Connect with us

Spektakël dhe Yje

Avdullah Hoti hap llogari në Instagram, Kallashi: Kthema followin mos u bo…

Published

on

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, sot përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se do të jetë aktiv edhe në rrjetin social instagram. Hoti ka hapur llogari zyrtare në instagram, e aty ka pasur një koment insteresant nga një yll i showbizit.

Hotit i ka komentuar Donjeta Kosumi – e njohur si Kallashi. Duket se ndër ndjekësit e parë të Hotit në instagram është Kallashi.

Ajo i ka thënë Hotit “Ktheje follow, mos u bë interesant”.

Edhe pse Kallashi i ka thënë Hotit që t’ia kthejë ‘follow’, duket se ajo nuk ka qëndruar mjaftueshëm besnike në këtë çështje.

Del se vet Kallashi nuk është duke e ndjekur Hotin në Instagram.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Këngë për Erdoganin nga shqiptarët, mijëra shikime, por edhe kritika në rrjetet sociale (VIDEO)

Published

on

By

Nga dje, këngëve isopolifonike i është shtuar edhe një këngë kushtuar presidentit turk. Grupi polifonik i Mallakastrës “Gjergj Aranitasi”, publikoi këngën dedikuar Rexhet Taip Erdoganit, si mirënjohje ndaj ndihmës që Turqia po i jep Shqipërisë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç dhe ndërtimin e një spitali në Fier.

Teksti i këngës është i mbushur me lëvdata dhe himne për udhëheqësin turk duke shprehur falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, “si nëna evlatit”, sikundër thuhet në vargjet e saj.

Në vetëm një ditë pasi është hedhur, kënga ka marrë mijëra shikime në YouTube, por të shumta janë dhe kritikat në rrjetet sociale.

Si për ironi të fatit grupi mban emrin e Gjergj Aranitit që konsiderohet si një nga luftëtarët më të njohur në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane pas heroit kombëtar, Skënderbeut.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Produksioni MAQINA paralajmëron rikthimin

Published

on

By

Produksioni MAQINA ka paralajmëruar rikthimin, duke e quajtur një e mirë e sigurtë për vitin 2021.

Sipas asaj që e shohim në promon e materialit të paralajmëruar, risitë nuk do të mungojnë por na tregon edhe stilin dhe shijen e veçantë që ky produksion ka treguar që nga fillimi I punës së tyre.

Puntata e re publikohet shpejtë, siç mund ta shohim nga rrjetet sociale, muzika vjen në plan të parë, si gjithmonë, por MAQINA kësaj rradhe na premton më shumë, madje presin që ky vit do të jetë viti i MAQINËS. Materiali I plotë pritet të publikohet brenda javës.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

“Kohët e këqija nuk zgjasin”, Fifi vjen me poza atraktive

Published

on

By

Këngëtarja e njohur, Fifi, është ndër më të dashurat për një pjesë të madhe të audiencës.

Ajo për vite me radhë ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar mijëra fansa të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, duke ndarë imazhe tërheqëse, sikurse ka bërë edhe gjatë ditës së sotme (e hënë).

Artistja është shfaqur plot stil, derisa merrte poza tërheqëse para pasqyrës, duke vënë në pah edhe linjat trupore.

“Kohët e këqija nuk zgjasin”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Sa i përket projekteve muzikore, Fifi ka paralajmëruar dy këngë të reja, për të cilat nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.

Derisa po përgatitet për të rejat, “Du & Ich” mbetet hiti fundit, që erdhi në bashkëpunim me Bardhin dhe DJ Gimi-O.

Continue Reading

Aktuale