Connect with us

Bota

Kompania Bezos e dërgon gruan e parë në Hënë

Published

on

Miliarderi Xhef Bezos paralajmëroi se kompania e tij Blu Origjin (Blue Origin) do ta dërgojë gruan e parë në Hënë.

“Ky është motori (BE-7) që do ta dërgojë gruan e parë në Hënë, publikoi Bezos në Instagrma, me incizimin nga kontrolli i motorit në qendrën për testim të agjencisë amerikane hapësinore NASA në Alabama.

“Blu Origjin” me vite e zhvillon motorin BE-7 dhe konkurron me kompanitë e Ilon Mask SPejs Iks dhe Dajnetiks për marrëveshje për ndërtimin e sistemit të ardhshëm të NASA-s për aterim në Hënë.

Continue Reading

Bota

Nga e diela, për të hyrë në Gjermani duhet të keni patjetër testin PCR për COVID-19

Published

on

By

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.

Përmes një njoftimi, nga kjo Ambasadë kanë bërë të ditur se nga data 23 janar pas mesnate (rrjedhimisht nga data 24 janar, ora 00:00), udhëtarët nga mosha gjashtë vjeç e tutje të cilët para udhëtimit hyrës në Gjermani kanë qëndruar në një rajon me incidencë të lartë, ku bën pjesë edhe Kosova, ose në një rajon me variante të virusit, duhet që gjatë udhëtimit hyrës të mbajnë me vete dëshmi të testimit negativ për COVID-19.

Po ashtu, udhëtarët të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit në Gjermani kanë qëndruar në një rajon tjetër me rrezikshmëri duhet që më së voni 48 orë para udhëtimit hyrës të bëjnë një testim për COVID-19.

“Testi duhet të jetë bërë më së shumti 48 orë para udhëtimit (koha e marrjes së mostrës)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Instituti gjerman, “Robert Koch”, ka njoftuar se shteti gjerman Kosovën e ka futur në listën e zonave me incidencë të lartë, masë kjo që do të hyjë në fuqi nga data 24 janar e këtij viti. Kosova veçse ka qenë zonë e rrezikut për shtetin gjerman nga 15 qershori.

Fakti se Kosova është kategorizuar si “Rajon me incidencë të lartë” do të thotë se në momentin e udhëtimit hyrës për në Gjermani duhet të paraqitet një dëshmi për një testim negativ për COVID-19. Testi mund të jetë i vjetër bërë më së shumti 48 orë para udhëtimit. Testi mund nuk të bëhet më vonë pas udhëtimit hyrës.

Ju kujtojmë se ka disa ditë që në terminalin e vjetër të aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë është hapur laboratori “EuroLab” për testime PCR për COVID-19, ku udhëtarët mund të testohen dhe të marrin rezultatin në kohë të përshtatshme para se të udhëtojnë në destinacionin ku u kërkohet dëshmia se nuk janë të infektuar me koronavirus.

Çmimi për PCR test është 35 euro.

Ndërkaq, për të gjitha rregullat e shtetit gjerman për shtetasit kosovarë, mund t’i gjeni duke klikuar në linkun në vijim./Zëri

Continue Reading

Bota

Shqipëria dëboi diplomatin rus, reagoi Rusia

Published

on

By

Ministria e Jashtme ruse e konsideroi një provokim të hapur vendimin e autoriteteve shqiptare për të dëbuar një diplomat të ambasadës ruse në Tiranë për shkak të “shkeljeve të përsëritura të masava anti COVID”, raporton VOA.

Agjencia ruse e lajmeve RIA citon zëvendës ministrin e jashtëm rus Alexander Grushko, sipas të cilit veprimi i Tiranës “synon përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve” dhe se “ky hap jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, ndërsa nënvizon se “një nga parimet themelore në diplomaci është reciprociteti”.

Ministria e Jashtme shqiptare bëri të ditur mbrëmë, se ka kërkuar largimin brenda 72 orësh, të Sekretarit të dytë të ambasadës ruse në Tiranë Alexey Krivosheev. Sipas njoftimit, që prej fillimit të pandemisë, diplomati rus kishte sfiduar në mënyrë të përsëritur kufizimet e vendosura nga autoritetet shqiptare, edhe pas ankesave zyrtare që i ishin drejtuar ambasadës ruse.

Por sot, ambasada ruse në Tiranë, nga ana e saj, e cilëson “të paargumentuar vendimin e autoriteteve shqiptare”, duke u shprehur se përkundër deklaratës së Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj diplomatit të shpallur “person i padëshiruar”, Krivoshejev, “nuk ka patur më parë asnjë ankesë zyrtare”, dhe se “ai ka respektuar në mënyrë rigoroze karantinën”.

Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare “sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”.

Ambasada megjithatë i konsideron “të pabazuara dhe të sajuara” akuzat ndaj diplomatit të saj, ndërsa nënvizon se dhe publikimi i emrit nga autoritetet shqiptare është në shkelje të praktikave diplomatike ndërkombëtare.

Autoritetet shqiptare deklaruan dje se uronin që “ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo”, duke siguruar “palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mire të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”.

Por për përfaqësinë diplomatike të Moskës “në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime”.

Continue Reading

Bota

Çfarë ka ndryshuar Bideni në zyrën e tij

Published

on

Zyra Ovale ka qenë përherë simbol i fuqisë dhe madhështisë së presidencës amerikane dhe shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë tradicionalisht ka ndryshuar dekoret për të reflektuar administratën e re.

Joe Biden, presidenti i ri, bëri disa ndryshime për ta dalluar nga pararendësi.

Bideni ka mbajtur perdet që ishin hequr nga nda Donald Trumpi, por ishin përdorur edhe në të kaluarën nga ish-presidenti Bill Clinton. Tepihu është me ngjyrë më të mbyllët të kaltër se që ishte ai i Trumpit.

Prapa Bidenit është një bust i aktivistit të të drejtave civile, Cesar Chavez. Po ashtu aty janë vënë buste edhe të Martin Luther Kingut, Rosa Parkut, Eleanor Rooseveltit e Robert F Kennedyt. Është hequr ajo e Winston Churchillit.

Një pikturë e Benjamin Franklinit është pjesë e zyrës së Bidenit. Në vend të Andrew Jacksonit, presidentit të shtatë të SHBA-së që ishte nacionalist, Bideni vuri portretin e madh të Franklin D Rooseveltit. Krahas kësaj fotografie janë edhe disa të tjera të ish-presidentëve.

Presidentët kanë përdorur stilolapsa të ndryshëm për të nënshkruar ligje të caktuara. Në një fotografi të parë të Bidenit nga kjo zyrë shihen disa stilolapsa afër dosjes së gjelbërt me nënshkrime.

Në komodinën prapa presidentit janë fotografi të shumta familjare, përfshirë edhe ajo e të birit të vdekur, Beau Biden. E pranishme është edhe fotografia e të ëmës së Bidenit, Catherine Eugenia Finnegan, si dhe Zonjës së Parë, Jill Biden, dhe të tre fëmijëve, plus me anëtarë të tjerë të familjes. Është edhe një fotografi e takimit të Bidenit me Papa Françeskun.

Në tavolinë është edhe busti i ish-presidentit Harry Truman.

Koha Ditore

Continue Reading

Aktuale