Denoncime
Pse BDl e fshiu këtë video? – Omer Ajdini i FRASH e publikon sërish në rrjet
Omer Ajdini, Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët ka publikuar një video nga fushata zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në video shihet kandidati për “kryeministër shqiptar”, Naser Ziberi dhe premtimet e tij parazgjedhore, përcjell in7. Sipas Ajdinit, kjo video nuk mund të gjendet në faqen zyrtare të partisë së Ahmetit sepse sipas gjitha gjasave, ata e kanë fshirë për t’i mbuluar gjurmët, ose siç thotë Ajdini, për ti fshehur “rrenat” e tyre.
“Këtë video e pata shkarkuar nga faqja zyrtare e BDl-së në Facebook para një kohe. Sot ose unë nuk mund ta gjej atë në faqen e tyre zyrtare ose ata e kanë fshirë sepse nuk duan ta shihni, mirëpo sido që të jetë, ja vlenë ta dëgjoni se sa RRENA i kanë premtuar për 100 ditëshin e parë. Është e domosdoshme që morali të kthehet në politikë dhe rrenacakët të largohen nga ajo”, ka shkruar mbi videon e publikuar, Omer Ajdini./in7.tv/
Denoncime
“Mos të habiteni po t’i shihni deputetët e partisë së Artan Grubit në ndonjë protestë të ditëve të ardhshme”
Arianit Xhaferi në Facebook shkruan:
Të mos harrojmë se kryeprokurori Lubomir Joveski ishte ai që i dha “aminin” vendimit të gjykatëses Suzana Kusigerska për të rikualifikuar VRASJEN E Almir Aliut nga ana e Boban Iliqit nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”, me çka vrasësi Boban Iliq u dënua me katër vite burg, dhe tash gëzon lirinë, derisa trupi i Almirit po kalbet, e shpirti i tij nuk mund të gjejë paqen. Përndryshe, Lubomir Joveski u zgjodh kryeprokuror më 25 Dhjetor 2017, me 62 vota pro. Atëherë, zëvendës kryeministri i sotëm Artan Grubi (BDI) u mburr me zgjedhjen e Joveskit, pa votat e partive tjera shqiptare.
E tani, mos të habiteni po t’i shihni deputetët e partisë së Artan Grubit në ndonjë protestë të ditëve të ardhshme.
(Me IK nënkupton Lëvizjen Besa)
Denoncime
Kujdes, pamje të гënda – Fotografitë e gazetarit Visar Duriqi pas ггahjes
Tre persona akoma të panjohur për Policinë e Kosovës, e kanë su1muar fizikisht mbrëmë gazetarin hulumtues Visar Duriqi.
Duriqi ka pësuar 1ëndime të гënda trupore dhe po trajtohet në QKUK në Prishtinë.
Si pasojë e su1mit fizik, gazetarit ia kanë thyeг edhe dhëmbët.
Insajderi ka publikuar foton e gazetarit pas su1mit, kujdes pamje të rënda!
Denoncime
Vazhdon skandali te Kadastra – Dejani, Tomica dhe Angeli punësohen si shqiptarë (DOKUMENT)
Vazhdon skandali tek Agjencia për Kadastër e Maqedonisë së Veriut. Dejani, Tomica dhe Angeli, të tre maqedonas i zunë vendet e punës, të cilat sipas konkursit ishin të rezervuara për qytetarë shqiptarë.
Javën e kaluar in7 publikoi dokumentet ku shihej se si një qytetare maqedonase ishte punësuar dhe avancuar brenda Agjencisë për Kadastër të Maqedonisë së Veriut, një herë duke u deklaruar si turke e në të dytin si shqiptare. Këtë e kishte bërë vetëm me një deklaratë në noter dhe punëdhënësi ia ka pranuar, ashtu siç ka ndodhur me dhjetëra raste të zbuluara deri tani në shumë institucione shtetërore.
Por, ky rast nuk ka qënë i vetmi në Agjencinë për Kadastër. Në një konkurs të ditëve të fundit, janë pranuar tre maqedonas në vendet e rezervuara për shqiptarë. Edhe këta, me një deklaratë se janë shqiptarë, kanë fituar vendin e punës edhe pse realiteti nuk korrespondon fare me atë që ata e kanë deklaruar.
Kêshtu, Dejan S., Angel V. dhe Tomica M. më 16 Shkurt të këtij viti kanë pranuar vendimin për punësim në Kadastër edhe pse në të njëjtat vende, sipas konkursit të shpallur, duhej të punësohen shqiptarë, njofton in7.
Problemit me zënien e vendeve të punës së shqiptarëve nga qytetarë maqedonas ende nuk po i jepet zgjidhje ligjore. Duke e shfrytëzuar edhe mungesën e regjistrimit, por edhe mospasjen e vullnetit nga ana e forcave politike qeveritare, qytetarë të shumtë vetëm me një deklaratë me shkrim dhe të verifikuar në noter, mund ta ndryshojnë kombësinë sa herë të duan dhe varësisht prej llojit të konkursit. Çuditërisht, ende nuk është zbuluar ndonjë rast ku qytetar shqiptar të paraqitet si maqedonas dhe të zë një vend pune./in7.tv/
Konkursi – Pozita 1, kërkohet shqiptar
Aktvendimi – Pozita 1, punësohet maqedonas
Konkursi – Pozita 3, kërkohet shqiptar
Aktvendimi – Pozita 3, punësohet maqedonas
Konkursi – Pozita 4, kërkohet shqiptar
Aktvendimi – Pozita 4, punësohet maqedonas
-
Komente1 week ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme3 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme5 days ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme3 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme1 month ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Lajme1 week ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl