Connect with us

Komente

Të burgosurit nga Grupi i Kumanovës kanë ca fjalë për Ali Ahmetin dhe titullin “Doctor Honoris Causa”

Published

on

Letra më poshtë është pa ndërhyrje, ashtu siç na kanë dërguar:

Nga Sami Ukshini (komandant Sokoli) Val Zeka Shek Hallaçi.

Të jetosh në shekullin e matrapazëve…

Është për keqardhje, që sjelljet e kastës kriminale në politikën Shqiptare gjithë andej,nuk kanë të ndalur me sjelljet e tyre të mbrapshta.
Rrethanat aktuale në të cilat jetojmë ne Shqiptarët, me këtë kastë politike te korruptuar,kriminale dhe antikombëtare,na shtyejnë të mosë i besojmë asgjëje të vlefshme,që dikur brezat para nesh,i kanë pasur për nderë ata:Tituj, Dekorata, Medalje dhe Çmime të ndryshme,që u janë dhënë njerëzve meritorë, për kontribute të ndryshme, duke filluar nga Patriotizmi, Politika, Ushtria ,Shkenca, Kultura,Sporti dhe Humanizmi.
Ne sot në kohën tonë,këta tituj i blejmë dhe i shesim,për nevojat e një grupi apo individi,që në popull ka filluar ti ulët retingu politik apo moral,andaj rinia jonë Shqiptare,z’duhët në asnjë formë,ta marrë këtë sjellje tonën si diçka të rregullt,dhe normale, por duhet ta kundërshtojë fortë,sepse gjenerata jonë,është përgjegjëse,dhe në vazhdimësi e devalvonë gjdo gjë të shenjtë,që kishim ne Shqiptarët dikur.
Prandaj të gjithë Titujt, Medaljet, Dekoratat dhe Çmimet e ndryshme,të dhëna në teritoret ku jetojnë shqiptarët në një te ardhme të afërt,duhët te shqyrtohën, në qoftë se ka shkelje të rregullave dhe etkës lidhur me to, si të tilla të anulohen dhe tëshpallën,të pavlefshme.
Rasti më i fundit është dhënja e titullit,Doctor Honoris Causa për Ali Ahmetin nga Universiteti i Tetovës,rektorë i të cilit është Vullnet Ahmeti,dikur truproje i Ali Ahmetit, shtrohet pyetja pse tani ky titull i jepët Ali Ahmetit,athua për arsye se emri i Aliut kohëve të fundit,është përmendur si protagonist kryesor,në tradhëtitë e mundshme ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, duke filluar që nga viti 1997 në Kosovë,dhe gjer në rastin e fundit atë te Kumanovës në 2015.

Continue Reading
Advertisement

Komente

“Jeni bërë lecka maqedonase” – Profesoresha Gjyla Çeliku reagon ashpër ndaj Zëvendëministrit dhe Sekretearit Shtetëror në Ministrinë e Kulturës

Published

on

Shkruan, Gjyla ÇELIKU

Zv. Ministri i Kulturës Sedat Sulejmani në Maqedoninë e padrejtë të Veriut ose Jugut jep një opinion sikur të mos ishte pjesë e atij institucioni dhe duke luajtur rolin “part time” dhe “photo time” zv.ministër!

Ministresha maqedone burrë&grua nacionaliste, të cilën nuk mund ta definoj me raste, por që është ministreshë edhe e shqiptarëve, luan rolin e bosit/boses së institucionit në të cilin paguajnë tatime edhe shqiptarët, ju ndan projekte më pak se minimale shqiptarëve.
Duhet të japësh dorëheqje dhe përgjegjësi, ti zv.ministër shqiptar, ose vëndo kushte në atë ministri të shpërfytyruar në nacionaliste, bashkë me atë dostin tënd që e keni sekretar të përgjithshëm aty.

Sekretari është gjithashtu shqiptar, të njejtat vlejnë edhe për atë sepse u bëtë lecka maqedone. Interesante, i paska dëgjuar ministresha kur duhej të largoheshin shqiptarët e punësuar të partive që ata të dy nuk i adhuronin dhe nuk i paska dëgjuar për projektet shqiptare. Turp. Mëkat. Dhimbje kombëtare.

Diskriminim që të acaron si shqiptare autoktone.
Diskriminim që të nënçmon intelegjencën!
Diskriminim që të dëmton qelizën e kombit dhe shoqërisë shqiptare.
Diskriminim që të demotivon kreativitetin dhe shumicës ekzistencën e OJQ-ve kulturore e kombëtare shqiptare dhe shtëpive botuese shqiptare.
Diskriminim që ka vetëm një emër NACIONALIZËM me perversitet.

Hisen e shqiptarëve e filloi ish ministri nga Alternativa Asaf Ademi dhe e vazhdoi me të njejtin ritëm, me krenari dhe ndershmëri Hysni Ismaili i po të njejtës parti dhe tash deputet në kuvend, ndërsa juve të tjerëve më vjen turp t’ju përmend.

Continue Reading

Denoncime

“Mos të habiteni po t’i shihni deputetët e partisë së Artan Grubit në ndonjë protestë të ditëve të ardhshme”

Published

on

By

Arianit Xhaferi në Facebook shkruan:

Të mos harrojmë se kryeprokurori Lubomir Joveski ishte ai që i dha “aminin” vendimit të gjykatëses Suzana Kusigerska për të rikualifikuar VRASJEN E Almir Aliut nga ana e Boban Iliqit nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”, me çka vrasësi Boban Iliq u dënua me katër vite burg, dhe tash gëzon lirinë, derisa trupi i Almirit po kalbet, e shpirti i tij nuk mund të gjejë paqen. Përndryshe, Lubomir Joveski u zgjodh kryeprokuror më 25 Dhjetor 2017, me 62 vota pro. Atëherë, zëvendës kryeministri i sotëm Artan Grubi (BDI) u mburr me zgjedhjen e Joveskit, pa votat e partive tjera shqiptare.
E tani, mos të habiteni po t’i shihni deputetët e partisë së Artan Grubit në ndonjë protestë të ditëve të ardhshme.
(Me IK nënkupton Lëvizjen Besa)

Continue Reading

Komente

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Published

on

Nga Petrit ALIAJ

Me 26 korrik të vitit që shkoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se dëshiron të forcojë më tej forcat e armatosura të vendit të tij përmes blerjes së një sasie të konsiderueshme avionësh luftarak të tipit “Sukhoi-25” dhe Mig 29, të prodhuar në Rusi duke lidhur edhe një kontratë për blerje të një baterie raketash tokë-ajër, Pansir S1 të destinuara për mbrojtjen e forcave tokësore civile e bazave ushtarake si edhe elikopterë Mi-17V-5 përfshirë edhe një sasi mjetesh të blinduar e tanke të tipit T-72. Në këtë drejtim, shtojmë edhe blerjen e 6 droneve të telekomanduar për qëllime zbulimi ushtarak tip;CH-92A nga Kina së bashku me 18 raketa tokë ajër e të tjera paisje teknologjike ushtarake.

Fakti që Serbia vitin që shkoi, shpenzoi rreth 356.25 milionë euro për blerje armatimesh, ndërsa në total arrin shifrat prej 1 miliard e 369 milionë dollarë është një kërcënim real i paqes në rajon e të politkës megalomane delirante për të krijuar Serbinë e madhe.

Është një trokitje e fortë në kokën e të gjithë shqiptarëve, në të pesë territoret tona të munguara që na viti 1913. Sigurisht janë lajme të pa këndshme dhe të rrezikshme edhe për shkak të paaftësisë tonë në rajon për tu marrë vesh, qoftë me kanale diplomatike apo qoftë me realizimin e një Konference të përbashkët me drejtuesit e komuniteteve të shoqërinë civile në rajonet e banuara nga shqiptarë, përfshirë edhe referuesit e këshillave të mbrojtjes së Rep.së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Një konferencë, e cila duhet të kontribuojë për krijimin e një Shtabi Ushtarak të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare (Shqipëri -Kosovë etj.) me bashkëpunimet e ngushta të Akademive tona Ushtarake, Shkencore e Gjuhësore për të përshpejtuar krijimin e një boshti të mbrojtjes sonë kombëtare, të territoreve tona, historisë, gjuhës, traditave e të kulturës, përfshirë edhe evidentimin e të gjitha krimeve të luftës e të shfarosjes në masë të kryera nga fashistët grekë e ata serbë ndaj nesh për t’i dërguar në gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës… pa anashkaluar përdhosjen që i është bërë kishës autoqefale shqiptare si edhe influencën paradoksale të islamizmit turk në të gjithë Ballkanin …

Në këtë situatë armatimi të Serbisë dhe të revanshit që ka marrë qeveria greke me pretendimet e saj territoriale, na shtyn të organizohemi për të demaskuar pa aftësisë e pushtetarëve në Tiranë e Prishtinë, të cilët reciprokisht kanë bërë pazarllëqe me serbët dhe grekët në dëm të interesave tona për të ndaluar e anuluar këto marrëveshje të rrezikshme.

Fakti tregon se politikanët tanë jane kthyer në tregtarë të pa skrupullt e nuk po pyesin më për tokat, liqenet, detin, pasuritë nën tokësore e lumore. Nuk pyesin për forcën e diasporës, e cila iu rrezikon pushtetin e tyre të tjetërsuar nga fitimet e jashtëligjshme. Ata komandojnë traret e doganave tona. Ata kanë mbyllur sytë ndaj sistemit tonë shëndetësor, i cili është në kolaps të plotë korrupsioni dhe vdekja është kthyer një bumerang fitimesh për bluzat e bardha. Ata komandojnë shitblerjen e votave, të bluzave të zeza e të partive politike, duke i financuar ato me paratë. Ata i drejton Maliqi mbasi ligjet i bëjnë të “fortët “Ata, lart në kupolë shesin edhe nënën e tyre edhe pse grinden njëri me tjetrin, ata mblidhen kokë më kokë kur u rrezikohet pushteti për të mbytur në embrion lindjen e çfarëdo lloj force politike, demokratike e atdhetare, ashtu si shtrigat e Salemit (Massachusets-1692), të cilat persekutonin këdo që nuk i përqasej besimit të tyre. Këto shtriga sot nën petkun e “shqiptarizmës” po ndjellin përçarjen, pasigurinë, krimin e organizuar financiar, mungesën e vendeve të punës, të shtypit të lirë e humbjen e besimit të mijra të rinjve, të cilët shikojnë se sa herë ndërrohen kuajt në pushtet tronditen të gjithë ata që i ka punësuar partia e tyre. Faktet tregojnë se vetëm në vitin 2019 janë larguar afërsisht nga Shqipëria 31 mijë persona, ndërsa nga Kosova 21 mijë për mungesë të perspektivës dhe investimeve e kanë braktisur vendin.

Nëse Serbia, nga njëra anë, kërkon të arrijë një ekuilibër të vështirë nga pikëpamja ushtarake me Prishtinën, nga ana tjetër si Moska ashtu edhe Pekini ndjekin objektiva të qarta të kontrastimit dhe kufizimit të ndikimit të Atlantikut dhe të Shteteve të Bashkuara në rajon. Për sa më sipër duhet të jemi vetë ne shqiptarët, të cilët duhet ta nxjerrim qimen prej qullit. Duhet të jemi ne shqiptarët që duhet të forcojmë unitetin tonë dhe bashkëpunimin me aleatët tanë, pa harruar se ne kemi qenë dhe jemi historikisht në Europë, në një Europë të Bashkuar, e cila nuk ka fuqi të veprojë e të gjykojë fqinjët tanë Serbi e Greqi për të gjitha ato padrejtësi e krime që kanë bërë e vazhdojnë t’i bëjnë popullit tonë pa harruar se duhet të jemi zotër të vetvehtes në shtëpinë tonë.

Continue Reading

Aktuale