Connect with us

Lajme

Misteri i vdekjes së Arkanit/ A e porositi Ceca vrasjen e tij?

Published

on

Krimineli serb Arkan Zhelko Razhnatoviq u vra në fillim të vitit 2000 në hotelin e Beogradit Intercontinental, ‘Crowne Plaza’ e sotme, por vrasja e tij është planifikuar për vite me radhë.

Në dokumentacionet e shërbimeve të huaja të zbulimit thuhet, se qëllimi i qarqeve të caktuara nga strukturat shtetërore dhe nëntoka serbe ishte të dobësonin Arkanin sa më shumë që të ishte e mundur.

Ata filluan me likuidimin e shumicës së bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij më të ngushtë, duke krijuar një hapësirë boshe rreth tij për ta vrarë. ”Duke e udhëhequr këtë parim, shumë nga miqtë e Arkanit janë vrarë në vitet ’90, të gjithë ishin besnikë ndaj tij dhe ai mbeti pothuajse i pambrojtur, duke u vrarë në fund,” shkruajnë mediat serbe.

Arkan u vra nga polici Dobrosav Gavriq nga Trbusnica afër Loznicës. Gjyqi për vrasjen e tij u përsërit disa herë para Gjykatës së Lartë në Beograd dhe Gavriq, i dënuar më vonë me 35 vjet burg, u lirua nga paraburgimi në vitin 2006 dhe që atëherë nuk ka qenë në dispozicion të gjyqësorit serb pasi iku në Afrikën Jugore dhe ende nuk është ekstraduar në Serbi.

Në arrati ishte edhe ndihmësi i tij Milan Gjuriçiq-Miki, ndërsa Dragan Nikoliq- Gagi po vuan dënimin prej 30 vjetësh në Zabelë pranë Pozharevcit.

Gagi ishte gjithashtu në arrati, por në vitin 2003 ai u arrestua në Vjenë dhe u ekstradua në Serbi. Ndërsa, Gjuriçiq u vra në vitin 2017 në Republikën e Afrikës së Jugut, ku ai u fsheh nga gjyqësori serb.Pasi nuk kishte asnjë motiv për vrasjen e Arkanit në gjykime të shumta, mbeti i pazbuluar fakti se kush e urdhëroi vrasjen e kriminelit më të fuqishëm të Serbisë, së bashku me Milenko Mandiq-Mand dhe Dragan Gariq, të cilët ishin ulur me Arkan në lobin e hotelit.

Gavriq u zgjodh për vrasjen e Arkanit, pasi ishte shumë i shkathët, i aftë në trajtimin e armëve, dhe në gjendje të mirë fizike.Plani origjinal i vrasjes ishte që t’i ofrojë Arkanit ofertën për të blerë Audi A8 nën çmimin e tregut. Pas kësaj, ata duhet ta kishin joshur për ta provuar makinën dhe pastaj ta vrisnin në të njëjtën makinë.

Puna ishte pothuajse para përfundimit – Arkan erdhi në derën e hotelit ku ai ishte për të rregulluar ”shitësit”, por nuk e bëri këtë pasi dyshoi se ‘situata ishte e rrezikshme”. Vrasësi pastaj kaloi në “Planin B”.

Gavriq më 15 janar 2000, pak pas orës17, për vetëm dhjetë sekonda qëlloi Arkanin me tre plumba me pistoletën “CZ 99”, dhe më pas me katër plumba në kokë dhe gjoks likuidoi Mandiq, dhe Gariq me dy plumba në shpinë. Pas vrasjes të trefishtë, Gavriq u plagos nga truproja e Arkanit, Zvonko Mateoviq, i cili ruante gruan e Arkanit, këngëtaren Svetlana Razhnatoviq Ceca.

Gavriq doli i plagosur nga hoteli, ku jashtë po e prisnin me veturën ‘Golf’ ndihmësit e tij Gagi dhe Miki, që e dërguan në një klinikë private në Lloznicë. Kryekrimineli serb, Sllobodan Millosheviq, i cili dyshohet si urdhërdhënësi i vrasjes së Arkanit, në një intervistë pas rënies së pushtetit në vitin 2000, fajësoi fuqitë perëndimore, duke thënë se vrasja ishte pjesë e përgatitjeve për ndryshimin e pushtetit në Serbi, pasi fuqitë perëndimore “e dinin se Arkan ishte një patriot”, i cili mund të luante një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pushtetit në ngjarje të tilla si 5 tetori, kur u bë një revoltë masive kundër Millosheviqit në Serbi. Megjithatë, dokumentet e reja hedhin poshtë pohimet e Millosheviq se Arkan u vra nga një armik i jashtëm.

Në mars të vitit 2014, u njoftua se prokuroria kishte prova të reja për vrasjen e Arkanit, por se nuk kishte konfirmim se udhëheqja politike e atëhershme e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq qëndronte pas likuidimit.Si arsyet kryesore për vrasjen, siç u njoftua në atë kohë, është e mundur të jetë dëshmia e Arkanit para Gjykatës në Hagë, si dhe një takim me një zyrtar të lartë perëndimor për të cilin thuhet se ekzistojnë shumë dëshmi.

Arkan ishte ‘produkti’ më i njohur dhe më i fuqishëm i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë socialiste dhe më vonë të Serbisë.

Gjatë sundimit të kryekriminelit Millosheviq, ai ishte një “ministër i krimit” jozyrtar, që do të thotë se ai e mbante nëntokën nën kontroll.Ai u lind në vitin 1952 dhe qysh në moshën e tij të re ishte e qartë se do të dilte nga rruga.”Nuk është sekret që isha një djall i vogël”, tha ai njëherë.

Propaganda e përdori njësinë e Arkan në fushat e betejës në Bosnje dhe Kroaci për të përhapur frikë në anën e kundërshtarit, e cila më vonë u zbatua gjatë luftës në Kosovë. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, shërbimi riaktivizoi Arkanin për të përhapur frikë në mesin e shqiptarëve. Pas bombardimeve dhe luftës në Kosovë, nisi të flitej për hetimet e Tribunalit të Hagës kundër Arkanit.

Ndryshe, arkëtari i Arkanit Pavle Stevoviq dëshmoi disa vite përpara gjykatës se Arkan gjithmonë kishte 10 milionë marka gjermane në një vend të sigurt në klubin “Obiliq”, të cilat ai kurrë nuk i preku. Stevoviq gjithashtu deklaroi se në ditën e vrasjes në vend të sigurt, kishte 20.9 milionë marka, një çantë me bizhuteri, diamante dhe orë Rolex. Pas vrasjes, Ceca mori kontrollin e tyre./Reporteri

Continue Reading

Lajme

Janë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhër-arrest për dënimin me burg deri në 12 vjet

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2021 (MIA) – Oficerët e policisë nga Sektori për punë të brendshme nga Manastiri dhe Departamenti për punë të brendshme nga Prilepi arrestuan dy persona të kërkuar me urdhër për vuajtje të dënimit me burg deri në 12 vjet. Janë arrestuar A.A. (30) dhe P.S. (36)

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi këtë pasdite se për A.A. është lëshuar urdhër për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 vjetëve, ndërsa P.S. për dënim me burg prej një viti e gjashtë muajsh.

Personat u dërguan në Institucionin ndëshkues-përmirësues Manastir për vuajtjen e dënimit me burg. mb/

2021-01-21 18:06:26, nga Melahat Baftija

Continue Reading

Lajme

356 raste të reja me Kovid 19, humbën jetën 15 persona

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 356 raste të reja me Kovid 19, inormojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 15 persona kanë humbur betejën me koronavirus, ndërsa 587 persona janë shëruar.

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Vaksinat e para nga “Fajzer” dhe nga Serbia do të arrijnë me eksport ndërhyrës

Published

on

By

Nuk ekziston pengesë ligjore për marrje të vaksinave kundër Kovid-19 në vendin tonë. Dozat e para të vaksinës “Fajzer”, për të cilën është arritur marrëveshje në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin, si dhe 8.000 doza të vaksinave, të cilat nga Republika e Serbisë duhet të arrijnë në vendin tonë, do të jenë me eksport ndërhyrës. Ndryshimi i Ligjit për ilaçe është për shkak të politikës globale të “Fajzer”, të cilët insistuan që aplikues për regjistrim të vaksinës të jetë përfaqësia e tyre, e cila është me seli në Holandë, përgjegjëse për këtë pjesë të Evropës, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai potencon se Serbia është vendi i vetëm në tërë rajonin, ku ka përfaqësi lokale të “Fajzer”-it dhe kjo në njëfarë mënyrë ua shpejtoi punët.

“Por, edhe kjo nuk është pengesë,të vetëdijshëm se është e tillë rregullativa e jonë ligjore, prodhuesi ‘Fajzer’ u pajtua që sasitë e para të vaksinës, të cilat do të vijnë në vendin tonë edhe përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë, por edhe përmes ndihmës nga Serbia, të vijnë me të ashtuquajturin eksporti ndërhyrës, për çka ka rregullativë ligjore dhe për këtë nuk duhet regjistrim”, tha Filipçe.

Prodhuesi “Fajzer” potencoi ministri, i ofroi ndihmë vendit tonë, duke mos dëshiruar të ngadalsohet dinamika e arritjes së vaksinave.

“Duke marrë parasysh atë që insistojnë që regjistrimi të ndodh kurdo qoftë, duke mos dëshiruar ta ngadalësojnë dinamikën e arritjes së vaksinave, u pajtuan që se kjo të jetë për sasitë e ardhshme, gjatë muajve të fundit për shkak se ne kemi parashtruar ndryshim të Ligit për ilaçe në Kuvendin që të mundësojmë, kjo vaksinë konkrete të regjistrohet përmes aplikuesit, i cili nuk u regjistrua si kompani në vendin tonë”, sqaroi Filipçe.

Lidhur me dërgesën e vaksinave nga Republika e Serbisë, Filipçe thekson se në këtë moment pritet miratimi nga kompania “Fajzer” për eksport ndërhyrës.

“Në komunikim intensiv jemi me kompaninë gjatë dy ditëve të kaluara, paralelisht me bisedat tona lidhur me marrëveshjen tonë të drejtpëdrejtë, tani presin edhe fajlet që të lejohet kjo sasi nga Serbia të dërgohet në vendin tonë. Kjo do të thotë se kompania ‘Fajzer’ mban llogari për tekstualisht të gjitha sasitë të cilat i shpërndan në vendet, nëse dhe në cilën mënyrë eventualisht ridërgohen në disa vende tjera”, shtoi ministri.

Lidhur me ndryshimet e Ligjit për ilaçe, Filipçe, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë periudhës së kaluar ka pasur takime me deputetë të opozitës të cilët në bisedë me të kanë shprehur përkrahje dhe konsultivitet për ndryshimet e Ligjit.

Lidhur me vaksinat të cilat në vend duhet të arrijnë përmes mekanizmit Kovaks, ministri tha se me 29 janar do të ketë takim me përfaqësues të atij sistemi ku pritet të marrin informata kur dhe në çfarë sasie vaksinat do të arrijnë në vendin tonë.

“Sistemi shëndetësor dhe të gjitha institucionet në shtet janë të gatshme për procesin e vaksinimit. Ne jemi tërësisht të gatshëm. Në mëngjes realizova takim me drejtorin e Agjencisë për ilaçe (MALMED), shërbimet e atjeshme janë tërësisht të gatshme t’i marrin dokumentet, t’i lëshojnë formularet e nevojshme, administrative. E informuan drejtorin e Doganës dhe në atë shërbim janë të gatshëm të punësuarit të gjitha procedurat t’i përfundojnë me afatin sa më të shkurtë kohor. Ne jemi të gatshëm me infrastrukturën tonë, frigoriferët veçmë janë të instaluar, këtu mundet të deponohet sasi e madhe e vaksinave. I gatshëm është edhe plani për vaksinim. Natyrisht punonjësit shëndetësor janë të parët. Ashtu që në momentin kur të arrijnë vaksinat, e kemi planin sipas të cilit do të veprohet”, tha Filipçe.

Continue Reading

Aktuale