Connect with us

Teknologji

TikTok përballet me padi nga një 12-vjeçare

Published

on

Një 12-vjeçare nga Anglia po mendon të ndërmarrë veprime juridik kundër aplikacionit për shpërndarje të videove, TikTok, me pretendimin se kompania përdor të dhënat e fëmijëve në mënyrë të jashtëligjshme, raporton BBC.

Një gjykatë ka thënë se vajza mund të mbetet anonime nëse rasti shkon përpara.Ky veprim është duke u përkrahur nga Anne Longfield, komisionere për fëmiijë në Angli.

Ajo beson se TikTok ka shkelur ligjet e Britanisë dhe BE-së për mbrojtjen e të dhënave. TikTok tha se ka pasur “politika të fuqishme” për mbrojtje të fëmijëve dhe nuk ka lejuar që fëmijët nën moshën 13- vjeç të bëhen pjesë e tij.

Longfield shpreson që kjo lëndë do rrisë masat mbrojtëse për fëmijë nën moshën 16-vjeç që përdorin TikTok-un në Angli dhe përtej.Sfidë pritet të jetë anonimiteti i vajzës, pasi nëse kjo nuk bëhet, ajo do përballet me ngacmime nga moshatarët e saj që mund ta shohin si kërcënim.

Continue Reading

Teknologji

Risia e re e Whatsapp dhe Facebook, nuk do t’ju pëlqejë përdoruesve

Published

on

Çfarë do të ndajë WhatsApp me Facebook në të ardhmen?

Numri i telefonit, vendndodhja dhe më shumë. Shërbimi i mesazheve i ndan këto të dhëna me Facebook – të paktën në rrethana të caktuara.

Kushdo që nuk pajtohet nuk mund të përdorë më WhatsApp. Kjo ka çuar në një eksod të madh të përdoruesve në aplikacione të tjera alternative, të tilla si Signal dhe Telegram.

Kishte ende konfuzion rreth asaj që saktësisht WhatsApp ndan tani me Facebook.

Sipas kompanisë, qëllimi kryesor ishte krijimi i mundësive të reja të të ardhurave për bizneset.

Dyqanet WhatsApp mund të përdoren për të bërë blerje përmes “Facebook Business”.

Për këtë, Facebook gjithashtu ka shërbimin e tij të pagesave, Facebook Pay.

Në mënyrë që ky model biznesi të funksionojë, të dhënat duhet të transferohen nga njëra platformë në tjetrën.

Nëse e përdorni WhatsApp, të dhënat e mëposhtme ndahen me Facebook:

Bisedat private dhe historitë e bisedave, thirrjet, informacionet në grup dhe vendndodhjet e ndara, megjithatë, nuk ndahen me Facebook, siç thekson kompania.

Në SHBA, këto të dhëna mund të shkëmbehen lehtësisht midis WhatsApp dhe Facebook.

Duket ndryshe në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse udhëzimet për mbrojtjen e të dhënave në këtë vend gjithashtu deklarojnë: “Asnjë nga informacionet që transmeton WhatsApp (…) nuk mund të përdoret për qëllimet e vetë kompanisë Facebook”.

Kjo do të thotë që megjithëse Facebook merr të dhëna nga WhatsApp, ai nuk mund t’i përdorë ato për të shfaqur reklama të synuara.

BURIMI

Continue Reading

Teknologji

Nuk mban mend fjalëkalimin/ Mund të humbasë 220 milionë $ në Bitcoin

Published

on

By

Një programues kompjuterësh ka mbetur jashtë portofolit të tij dixhital me gati 220 milionë dollarë në Bitcoin dhe tani i kanë mbetur vetëm dy mundësi për të provuar fjalëkalimin, në të kundërt paratë do t’i bllokohen përjetësisht.

Gjermani Stefan Thomas, që tani jeton në San Francisco, i tha New York Times se në 2011, një fanatik i kriptomonedhës i pati dhuruar 7.002 Bitcoin, pasi ai kishte krijuar një video që shpjegonte se çfarë është saktësisht monedha virtuale, asokohe në fillesat e saj.

Por Stefan e humbi password-in, që njihet si çelësi dixhital të portofolit online dhe ndonëse ka provuar të gjithë kombinimet e veta të zakonshme, nuk ka mundur të hyjë dot më. Gjatë kësaj, çmimi i kriptomonedhës ka mbërritur majat. Shtrihem në shtrat dhe mendoj, por sa herë ulem në kompjuter me një strategji të re në mendje dhe ajo nuk funksionon, atëherë më pushton përsëri dëshpërimi”, shprehet Thomas.

Dhe nuk është i vetmi që i ndodh kjo. Sipas New York times, ka edhe të tjerë në situatën e tij që nuk mbajnë mend fjalëkalimet. Gazeta thotë se 18.5 milionë Bitcoin, që vlejnë aktualisht më shumë se 140 miliardë dollarë, gjenden aktualisht në portofolë të humbur apo të bllokuar virtualë.

Continue Reading

Lajme

Valë e regjistrimeve në ‘Signal’, pasi Elon Musk kërkoi që ndjekësit “të largohen nga WhatsApp”

Published

on

By

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të koduara që shet veten si një shërbim i përqendruar në privatësi po ndryshon kushtet e tij të shërbimit dhe po i detyron përdoruesit të ndajnë të dhëna personale me Facebook, kompania e tij mëmë.

Sipas medieve të huaja, të mërkurën, Whatsapp në një njoftim tha se përdoruesit e saj duhet të bien dakord të lejojnë Facebook dhe “filialet” e tij të mbledhin të dhëna të WhatsApp duke përfshirë numrat e telefonit të përdoruesve, numrat e telefonit të kontakteve, vendndodhjet dhe më shumë.

Deri më 8 shkurt, nëse përdoruesit nuk bien dakord, ata do të humbasin qasjen.

Dhe kjo lëvizje, siç thuhet më tej, nxiti përdoruesit të kalojnë në aplikacione më të vogla të këtij lloji si Signal dhe Telegram dhe të fshijnë llogaritë e tyre në WhatsApp.

Madje, një reagim rreth kësaj ka ardhur edhe nga shefi i Tesla Inc. dhe i SpaceX, Elon Musk, i cili ka rekomanduar përdoruesit të ndërrojnë shërbimet, duke kërkuar që të ‘përdorin Signal’.

Si rezultat, pas postimit të Musk në Twitter, aplikacioni Signal u përfshi nga kërkesa të përdoruesve të rinj dhe “përmbytja e regjistrimeve” vonuan dërgimin e kodeve të verifikimit që nevojiten për të aktivizuar llogaritë e reja të përdoruesve.

Continue Reading

Aktuale