Connect with us

Bota

Pompeo uron shqiptarët

Published

on

Një urim për ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ka ardhur edhe nga Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo.

Ai përmes një mesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme. Pompeo thekson se këtë vit festohet vendimi i BE edhe të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që ka përgëzuar edhe drejtimin e OSBE-së nga ana e vendit tonë.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COV ID-19”, ka thënë ai.

Continue Reading

Bota

Në 24 orët e fundit në botë nga Kovid-19 kanë ndërruar jetë 18.000 persona

Published

on

Pandemia e Kovid-19 çdo ditë merr gjithnjë e më shumë viktima në mbarë botën, ndërsa në 24 orët e fundi është regjistruar numër rekord i zi me më shumë se 18.000 raste të vdekjes, ndërsa llojet e reja të koronavirusit, që janë shumë infektuese, po përhapen pa u ndalur në vende të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve zyrtarisht të paraqitura t infeksionit në botë ka tejkaluar 100 milion, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi dje se llojet e reja të virusit janë ende duke u përhapur.

Lloji britanik i koronavirusit është përhapur tashmë në 70 vende, ndërsa ai i Afrikës së Jugut në 31 vende.

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë, dy ditë më parë, të martën, u regjistruan 18.109 raste të vdekjes në mbarë botën, tregojnë të dhënat e agjencive botërore të mbledhura dje bazuar në bazë të raporteve të autoriteteve kombëtare shëndetësore, transmeton Hina.

Ky numër e konfirmon trendin të shënuar në fillim të janarit për rritje drastike të vdekshmërisë, lëvizjen më të shpejtë të kufirit ditor të vdekshmërisë dhe rrafshimin e kurbës në tregues gjithnjë e më të lartë (mesatarisht 14,000 vdekje më 22 janar krahasuar me 10,000 në fund të nëntorit) .

Deri më tani nga Kovid-19 në botë jetën e kanë humbur 2.16 milionë persona.

Continue Reading

Bota

Terrorizëm i mundshëm brenda SHBA’së – Autoritetet amerikane paralajmërojnë

Published

on

Autoritetet amerikane paralajmëruan për rrezik nga terrorizëm i mundshëm i brendshëm

Ministria e Sigurisë e SHBA-së ka lëshuar paralajmërim urgjent për rrezik nga terrorizëm i mundshëm i brendshëm, përkatësisht dhunë nga kundërshtarët e administratës së Presidentit të ri amerikan, Xhozef Bajden.

Autoritetet nuk theksuan kërcënim specifik, por thanë se ekzistonte një “atmosferë kërcënimi në rritje në të gjithë SHBA-në” për të cilën ata besojnë se do të “ekziston” në javët e ardhshme.

Ministria e sigurisë theksoi se para se të lëshonte paralajmërimin, është këshilluar me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës në lidhje me mundësinë e ekstremizmit të dhunshëm të brendshëm.

“Informacionet tregojnë se disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht, të cilët kanë vërejtje për manifestimin e autoritetit dhe transferimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur dhunë ose akte të dhunshme”, thuhet në paralajmërim.

Autoritetet lëshuan paralajmërim gjatë atmosferës së tensionuar, tre javë pas sulmit të mbështetësve të ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në Kongresin amerikan, të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.

Ministria e sigurisë i përmendi edhe trazirat e dhunshme në ditët e fundit, duke aluduar në ngjarje që lidhen me grupe anarkiste në Portland, në shtetin federal Oregon.

Continue Reading

Bota

Merkel dhe Biden flasin në telefon – Ja çfarë vendosi kacelarja gjermane

Published

on

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Biden telefonuan për herë të parë. Radha e telefonatave të Presidentit Biden tërhoqi vëmendjen në Gjermani.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka ftuar Presidentin amerikan, Joe Biden për një vizitë në Gjermani, sapo këtë ta lejojë situata e pandemisë. Ftesën e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pas një telefonate të hënën të kancelares gjermane me Presidentin e ri të SHBA.

Sipas qeverisë gjermane, Merkeli i transmetoi Presidentit Biden se Gjermania është e gatshme që për të përballuar detyrat ndërkombëtare të marrë përsipër përgjegjësi, së bashku me partnerët evropianë dhe transatlantikë. Tema të tjera të bisedës u fokusuan në politikën e jashtme, kryesisht në gjendjen në Afganistan dhe në Iran, si dhe në politikën tregtare dhe ndaj klimës. Merkeli përshëndeti edhe vendimin që SHBA do të kthehen në Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

SHBA: Kina, Rusia dhe Ballkani Perëndimor – prioritete të përbashkëta

Qeveria e SHBA bëri të ditur në një deklaratë se Bideni i përcolli Merkelit dëshirën e tij për t’i forcuar marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe SHBA. Bideni shprehu synimin e tij për ta rigjallëruar aleancën transatlantike, në këtë kuadër edhe marrëdhëniet me NATO-n dhe me BE.

Partneritetin transatlantik Presidenti Biden e quajti “gur themeli i sigurisë sonë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike”. Merkel dhe Biden ranë dakord më tej edhe për rëndësinë e bashkëpunimit global.

Në deklaratën e qeverisë amerikane thuhet se liderët ranë dakord që të bashkëpunojnë për prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, si Afganistani, Kina, Irani, Rusia, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor.

Vëzhguesve në mediat gjermane u tërheq vëmendjen fakti që telefonata e Presidentit Biden me kancelaren Merkel u zhvillua pasi ai kishte telefonuar të shtunën me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe të dielën me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Radha e telefonatave të Bidenit ngre pyetje

I pyetur se a duhet parë si shenjë jo pozitive për marrëdhëniet dypalëshe kjo radhë telefonatash, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas u shpreh: “Mund ta shikojmë si të tillë, por nuk jemi të detyruar ta shohim si të tillë. Besoj se për ne ka rëndësi thelbësore, se me cilat tema përballemi. Dhe këtu unë kam shumë besim se ndodhemi para shansesh të mëdha dhe se varet nga ne, se çfarë do të bëjmë me to.”

Pas sjelljes shokuese për shumë vëzhgues të ish-Presidentit Trump me Gjermaninë, i cili e kishte Gjermaninë shënjestër të preferuar për çështje nga më të ndryshmet, që nga tepricat në buxhet e deri në shpenzimet ushtarake të Gjermanisë, ndërrimi i administratës në Uashington u prit në Berlin me kënaqësi.

Por që në krye, politikanët gjermanë paralajmëruan se çështje të caktuara do të vazhdojnë të mbeten për diskutim me SHBA.

Në konferencën e shtypit që mbajti të enjten (21.01.) kancelarja Merkel tha se është e natyrshme që Gjermania dhe SHBA të mos jenë të të njëjtit mendim për çdo gjë.

“Mos mendoni se që prej nesër do të jetë vetëm harmoni midis nesh”. “Do të ketë edhe diskutime, si t’i bëjmë më mirë gjërat për vendet tona”.

Kancelarja gjermane kujtoi faktin se “Joe Biden përfaqëson interesat e SHBA, kurse unë përfaqësoj interesat e RFGJ”. Në këtë kuadër Merkeli tha se ishte ndeshur me Bidenin kur ai ishte zëvendëspresident për kuptimin e shitjes së disa lloje armësh Ukrainës.

Merkel: Edhe SHBA kanë blerë naftë nga Rusia

E pyetur për sanksionet amerikane për gazsjellësin Nordstream 2, kancelarja Merkel kujtoi faktin se edhe SHBA kanë blerë naftë nga Rusia.

Kancelarja gjermane theksoi se “nuk kishte ndryshuar” qëndrim për Nord Stream 2, “në kuptimin që të them se projekti nuk duhet të ekzistojë”.

Bundeskanzlerin Angela Merkel telefoniert

Por ajo tha se dëshironte të diskutonte gjerësisht me SHBA marrëdhëniet energjetike të Evropës me Rusinë. Për këtë duhej vendosur “gjithçka në tryezë”.

“Ne duhet të flasim për atë se cilat marrëdhënie ekonomike me Rusinë në sektorin e gazit janë të pranueshme dhe cilat nuk janë,” tha Merkel. “Ne duhet të flasim se a nuk do të kemi më tregti me Rusinë në fushën e gazit, ose cili nivel i varësisë është i tolerueshëm”, tha kancelarja Merkel.

Kina dhe marrëveshja e investimeve me BE

Marrëdhëniet me Kinën janë fusha tjetër e përplasjes midis BE dhe SHBA. Për marrëveshjen për investimet reciproke mes BE dhe Kinës këmbënguli veçanërisht Gjermania, gjatë Presidencës në BE. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan i bëri thirrje BE të mendohej dy herë para se ta nënshkruajë marrëveshjen me Kinën. Sipas medieve gjermane, bashkëpunëtorët e Bidenit qenë përpjekur ta pengonin arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Uashingtoni dhe Berlini presin nga njëri-tjetri

Radha e telefonatave të Presidentit Biden mund të shihet si veprim taktik, për ta nxitur Berlinin të përparojë në fushat ku është shprehur i gatshëm, ose për t’u afruar me qëndrimet amerikane.

Në telefonatën me Macronin, Bideni e quajti Francën “aleatin më të vjetër”. Por kjo nuk do të thotë se Uashingtoni nuk e di se cila është fuqia e madhe e BE, prej së cilës formësohen vendimet në Bashkimin Evropian. Rrethana që ministri i ri i Jashtëm i SHBA, Anthony Blinken ka studiuar dhe punuar në Paris në rininë e tij mund të nxisë afëri me Francën, por ka pak gjasa ta bëjë administratën Biden që për Evropën të trokasë në radhë të parë në Paris: kjo vetëm do ta ndërlikonte komunikimin me Evropën.

Sipas një sondazhi të Institutit Gallup, vetëm 6 përqind e gjermanëve kishin në fund të vitit 2020 mendim pozitiv për performancën e udhëheqjes amerikane. Kaq pak SHBA i vlerësonte vetëm Irani. Kjo shpjegohet me shmangien e vazhdueshme nga normat diplomatike ndaj Gjermanisë të administratës së Trumpit. Administrata Biden ka në këtë drejtim potencial përmirësimi./DW/

Continue Reading

Aktuale