Connect with us

Lajme

COVID-19 u merr jetën 16 personave në 24 orët e fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në total numrin zyrtar në 787 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga rreth 2 mijë testime, 545 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus, shifër më e ulët se ditët e fundit.

Ndërkohë, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 9 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 545
Të shëruar ne 24 orë 397
Të shtruar në spitale 471
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 2.026

Testime totale 186.243
Raste pozitive 36.790
Raste të shëruara 18.152
Raste Aktive 17.851
Humbje jete 787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9145
Fier 1342
Durrës 1320
Korçë 989
Vlorë 890
Shkodër 872
Elbasan 840
Lezhë 741
Berat 566
Gjirokaster 547
Kukës 405
Dibër 194

Continue Reading

Bota

Në 24 orët e fundit në botë nga Kovid-19 kanë ndërruar jetë 18.000 persona

Published

on

Pandemia e Kovid-19 çdo ditë merr gjithnjë e më shumë viktima në mbarë botën, ndërsa në 24 orët e fundi është regjistruar numër rekord i zi me më shumë se 18.000 raste të vdekjes, ndërsa llojet e reja të koronavirusit, që janë shumë infektuese, po përhapen pa u ndalur në vende të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve zyrtarisht të paraqitura t infeksionit në botë ka tejkaluar 100 milion, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi dje se llojet e reja të virusit janë ende duke u përhapur.

Lloji britanik i koronavirusit është përhapur tashmë në 70 vende, ndërsa ai i Afrikës së Jugut në 31 vende.

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë, dy ditë më parë, të martën, u regjistruan 18.109 raste të vdekjes në mbarë botën, tregojnë të dhënat e agjencive botërore të mbledhura dje bazuar në bazë të raporteve të autoriteteve kombëtare shëndetësore, transmeton Hina.

Ky numër e konfirmon trendin të shënuar në fillim të janarit për rritje drastike të vdekshmërisë, lëvizjen më të shpejtë të kufirit ditor të vdekshmërisë dhe rrafshimin e kurbës në tregues gjithnjë e më të lartë (mesatarisht 14,000 vdekje më 22 janar krahasuar me 10,000 në fund të nëntorit) .

Deri më tani nga Kovid-19 në botë jetën e kanë humbur 2.16 milionë persona.

Continue Reading

Kosovë

Habit politikani sërb – Flet për planet e partive shqiptare me Listën Sërbe kundër Albin Kurtit (VIDEO)

Published

on

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Sllavisha Petkoviq, në “Kallxo Pernime” e ka denoncuar planin e Listës Serbe për të shpërndarë vota në komunitetet e tjera dhe të marrin deputetë në mënyrë që në të ardhmen t’i bashkohen interesave të Listës Serbe.

Sipas Petkoviq ky skenar tashmë është i qartë. Ai thotë se po provohet një plan që ka ndodhur edhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Këtu po tentohet ai skenari që është zbatuar në Bosnjë, në zgjedhjet e kaluara në Bosnjë e Hercegovinë, kur me votat e boshnjakëve është zgjedhur anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës. Fatkeqësisht, edhe kjo është e mundur. Së dyti, kjo është qartësisht kriminale. Pra, është ndërrim i vullnetit të qytetarëve, me përpjekje të ushtrimit të ndikimit mbi komunitetet pakicë, që të ndryshohet baraspesha”, tha Petkoviq.

Sipas tij, kjo skemë e Listës Serbe ka për qëllim që t’ia pamundësojë Vetëvendosjes të krijojë Qeverinë.

“Të them dy fjalë, nëse Vetëvendosje tash do të fitonte 51, 53, pastaj edhe 10 ulëse të pakicave, dmth. 60 e diçka deputetë, e pastaj, nuk e di, i fitojmë edhe ne një apo dy deputetë, e kaq, u bë qeveria. Nuk ka nevojë për Listën Serbe. Ata përpiqen në pjesën tjetër, në pjesën e komuniteteve të tjera, të tërheqin 2-3 deputetë, që të mos e lejojnë Vetëvendosjen të bëjë 61 deputetë të mjaftueshëm pa një parti tjetër shqiptare. Kjo skemë është qartësisht në veprim tashmë, ashtu që Vetëvendosje të mos mund të arrijë”, tha Petkoviq në “Kallxo Pernime”.

Sipas tij, Listës Serbe nuk i ka penguar as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj por po i pengon Albin Kurti.

Por Petkoviq ka dhënë arsyet e tij në lidhje me këtë.

“Kemi një gjë të çuditshme këtu, keni kujdes. Listës Serbe nuk i ka penguar as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj, që ishin apo janë të akuzuar, sepse nuk e di, për krime, nuk po lëshohem te fajësia e tyre, thjesht po theksoj faktin. Por, ju pengon Albin Kurti, që nuk ka qenë fare në luftë. Prej asaj që kam kuptuar në ndërkohë, e të tjera, me të nuk mund të bëjnë pazare! Nuk ka biznese me të. A po më kuptoni tash? Lista Serbe është organizatë biznesi. Po besoj me Albin Kurtin nuk kanë arritur të nxjerrin ndonjë biznes të tillë”, tha tutje Petkoviq./kallxo/

Continue Reading

Lajme

Niveli u korrupsionit në Maqedoni – Sot jepen të dhënat për vitin e kaluar

Published

on

TI do t’i prezantojë të dhënat nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2020

Transparensi Interneshënëll – Maqedoni sot do të mbajë konferencë për media në të cilën do t’i prezantojë të dhënat nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2020.

Konferencë për media do të zhvillohet përmes platformës ZOOM.

Indeksin e perceptimit të korrupsionit, organizata Transparensi Interneshënëll e zbaton në nivel vjetor në 180 vende të botës. Vitin e kaluar vendi kishte kthim mbrapa dhe ishte plasuar në vendin e 106-të.

Continue Reading

Aktuale