Connect with us

Lajme

Zaevi në gjyq për 27 Prillin: Jankieski, Ristovski dhe Veljanoski nuk janë organizatorë

Published

on

Zaev: Organizatori kryesor i “27 prillit” është Gruevski, jo Janakieski, Ristovski e Veljanovski

Nuk mendoj se projektuesit dhe organizatorët kryesorë të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill 2017 janë Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe të tjerët këtu. Me sa di unë, këta njerëz janë manipuluar nga organizatori kryesor, Nikolla Gruevski. Kjo u deklarua sot nga kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur si dëshmitar në pyetjet nga Gjykata në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017.

“Besoj se të gjithë dëshirojnë që të mos përsëritet më dhe besoj se një nga garancitë për këtë është procedimi i tillë gjyqësor. Si viktimë e asaj ngjarjeje, mendoj se unë isha shënjestra e parë e një grupi me synim të marrë jetë. Unë nuk mendoj se projektuesit dhe organizatorët kryesorë janë Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe të tjerët këtu”, tha Zaev.

Ai shtoi se sipas njohurive të tij, këta njerëz janë manipuluar nga organizatori kryesor, Nikolla Gruevski. “Nuk mendoj se ata janë projektuesit dhe organizatorët e asaj ngjarjeje. Mendoj se janë manipuluar nga Nikolla Gruevski. Këtë e them sepse kam qenë çdo ditë në Kuvend dhe e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk besoj se një veprim kaq i vështirë është i saktë”, tha Zaev.

Në fillim të seancës së sotme, Zaev tha se nuk mund të komentonte për zhvillimin e seancës konstituive më 27 prill 2017.

“Çfarë ishte ndryshe atë ditë ishte dhënia e fjalës deputetëve në fund të tribunës ose mos ndërprerja e tyre jashtë Rregullores së punës disa minuta para përfundimit të seancës”, tha kryeministri Zaev duke u përgjigjur si dëshmitar në pyetje nga Gjykata në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017.

I pyetur nëse seanca konstituive përfundoi atë ditë, Zaev tha “po”, pika për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përfundoi në seancën më 27 prill.

Zaevi i cili u thirr si dëshmitar i mbrojtjes, kur u pyet nga mbrojtësi i të pandehurit Trajko Veljanovski, tha se ai ishte i pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive më 17 prill 2017 në Kuvend.

I pyetur nëse Trajko Veljanovski i bëri thirrje ndonjë deputetit të heqë dorë nga e drejta për të folur, Zaev tha se nuk i kujtohet se kishte thirrje për ndonjë deputet për të hequr dorë nga e drejta për të folur.

I pyetur nëse ai personalisht nënshkroi kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive, Zaev tha se nuk e mban mend saktësisht, por që është e mundur.

“Është logjike që si kryetar i shumicës parlamentare në atë pjesë kam kërkuar së bashku me kolegë të tjerë, të vazhdojë seanca deri në përfundim të saj”, tha Zaev.

Në seancën e sotme duhet të dëshmojë edhe deputeti Afrim Gashi.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Continue Reading
Advertisement

Bota

“Izraeli u bën presion vendeve të transferojnë ambasadat në Kuds në këmbim të vaksinës anti-COVID”

Published

on

Transmetuesit publik izraelit (KAN) njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds

Media izraelite njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) mësohet se së shpejti Hondurasi do të marrë 5 mijë vaksina kundër COVID-19 nga rezervat e Izraelit.

Në lajm një burim që nuk dëshiron të identifikohet ka thënë se “Së shpejti një avion nga Hondurasi do të vijë për të marrë vaksinat dhe se në të njëjtën mënyrë do të marrin një sasi vaksinash edhe Guatemala dhe Çekia”.

I njëjti burim rikujton se Guatemala pas SHBA-së është vendi i dytë që ka hapur ambasadën e saj në Kuds ndërsa edhe Çekia ka premtuar se do të ndërmarrë një hap të tillë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, hedhjen e një hapi të tillë nga kryeministri Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si një punë të paligjshme.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Gantz tha: “E vërteta është se Netanyahu po bën një tregti pa llogaritje nëpërmjet vaksinave që janë blerë me taksat e paguara nga shtetasit izraelitë, por mesa duket kujton se po drejton një mbretëri dhe jo një shtet”.

Hedhja e një hapi të tillë duhet të miratohet duke u diskutuar nga qeveria, tha Gantz i cili shtoi se “Një situatë e detyrueshme në lidhje me sigurinë, politikën ose shëndetësinë mund të jetë një arsye për hedhjen e një hapi të tillë”.

Në një deklaratë me shkrim dje nga Zyra për shtyp e Netanyahut u njoftua se janë mbledhur sasi të kufizuara të vaksinave të papërdorura nga muaji i kaluar dhe se për këtë arsye do të sigurohen pajisje mjekësore për Palestinën dhe vaksina në sasi simbolike për disa vende që i kanë kërkuar Izraelit.

Continue Reading

Bota

39 makina përfshihen në një aksident

Published

on

By

Të paktën 39 makina janë përfshirë në një aksident në Bashkiri të Rusisë.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e përplasjes në seri, 10 persona janë dëmtuar rëndë.

Shkak i aksidentit raportohet se janë bërë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.

Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.

Më poshtë pamjet:

Continue Reading

Kosovë

12 të arrestuar në Kosovë për shpërdorim detyre dhe ryshfet

Published

on

By

Në Kosovë të mërkurën u arrestuan 12 persona nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të prokurorisë dhe njësitit të policisë së Kosovës kundër krimeve ekonomike. Përgjatë operacionit që filloi në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë si dhe në katër komuna të tjera të Kosovës: Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një konferencë me gazetarë se “janë arrestuar 12 persona, dhjetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, të cilët u kanë ndihmuar këtyre personave në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale; keqpërdorim i subvencioneve, shpërdorim i autorizimeve zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.

Drejtori i departamentit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, tha se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve … Ato dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje ryshfeti dhe dhënie e ryshfetit”, tha zoti Sahiti.

Sipas prokurorisë hetimet dhe grumbullimi i informacioneve janë zhvilluar nga muaji janar dhe se gjatë operacionit përveç parave janë konfiskuar edhe makina, kompjuterë, dhe telefona celular. Prokuroria tha se operacioni pritet të vazhdojë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë vazhdon të mbetet një nga fushat e kritikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.

Vëzhguesit thonë se në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë operacionet dhe arrestimet për keqpërdorime, por sipas tyre sfidë mbetet ndëshkimi i të përfshirëve në veprimtari të tilla./VOA

Continue Reading

Aktuale