Connect with us

Bota

“Plasin” dorëheqjet në Shtëpinë e Bardhë – Trump po mbetet vetëm

Published

on

Trampi në izolim, më shumë persona zyrtarë e braktisin administratën

Ministrja e Arsimit e SHBA-së, Betsi Devos mbrëmë i drejtoi një letër presidentit, Donald Tramp në të cilën e informoi për dorëheqjen e saj, e fundit nga një seri dorëheqjesh të ngjashme pas ndërhyrjes së fundit dhe dhunës në Kapitoll të SHBA-së.

“Duhet t’i veçojmë dhe t’i festojmë sukseset e shumta të administratës suaj në emër të popullit amerikan. Në vend të kësaj, ne kemi mbetur t’i pastrojmë trazirat e shkaktuara nga protestuesit që e sulmuan Kapitollin, në përpjekje për ta minuar atë që nuk është puna e tyre,” shkroi Devos.

“Kjo sjellje është e pakuptueshme për vendin tonë. Pa dyshim, retorika juaj ndikoi në situatën dhe kjo është një pikë kthese për mua”, theksoi ministrja në letrën.

Devos është sekretari i parë i Departamentit të shtetit që e dënoi turmën e dhunshme në Kapitoll Hill.

Ajo është një nga personat e shumtë zyrtarë në Uashington që largohen nga administrata. Më parë dha dorëheqje edhe sekretarja e Transportit, Elejn Çao, gruaja e Senatorit Miç Maekoneu, republikan, ndërsa për shkak të ngjarjeve jo të këndshme në kryeqytetin amerikan, nga funksioni u largua edhe Mik Molvejni, përfaqësues special i SHBA-së për Irlandën e Veriut.

Dorëheqje dhanë edhe Metju Potinger, zëvendës i këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit, Sara Metjus, zëvendës pres sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Tajler Gudspid, kryesues i Këshillit për këshilltarë ekonomitë të Shtëpisë së Bardhë, Stefani Grisham, shefe e kabinetit të zonjës së parë Melania Tramp dhe disa anëtarë të administratës.

Continue Reading
Advertisement

Bota

Informatat e fundit për koronavirusin janë për t’u habitur

Published

on

OBSH: Çdo i dhjeti pacient ka simptoma të koronavirusit edhe pas tre muajsh

Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën sot kumtoi se çdo i dhjeti pacient i infektuar me koronavirus ka simptoma të sëmundjes edhe tre muaj pas infektimit.

Drejtori i Zyrës së OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, tha se i ashtuquajturi “Kovid i zgjatur” mbetet i panjohur, por që problemi është real dhe domethënës.

OBSH apelon aktorët politikë të bëjnë më shumë që të kushtohet vëmendje dhe të trajtohet kovidi afatgjatë, i cili, mes tjerash, manifestohet me lodhje të rëndë, dhimbje gjoksi, probleme me zemrën, dhimbje koke, harresë, depresion, humbje të nuhatjes, diarre dhe teshtitje.

Kluge tha se të dhënat në dispozicion tregojnë se një në katër persona i infektuar me kovid ka simptoma edhe një muaj pas marrjes së një testi pozitiv, ndërsa çdo i dhjeti ka simptoma edhe pas 12 javësh.

Continue Reading

Bota

Si: Kina e mundi varfërinë 

Published

on

Presidenti kinez Si Xhinping sot deklaroi se me përpjekje të përbashkëta të Partisë Komuniste së Kinës dhe përfaqësuesve të grupeve etnike, është mundur varfëria në vend.

“Varfëria nuk është socializëm. Nëse gjendja nuk ndryshohet në rajonet e varfra apo nuk përmirësohet cilësia e jetës, kjo nuk është socializëm”, theksoi Si në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për luftë kundër varfërisë në Sallën e madhe në Pekin.

Ai theksoi se Partia Komuniste e Kinës, e cila shënon njëqind vjet nga formimi, e ka çliruar popullatën rurale nga varfëria, ndërsa në vit varfërinë e kanë mundur më shumë se 10 milionë njerëz.

Ai shtoi se çrrënjosja e varfërisë nuk është fundi por fillim i luftës së re për një jetë më të mirë. Si si detyra të reja i potencoi zgjidhjen e zhvillimit të çekuilibruar dhe të pamjaftueshëm, uljen e hendekut zhvillimor midis rajoneve urbane dhe rurale dhe realizim të zhvillimit gjithëpërfshirës dhe prosperitet të përbashkët të të gjithë kinezëve.

“Nga zbatimi i politikës kineze të reformave dhe hapja ndaj botës varfëria e kanë mundur 770 milionë njerëz nga mjediset rurale.

Continue Reading

Bota

Të paktën 16 persona të vrarë në sulmin xhihadist në Nigeri

Published

on

Të paktën 16 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën dje në një sulm xhihadist në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë, kumtuan autoritetet lokale.

“Në sulmin me granatë vdiqën 16 persona dhe u plagosën disa dhjetëra. Numri I viktimave mund të jetë edhe më i lartë”, thanë autoritetet.

Xhihadistët i kaluan barrierat e sigurisë në Majdaguri dhe prej atje qëlluan me granata.

Deri më tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin tragjikë të fundit.

Të paktën 36.000 persona janë vrarë në dhunimet e Boko Haram në Nigeri që nga viti 2009, ndërsa rreth dy milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk lejohen të kthehen.

Continue Reading

Aktuale