Connect with us

Lajme

“Prej sot turpi nuk është anonim, por ka titull ‘Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës’” – Të rinjtë e Aleancës dhe Alternativës ekspozojnë “punimet shkencore” të Ahmetit

Published

on

Reagimi i plotë i FRASH dhr FRA

Meqë sot kryetari i një partie politike në pushtet ka vendosur ta rrëmbej titullin “ Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës, ne jemi sot këtu – pikërisht para Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani” – për të shpalosur para jush veprimtarinë “e bujshme” akademike , shoqërore dhe eksperimentale të personit i cili ka vendosur të vet-dekorohet me këtë titull.

Në ekspozitën që po e shihni prapa meje, kemi shpalosur vetëm disa nga shkrimet akademike që ky person do t’ua lërë gjeneratave të ardhshme, ndër të cilat janë: “Strategjia e zhvendosjes së rinisë në mërgim pa dhunë dhe represion”, si dhe librin best-seller “Të arrish deri tek 700 mijë nëna për 1 sekondë”. Përveç këtyre shkrimeve të mirënjohura, ne kemi vendosur të shpalosim edhe disa nga eksperimentet që janë zhvilluar nga personi që do të shpallet “Doctor Honoris Causa”, siç janë eksperimenti në Lagjen e Trimave si dhe ai “Monstra”, pasojë e së cilëve janë dhjetëra shqiptarë që sot dergjen burgjeve të këtij shteti.

Të dashur qytetarë, dhënia e çmimit “Doctor Honoris Causa” kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim duke e pasur parasysh këtë veprimtari të cilën po e shihni e të cilën e din çdo shqiptar, në mënyrë më demonstrative tregon nivelin e kapjes dhe nëpërkëmbjes që kjo parti po i bën institucionit më i lartë arsimor shqiptar në vendin tonë – pra Universitetit të Tetovës – i cili është ngritur mbi gjakun dhe djersën e shqiptarëve jo vetëm të vendit tonë, mirëpo i cili për fat të keq sot ka rënë nën kthetrat e pamëshirshme të politizimit dhe partizimit që po ushtrohet nga kjo parti. Kështu i trazohen eshtrat Abdylselam Eminit, por edhe Fadil Sulejmanit, si njerëz që flijuan gjithçka për ngritjen e këtij universiteti. Prandaj edhe sot ne pyesim se vallë çfarë do të thoshte Fadil Sulejmani sot po të ishte gjallë për këtë nëpërkëmbje që po i bëhet universitetit për të cilin ai sakrifikoi aq shumë?!

Ne si të rinj e dimë se historia do të na gjykojë për këto marri që sot i bëjnë këta njerëz, por duke dashur të dëshmojmë se ka shqiptarë që në këtë kohë kanë menduar ndryshe, ne jemi këtu për të thënë se Universiteti i Tetovës nuk është i Ali Ahmetit apo Vullnet Ametit dhe se në kohën që ne do të jemi në pushtet do t’ia kthejmë këtij universiteti dinjitetin dhe vlerën e madhe që duhet ta ketë ai në identitetin e përgjithshëm të shqiptarëve në këtë vend.

Sidoqoftë, prej sot turpi nuk është anonim, por ka titull “Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës”.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Reporterë pa kufij: Maqedonia e Veriut për dy pozita më lartë, por me kritika

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Dy pozita më lartë, por kritikat mbeten. Nga pozita e 92-të, Maqedonia e Veriut u gjet në pozitën e 90-të të indeksit të Reporterëve pa kufij. Viti i kaluar 2020 është prezentuar si vit i jashtëzakonshëm në Maqedoninë e Veriut, në të cilën ishte shpërndarë Kuvendi, në pushtet erdhi qeveria teknike, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë për shkak të pandemisë.

Në raportin më të ri për lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut theksohet se komplikim shtesë në raportim është pandemia e koronavirusit.

“Organizatat të cilat i prezentojnë mediat fuqimisht i kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për mediat shtetërore dhe private në Ligjin për radiodifuzion, me të cilat do të mundësohet reklamimi shtetëror në media. Ato kundërshtojnë duke vlerësuar se kjo do ta inkurajojë klientelizmin. Ministria e Drejtësisë është duke punuar në ligj të ri i cili duhet t’u sigurojë siguri më të madhe gazetarëve dhe punonjësve mediatikë”, thuhet në analizën e Reporterë pa kufij për vendin.

Në nivel botëror, Reporterë pa kufij ka konstatuar se gazetaria është e bllokuar tërësisht ose pjesërisht në 130 prej 180 shteteve të ranguara në botë. Në krye të listës janë shtetet skandinave Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, ndërsa në pozitën e fundit është Koreja e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 148 raste me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

By

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa 148 raste pozitive janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre orëve janë shëruar edhe 430 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Raste aktive me koronavirus janë 24,888.

Shqipëria ka tejkaluar Serbinë dhe Kroacinë me numrin e të vaksinuarve për COVID-19.

Continue Reading

Lajme

Java e planetit Tokë: Nevojiten masa për rimëkëmbje të zonave mbrojtëse pas Kovid-19

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Rimëkëmbja pas kovid në zonat e mbrojtura” ishte një nga temat në të cilat është diskutuar në vigjilje të shënimit të Ditës së planetit Tokë – 22 prill në ngjarjen onlajn përkushtuar gjendjes së zgjidhjes dhe drejtimeve për tejkalim të shumë sfidave të cilat dolën nga pandemia, të organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (VVF) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një nga ndikimet më të dukshme gjithsesi janë pasojat ekonomike si rezultat i kufizimit të aktiviteteve turistike në zonat e mbrojtur. Efektet e tilla më së shumti i goditën rajonet e mbrojtura të cilat së pari janë orientuar ndaj të ardhurave nga turizmi. Masat restriktive ndërrohen me kalimin e kohës, ashtu që efektet e pandemisë mbi rajonet e mbrojtura u ndryshuan, që shumë shpesh e bën gjithë situatën ende më serioze dhe komplekse për drejtuesit”, thuhet në raportin e “Parqet Dinarici” për gjendjen me Kovid dhe zonat e mbrojtura, që e prezantoi Jelena Marojeviq.

Humbjet nga turizmi në zonat e mbrojtura kanë ndikim negativ mbi bashkësitë lokale të cilat jetojnë në sektorin turistik. Ekziston frikë e vërtetë se për shkak të trendeve të pavolitshme dhe ekonomike ata mund të kthehen drejt shfrytëzimit të paqëndrueshëm të resurseve tjera natyrore në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini deklaroi se kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ruajtje të zonave të mbrojtura, supozimet janë se pandemia e tanishme dhe pasojat e saj mund t’i minojnë përpjekjet njëdekadëshe për ruajtje të natyrës dhe vendosje të sistemit efektiv në mbrojtje dhe menaxhim.

“Veçanërisht në periudhën kur shënojmë suksese të mëdha në shpalljen e zonave të reja, rreziqet e pandemisë mund të jenë ende më serioze. Për atë nevojitet aksion i përbashkët dhe sinkronizues për mbrojtje dhe përparim të trashëgimisë natyrore në kombinim me mbështetjen efektive të drejtuesve të zonave tona mbrojtëse”, deklaroi Nuredini.

Në punëtorinë virtuale prezantime të tyre kishin edhe përfaqësuesit e parqeve nacionale të Maqedonisë. Ata ranë dakord në mënyrë të barabartë se mbështetja financiare për menaxhimin me parqet nacionale mungon, por është nga vlera e madhe për funksionim të suksesshëm dhe mbrojtje të zonave, me ç’rast dërguan apel deri te institucionet shtetërore për fillim me financimin shtetëror në zonat e mbrojtura.

Konkluzioni është se në zonat e mbrojtura duhet t’u ofrohet ndihmë e nevojshme dhe mbështetje. Si për bizneset, ashtu edhe për institucionet publike, mbështetja financiare gjatë pandemisë është nga vlera esenciale për vazhdim të funksionimit të parqeve nacionale dhe zonat tjera mbrojtëse.

Continue Reading

Aktuale