Argëtim
“S’po na vyn vaksina, s’po na vyn kovidi, na vyjn paret kesh se jeta na fiku” – Super tallava nga Vedati i Stupcave (VIDEO)
Argëtim
Zyrtarisht Golf është “i vdekur” në SHBA
Volkswagen nuk do të përdorë më modelin Golf për Shtetet e Bashkuara.
Volkswagen Golf nuk do të shitet më në SHBA dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht nga prodhuesi gjerman i makinave, transmeton Telegrafi.
Golf 8 GTI dhe Golf R sigurisht që do të ofrohen, kjo nuk do të ndryshojë, por asnjë nga makinat e tyre të ardhshme nuk do t’u ofrohet shoferëve atje, pasi thjesht u shit shumë keq.
Për shkak të kësaj, Volkswagen do të përqendrohet në modelin Jetta, si dhe Taos, ku ky SUV i vogël është shumë më tërheqës për klientët amerikanë sesa Golf dhe kjo është një veprim krejtësisht logjik nga Volkswagen.
Në Shtetet e Bashkuara, Golf mund të gjendet me një çmim prej 24,190 dollarësh, dhe një maksimum prej 24,990 dollarë.
Sa i përket tregut evropian, Golf nuk do të ndalet së shituri.
Sipas mediave amerikane, Golf është “i vdekur” për tregun e tyre. /Telegrafi/
Argëtim
Mos gaboni ta kërkoni këtë në Google
Motori më i famshëm i kërkimit do të bëjë gjithçka kërkoni ju, por gjithnjë ka disa kufinj.
Ndonjëherë rezultatet janë të pakëndshme dhe s’kanë aspak lidhje me ato që po kërkoni, prandaj bëni kujdes me fjalët që do të shkruani herën tjetër që do të hapni Google-in. Çfarë s’duhet të kërkoni?
1. Google
A keni dëgjuar ndonjëherë për gjëra që janë 100% të vërteta apo për fundin e botës? Me siguri nuk keni gjetur përgjigje. Kështu funksionon: I kërkoni Google-it diçka pa kuptim: të kërkojë vetveten dhe ai nuk mund t’ju përgjigjet, transmeton Lajmi.net.
2. Harlequin Ichthyosis
Kjo është një sëmundje e rëndë gjenetike ku lëkura e fëmijës është e mbuluar me pllaka të bardha dhe të çara. Kjo është një nga pamjet më të rënda që dikush mund të shohë. Deri në vitin 2011 ajo është konsideruar fatale, por më pas jo. Me anë të kujdesit që në lindje ajo mund të kurohet dhe numri i të mbijetuarve është gjithmonë në rritje.
3. Fournier
Lojëtari i NBA Evan Fournier e ka nofkën “Never Google” (kurrë Google) dhe ka një arsye për këtë. Mbiemri i tij i cili është një fjalë e vjetër franceze për një lloj gangrene që prek organet gjenitale dhe quhet ndryshe “Boulanger” (ose “Breadmaker”). Kur kërkoni në Google rezultatet do jenë të tjera dhe jo në lidhje me këtë lojtar.
4. Krokodil
Emri i rrugës sw Desomorfinës, një derivues i morfinës me efekte të fuqishme e cila përdoret edhe si zëvendësues i heroinës në Rusi dhe Ukrainë. Efektet anësore të drogërave që shpesh prodhohen në mënyrë të paligjshme përfshijnë substanca toksike të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha në lëkurë, infeksion të indeve në një shkallë të madhe ose të dëmtojnë zonat e injektuara. Kjo njihet si një drogë mishëngrënëse.
5. Calculus Bridge
Megjithëse nga fjalët duket si problem matematike, nuk është kështu. Në fakt është një problem me dhëmbët. Më mirë të mos i shikoni pamjet. Lerjani dentistit këtë punë të vështirë.
6. Adresën tuaj të e mail-it
Shumë përdorues raportojnë fjalëkalime të vjedhura, apo llogari email-i të shitura.
7. Simptomat e një sëmundjeje
Nëse mendoni vërtet se jeni sëmurë, duhet të shkoni tek një mjek jo në Google! /Lajmi.net
Burimi: Independent
Argëtim
A e dini cilat janë fjalët më të gjata të gjuhës gjermane? – Do të befasoheni me kuptimin në gjuhën shqipe
Mësimi i gjuhës gjermane është shndërruar në trend në vitet e fundit në vendet e Ballkanit, sidomos Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. Kjo për arsye të migrimit masiv të të rinjve nga këto vende drejt shtetit gjerman, ku pajisen shumë lehtë me vizë pune, si pasojë e politikave liberale të vizave në Gjermani, shkruan in7. Si rezultat, u paraqit nevoja për hapjen e shumë institucioneve private që ofrojnë kurse të gjuhës gjermane. Një e tillë është edhe kjo që po e sjellim më poshtë nga qyteti i Strugës, prej ku na vjen një kuriozitet që lidhet me gjuhën gjermane. Kurse të gjuhës gjermane në Strugë, na tregoi sot dy fjalët më të gjata të gjuhës gjermane. Edhe pse duken si të pabesueshme dhe aspak të lexueshme, këto dy fjalë kanë kuptim dhe përdoren në gjuhën gjermane.
“Ja si duken dy fjalët më të gjata të gjuhës gjermane:
1. Rinderkennzeichnungsfleischetikettierungsüberwachungsaufgabenübertragungsgesetz
2. Grundstücksverkehrsgenehmigungszuständigkeitsübertragungsverordnung”, shkruan në faqen e facebookut “Kurse të gjuhës gjermane në Strugë”.
E nëse doni ta dini kuptimin e këtyre dy fjalëve në gjuhën shqipe, atëherë po ua përcjellim më poshtë.
Fjala e parë përkthehet kështu: “Ligji mbi delegimin e detyrave për mbikëqyrjen e shënjimit dhe etiketimit të mishit të viçit”.
Fjala e dytë e ka këtë kuptim: “Rregullimi i kalimit të kompetencave lidhur me lejen për tregtimin e pasurisë së patundshme”.
-
Lajme3 days ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Denoncime1 month ago
Pse BDl e fshiu këtë video? – Omer Ajdini i FRASH e publikon sërish në rrjet
-
Lajme2 months ago
Shtëpitë e shëndetit nisin përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Covid 19
-
Kosovë2 months ago
LDK’ja e humbi Podujevën, por ende nuk është zyrtarizuar rezultati – Ja çka thonë nga KQZ
-
Komente1 month ago
Të burgosurit nga Grupi i Kumanovës kanë ca fjalë për Ali Ahmetin dhe titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Lajme2 months ago
Njësiti “TIGRAT” gabimisht bastisin familjen shqiptare në Shkup
-
Bota2 weeks ago
“Plasin” dorëheqjet në Shtëpinë e Bardhë – Trump po mbetet vetëm
-
Lajme2 months ago
Maqedonia e Veriut synon dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës