Connect with us

Lajme

Radari në Shkup – Dënohen dhjetëra shoferë për një ditë

Published

on

MPB shqiptoi 80 sanksione për vozitje të shpejtë në Shkup

Njësia për siguri në komunikacionin rrugor gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit zbatoi kontroll aksioni për sanksionimin e vozitësve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Janë sanksionuar 80 vozitës, prej të cilëve tetë kanë drejtuar automjetet me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa janë sanksionuar edhe 21 kundërvajtje të tjera, kumtoi MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Continue Reading

Kosovë

Banorët e këtij fshati të Kosovës ua ndalojnë tubimet të gjitha partive

Published

on

By

Banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës, kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.

Arsye për këtë po thonë të jetë një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

Këta thonë se madje as nuk do të votojnë, ngase për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vet.

Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që krejt është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, andaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.

Continue Reading

Kosovë

Ja numri i deputetëve sipas sondazhit: VV-49, PDK-23, LDK-20, AAK-8

Published

on

By

Sondazhi i ri nga PIPOS, i cili po prezantohet në Rubikon të Klan Kosovës, ka përfshirë 1500 respodentë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas këtij sondazhi po del se VV-ja po prin me një përqindje prej 44.20, kurse PDK del e dyta me 22.40%, derisa LDK mbetet e treta me 17.35% derisa e katërta ka dalë, AAK me 7.15

Derisa për shifrat e deputetëve që subjektet politike do të mund t’i fitonin në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Sipas sondazhit del se VV merr 49 deputet, PDK, 23, LDK, 20, AAK, 8 dhe minoritet, 20.

Continue Reading

Kosovë

Sondazhi: Ja cili është lideri nga Shqipëria më i pëlqyeri në Kosovë

Published

on

By

Sondazhi i ri nga PIPOS, i cili po prezantohet në Rubikon të Klan Kosovës, ka përfshirë 1500 respodentë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas këtij sondazhi po del se VV-ja po prin me një përqindje prej 44.20, kurse PDK del e dyta me 22.40%, derisa LDK mbetet e treta me 17.35% derisa e katërta ka dalë, AAK me 7.15

Derisa në pyetjen se: Cili është lideri nga Shqipëria më i votuar nga kosovarët?

Lideri më i pëlqyer ka qenë, Sali Berisha me 21%, Edi Rama me 16%.10, Pandeli Majko me 11%, Lulzim Basha me 8.30%, Ilir Meta me 6.70%.

Continue Reading

Aktuale