kronika të rëndomta që po ndodhin herë pas here. Ato nuk tërheqin më vëmendjen e shumkujt në Shqipëri dhe jashtë saj. Por në takimin e fillim vitit 2021 “dyshja Ballkanike” Rama-Erdogan patën një takim disi ndryshe. Të ndërtuar me një protokoll ceremonial pompoz, madhështor, plot festivitet e bukuri, ku gërshetoheshin elementët e ceremonialit diplomatik klasik me ritualet tradicionale Osmano-Turke, ku benzi-mercedez Gjerman shoqërohej me kuajt e Azisë Qëndrore, ku kostumet moderne të protagoniztëve kryesor përziheshin me qallmat e pelerinat osmane të ushtarakëve gradianë të shtetit – gjithcka nisi me një prolog të lartë e madhështor, por përfundoi me një rezultat të vogël e të rëndomtë. Ishte thjeshtë një koncesion politik reciprok midis dy krerëve: Erdogani për konsum politik të brëndshëm dhe gjeopolitik Ballkanik, Rama për fushatë elektorale të brëndshme dhe karshillëk Evropian.

360grade.al

Continue Reading

Kolumna

Alarmohet Beogradi, serbët po shuhen në Maqedoni, shqiptarët po rriten!

Published

on

By

Nga Ismet AZIZI

Kryetitujt më të shpeshtë të shkrimeve apo analizave në mediat serbe janë: “Do të jemi pakicë kombëtare në Serbi”; “Në Serbi janë zbrazur 1600 fshatra”; “Nataliteti më i ulët në Evropë”; “Serbët zhduken brenda 500 viteve”?! “Populli serb ngadalë vdes për shkak të mortajës së bardhë, Beograd: Katër varrime një pagëzim”, “Çdo e katërta femër serbe nuk është nënë”; “Çdo tre vjet nga një komunë më pak” etj.

Në realitet nataliteti është padyshim breng e madhe për Serbinë, pasi që brenda çdo viti zhduket nga një qytet. Thënë ndryshe, Serbia brenda çdo viti, zvogëlohet për 60 mijë banorë. Kjo është Murtaja e Bardhë që është duke e ndryshuar strukturën demografike të Ballkanit.

Kohëve të fundit mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi edhe lëvizjes së popullsisë në Maqedoni. Prandaj, në mediat serbe vërehen edhe titujt: “Shqiptarët me natalitet ‘pushtojnë’ Maqedoninë”.

Enti statistikor i Maqedonisë ka konfirmuar paralajmërimet e demografëve maqedonas. Për herë të parë pas 65 viteve, vitin e kaluar maqedonasit “ranë” nën nivelin e 50 për qind të lindjeve.

Paralajmërimet, tashmë të njohura të demografëve në Maqedoni, bëjnë me dije se maqedonasit janë “në rrugë” që të bëhen pakicë në shtetin amë. Këto janë argumentet e reja të treguesve të Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup. Për herë të parë, që nga viti 1948, kur është bërë regjistrimi i popullsisë për herë të parë si njësi në vete, vitin e kaluar maqedonasit etnikë “kanë rënë” nën nivelin e 50 për qind të lindjeve. Në Maqedoni janë lindur 11.603 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1,080 turq, 1,226 romë…
Në të njëjtin vit kanë vdekur 14.213 maqedonas. Sipas statiscientëve, bëhet me dije se ka tremijë vdekje më shumë se lindje. Vitin e kaluar, sipas treguesve të njejtë, kanë vdekur 3230 shqiptarë, që është përgjysmë më pak nga shifra 7488 të lindur. Dihet se zyrtarisht shqiptarët ende konsiderohen pakicë në Maqedoni.

Të dhënat statistikore nga tremujori i parë i këtij viti konfirmojnë se natalitet më të lartë kanë komunat me pjesëmarrje më të madhe apo që dominohen nga shqiptarët, siq janë: Tetova, Kumanova, Struga dhe komuna e Çairit në Shkup, Saraj, Orizare, Aeroport, Studeniçan, Bogovinë, etj.

Në anën tjetër, nivel më të ulët të natalitetit kanë komunat e Manastirit, Prilepit, Velesit, Koçanit, Ohrit, Kërçovës, Demir Hisarit, Bosilovës dhe komunat e Shkupit siç janë: Karposhi, Kisela Voda, të banuara kryesisht me maqedonas.

Në Maqedoni, nga viti 2002, kryesisht për shkak të konfliktit politik mes udhëheqësve maqedonas dhe shqiptarë etnikë në qeveri, nuk është bërë regjistrimi i popullsisë.

Përpjekjet e fundit të vitit 2011, pas disa shtyrjeve, dështoi para se të përfundoj. Opozita në Maqedoni ka vlerësuar se vetëm Maqedonia dhe Somalia nuk kanë arritur të regjistrojnë popullsinë më shumë se 10 vjet, duke sugjeruar se ky duhet të jetë shkaku për reagim të OKB-së.

Deri sa të bëhet regjistrimi i popullsisë, të dhënat aktuale statistikore mbi popullsinë në Maqedoni mbeten ato të vitit 2002, me të cilën vendi ka 2.022.547 banorë. Nga ky numër, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme maqedonasit janë në rënie, ende zyrtarisht konsiderohet se janë shumicë me – 1,297 000 ose 64.2 për qind, ndërsa shqiptarët 509,083 ose 25.2 qind.

Brengë e madhe e Serbisë është fakti se numri i serbëve në Maqedoni është gjithnjë e më i vogël.

Lakorja e diagramit, e cila paraqet numrin e serbëve në Maqedoni, sipas demografëve, tregon rënie krahasuese të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni. Në vitin 1994, regjistrimi ka treguar se në Maqedoni kanë jetuar 40.228, ose 2.1 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Ndërsa vitin 2002, në këtë shtet kanë jetuar 35 936 serb që përbën vetëm 1, 7 % të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë. Kështu paraqitet kjo çështje në të përditshmen beogradase Vecernje Novosti.

Shkalla e shtimit natyror në Serbi në vitin 2011 ishte pozitive vetëm në shtatë komuna: në Komunën Beogradit – Grocka, Novi Sad, Sjenicë, Novi Pazar, Tutin, Bujanoc dhe Preshevë.

Serbia gjatë vitit 2011 ka regjistruar shtim negativ të popullsisë për minus 5.2 për qind, ndërsa popullsia e saj është zvogëluar për 32 683 në krahasim me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Entit të statistikave, nataliteti ishte 9 promilë, ndërsa shkalla e mortalitetit 14.2 promilë. Vlerësohet se numri i popullsisë në Serbisë në vitin 2011 ishte 7.258.753. Popullsia, në krahasim me vitin e kaluar, ka rënë me 0.5 pikë të indeksit.

Në të njëjtën periudhë, numri i lindjeve të gjalla ka rënë nga 68.304 në 65.598. Numri i vdekjeve ka rënë diç, dhe në vitin 2011 shkonte deri në 102.935, ndërsa në vitin 2010, kishin vdekur 103.211 persona.
Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.
Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 41 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër.

Sikur mos të ishin komunat shqiptare në Maqedoni ato të Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe të Kosovës Lindore (Presheva e Bujanoci), të cilat pothuajse janë të vetmet komuna që kanë shtim pozitiv, atëherë ku kishin me qenë Serbia dhe Maqedonia?

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kapitalin tim politik e investoj në Bankën Popullore Kurti

Published

on

By

Status në Facebook i veprimtarit të çështjes kombëtare, Shpëtim Pollozhani

FITIMI 8-10% në vit!

Ivestimi i garantuar!

Përfitimi u takon gjeneratave të ardhshme!
Kosovës do ti këthehet dinjiteti!

Bota do ta shohë se në Kosovë paska njerëz që janë kundër krim politikës!

Në Kosovë nuk do të ketë tendera, privatizime kriminale, zhvatje, koncesione dhe privilegje korruptiv!

Pas 14 shkurtit do të kemi një Kosove të dinjitetshme!

I ftoj të gjithë miqtë e mij anembanë Kosovës e botës ti japin fund poshtërimit të Kosovës martire!

Lavdi dëshmorëve të kombit dhe UÇK!

Continue Reading

Kolumna

Ç’lojë po luan binomi “Vjosa-Albin”

Published

on

By

“Këtij binomi që keni para jush i përket e ardhmja”, i tha gazetarëve Albin Kurti, pasi nënshkroi në krah të Vjosa Osmanit koalicionin e përbashkët për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ajo çka prezantuan këtë të enjte, lideri i Vetëvendosjes dhe bartësja e listës së një grupi të larguarish nga e djathta rugoviste, u paketua me mantelin e një ambicieje shumë më të madhe sesa sfida e elektorale që kishin përpara.

Dy njerëzit më të votuar në sfidën e 6 tetorit 2019 shpallën dy synime. i pari arritja e një shumice të cilësuar dhe e dyta sigurimin e postit të presidentit përpos atij të kryeministrit.

Pikërisht për këtë, gjatë konferencës së shtypit, Albin Kurti ngulmoi pothuajse në çdo fjali se zgjedhjet e 14 shkurtit ishin një referendum për ndryshimin e fytyrës së shtetit dhe la disa herë të kuptohet se qytetarët e kishin presidenten e vet (megjithëse aktualisht në detyrë) të cilën, gara elektorale, do të shërbente vetëm për ta rikonfirmuar.

Natyrisht, lideri i Vetëvendosjes i detyrohet moralisht qëndrimeve të Vjosës. Mënyra se si ajo ruajti të pakorruptuar frymën e ndryshimit që qytetarët kërkuan në zgjedhjet e shkuara, papërkulshmëria që tregoi ndaj pleqve pazarxhinj të LDK-së, karta e besueshmërisë që i shtoi kredos, se qeveria Kurti u rrëzua nga një kastë e kapsve të shtetit në kundërshtim me vullnetin popullor, nuk ishin pak.

Por sado e mbarsur me moral të jetë mirnjohja, vijësjellja dhe hierarkia e vlerave të Vetëvendosjes, në zgjedhjen politike për të propozuar Vjsosa Osmani si presidente të ardhsme të Kosovës ka edhe synime të ftohta taktike.

Kushdo e di se ky është një mision teorikisht i pamundur. Që kuvendi i ardhshëm të zgjedhë kreun e ri të shtetit, ai duhet të krijojë një shumicë të cilësuar prej 81 deputetësh. Kjo nuk ka ngjarë kurrë më parë në shtetin e pavarur dhe për këtë gjithmonë janë kërkuar marëveshje politike.

Madje deri më sot, në Kosovë, përveç të ndjerit Ibrahim Rugova që vazhdoi të korrte rezultate plebishitare edhe pas luftës, asnjëra nga partitë nuk ka arritur kurë të fitojë në zgjedhje as shumicën e thjeshtë.

Atëherë përse Albini me Vjosën po reken të kapërcejnë ylberin duke synuar të marrin, me një garë të vetme edhe postin e kryeministrit edhe atë të presidentit? Pse ata kanë shpallur se do të kërkojnë të fitojnë 3/5 e deputetëve të parlamentit të ri që duhen për arritjen e këtyre objektivave.

Një përgjigje e kësaj dilem mund të gjendet në slloganin e famshëm të studentëve protestues të majit ’68 në Francë: “bëhuni realistë, ëndërroni të pamundurën”.

Aleatët e sapo pagëzuar, me synimet që shpallën duken ftohtësisht realistë. Ata janë të ndërgjegjshëm se nuk do arrijnë dot mbi 80 mandate. Ata e dinë se Vjosa nuk do të mund të bëhet presidente vetëm me votat e koalicionit që sapo themeloi.

Por duke shpallur këtë objektiv të pamundur ata arrijnë një efekt psikologjik. Ata bëjnë mbizotëruese idenë se loja tashmë ka përfunduar dhe “binomi të cilit i pëket e ardhmja” e ka të fituar shumicën e thjeshtë. Vetëm kështu ata mund të entuzjasmojnë të vetët dhe të demoralizojnë kundërshtarët duke arritur atë që është synimi real, krijimi i një shumice të thjeshtë, të aftë për të qeverisur vendin pa pengesa.

©Lapsi.al

Continue Reading

Aktuale