Connect with us

Kosovë

Kurti: 28 nëntori amanet i papërmbushur

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar festen e 28 nëntorit, duke përkujtuar tri vendet shqiptare që i japin më së shumti kuptim kësaj date: Krujën, Vlorën dhe Prekazin.

Duke theksuar rëndësinë e shumëfishtë të kësaj date, Kurti, ka thënë se “përderisa ditët tjera janë thjesht data në kalendar, 28 nëntori na e shënon hapësirën, të asaj që e kemi humbur dhe asaj që nuk guxojmë ta humbim”.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “kjo datë, si amanet akoma nuk është përmbushur”.

“Nëse kthejmë sytë pas, çdo datë, çdo legjendë, çdo histori, çdo përkujtimore, çdo lapidar, çdo varr i paraardhësve tanë, çdo amanet e shpresë për bashkësinë, që ende nuk e ka gjetur përmbushjen, ngërthehet te 28 Nëntori. Çdo datë tjetër shënon një kohë në kalendar, 28 Nëntori na e shënon hapësirën. Atë të humburën, dhe atë të ruajturën që assesi nuk bën ta humbim”.

Ai tutje 28 në nëntorin e ka cilësuar si kryedata e shqiptare, por e cila këtë vit nuk po festohet si viteve tjera për shkak të pandemisë.

Kurtiu së bashku me urimin për festën e 28 nëntorit, ka uruar që ish udhëheqësit e UÇK-së të dalin faqebardhë nga Gjykata Speciale.

Në fund Kurti, ka porositur se duke përkujtuar të kaluarën, kjo datë të na shërbeje që të ndërtojmë një të ardhmen më të mirë./Insajderi.com

Continue Reading

Kosovë

Habit politikani sërb – Flet për planet e partive shqiptare me Listën Sërbe kundër Albin Kurtit (VIDEO)

Published

on

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Sllavisha Petkoviq, në “Kallxo Pernime” e ka denoncuar planin e Listës Serbe për të shpërndarë vota në komunitetet e tjera dhe të marrin deputetë në mënyrë që në të ardhmen t’i bashkohen interesave të Listës Serbe.

Sipas Petkoviq ky skenar tashmë është i qartë. Ai thotë se po provohet një plan që ka ndodhur edhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Këtu po tentohet ai skenari që është zbatuar në Bosnjë, në zgjedhjet e kaluara në Bosnjë e Hercegovinë, kur me votat e boshnjakëve është zgjedhur anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës. Fatkeqësisht, edhe kjo është e mundur. Së dyti, kjo është qartësisht kriminale. Pra, është ndërrim i vullnetit të qytetarëve, me përpjekje të ushtrimit të ndikimit mbi komunitetet pakicë, që të ndryshohet baraspesha”, tha Petkoviq.

Sipas tij, kjo skemë e Listës Serbe ka për qëllim që t’ia pamundësojë Vetëvendosjes të krijojë Qeverinë.

“Të them dy fjalë, nëse Vetëvendosje tash do të fitonte 51, 53, pastaj edhe 10 ulëse të pakicave, dmth. 60 e diçka deputetë, e pastaj, nuk e di, i fitojmë edhe ne një apo dy deputetë, e kaq, u bë qeveria. Nuk ka nevojë për Listën Serbe. Ata përpiqen në pjesën tjetër, në pjesën e komuniteteve të tjera, të tërheqin 2-3 deputetë, që të mos e lejojnë Vetëvendosjen të bëjë 61 deputetë të mjaftueshëm pa një parti tjetër shqiptare. Kjo skemë është qartësisht në veprim tashmë, ashtu që Vetëvendosje të mos mund të arrijë”, tha Petkoviq në “Kallxo Pernime”.

Sipas tij, Listës Serbe nuk i ka penguar as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj por po i pengon Albin Kurti.

Por Petkoviq ka dhënë arsyet e tij në lidhje me këtë.

“Kemi një gjë të çuditshme këtu, keni kujdes. Listës Serbe nuk i ka penguar as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj, që ishin apo janë të akuzuar, sepse nuk e di, për krime, nuk po lëshohem te fajësia e tyre, thjesht po theksoj faktin. Por, ju pengon Albin Kurti, që nuk ka qenë fare në luftë. Prej asaj që kam kuptuar në ndërkohë, e të tjera, me të nuk mund të bëjnë pazare! Nuk ka biznese me të. A po më kuptoni tash? Lista Serbe është organizatë biznesi. Po besoj me Albin Kurtin nuk kanë arritur të nxjerrin ndonjë biznes të tillë”, tha tutje Petkoviq./kallxo/

 

Continue Reading

Kosovë

Tre krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

Published

on

By

Për një periudhë të shkurtër as një mujore, tri ngjarje të rënda, krim në familje kanë tronditur opinionin kosovar.

Sot dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albertin.

Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi më 30 dhjetor në familjen Zuka në Pozheran ku një burrë vrau bashkëshorten dhe dy djemtë e tij e më pas edhe veten.

Shokues për Kosovën ishte edhe vrasja e një burri në Prizren nga djali i tij.

Si ndodhën këto ngjarje:

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë. I qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi. Ai dyshohet se është vrarë nga babi i tij, Skënder Krasniqi ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast”, thonë Policia .

Por, burime të sigurta kanë konfirmuar se viktima është Albert Krasniqi, ndërkohë që i arrestuari Skënder Krasniqi, babai i viktimës.

Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.

Vrasja e katërfisht në Viti

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur më datën 30 dhjetor në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Djali vrau babën me thikë në Prizren

Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç në lagjen Dardania në Prizren.

Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.
Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhaj e fton sërish Kurtin në debat: Po ik që 7-8 javë, dil matu Albin

Published

on

By

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj,e ka ftuar përsëri liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të përballet në debat me të.

Këtë ftesë Hoxhaj e bëri gjatë një takimi me fermerët e komunës së Rahovecit .

“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia.

Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju. I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka thënë ai.

Hoxhaj e kishte ftuar edhe më herët Kurtin në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin.

Continue Reading

Aktuale