Connect with us

Sport

I përfundon kontrata me Atletikon – Simeone mund të drejtojë përfaqësuesen e këtij shteti

Published

on

Simeone mund ta kryesojë reprezentacionin e Argjentinës

Federata Argjentinase e Futbollit po mendon të ftojë Diego Simeonen në pozitën e trajnerit të ekipit kombëtar, transmeton “El Çiringito”.

Kontrata e 50-vjeçarit me Atletikon është nënshkruar deri në fund të sezonit 2021/22.

Simeone e ka udhëhequr Atletiko Madridin që nga dhjetori 2011. Nën udhëheqjen e tij, ekipi e fitoi kampionatin, Kupën spanjolle dhe Superkupën, dy herë Ligën e Evropës, dy Super Kupa të UEFA-s dhe gjithashtu luajti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Si futbollist, Simeone luajti 104 ndeshje për Argjentinën (i pesti në histori) dhe shënoi nëntë gola.

Argjentinasit aktualisht udhëhiqen nga Lionel Skaloni.

Continue Reading

Bota

Rrëzohet aeroplani me 4 futbollistë brenda

Published

on

Fatkeqësi e aeroplanit në Brazil, katër futbollistë e kanë humbur jetën.

Katër futbollistë të klubit brazilian “Palmas”, kryetari i klubit, Lukas Meira dhe piloti e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit, që ka ndodhur sot.

Fatkeqësia ka ndodhur kur aeroplani me futbollistët, të cilët duhej nesër të luajnë ndeshje, u rrëzua në fund të pistës pas fluturimit në Luzimangues.

Continue Reading

Sport

Klop flet për “largimin e Salah”

Published

on

Klop nuk vlerëson se zërat për Salahun do të ndikojnë në Liverpul.

Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop i ndau qëndrimet rreth zërave për interesin e gjigantëve spanjollë Real dhe Barcelona për sulmuesin Muhamed Sallah.

“Nuk mendoj se kjo ka ndikim të madh ndaj ekipit. Kjo është situatë normale për tërë futbollin botëror. Në shumicën e rasteve, punët nuk janë ashtu siç spekulohet. Pak është e mundur që kjo ta prish qetësinë në Liverpul”, deklaroi Klop.

Në sezonin 2020/21, Sallah luajti në 27 ndeshje, shënoi 17 gola dhe ka katër asistime.

Portali Transfermarket.com vlerën e 28-vjeçarit e vlerëson në 120 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Shuma e jashtëzakonshme që ka fituar McGregor pas duelit, fiton rreth 20 herë më shumë se Poirier

Published

on

Dustin Poirier nokautoi Conor McGregor në një ngjarje të madhe kryesore në UFC 257 të zhvilluar në ‘Fight Island’.

Irlandezi është nokautuar në raundin e dytë, mirëpo fitimi i tij ka kjo përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë.

McGregor i kishte të garantuara pesë milionë dollarë vetëm pse përballjet me Poirier, ndërsa edhe 15 milionë të tjera i ka fituar nga drejtat televizive.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez The Independent, irlandezi ka fituar në total 20 milionë dollar nga kjo përballje përkundër humbjes.

Në anën tjetër fitimi i Dustin Poirier ka qenë shumë më i vogël, përkundër se triumfoi në këtë përballje.

Amerikani ka fituar diçka më shumë se një milionë dollar nga përballja me McGregor.

Gjithsesi përkundër humbjes nga Poirier, irlandezi ka mbetur i kënaqur nga shuma që ka fituar nga kjo përballje duke shtuar edhe më shumë pasurinë e tij. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale