Lajme
Kafeteria në Kumanovë, kafe pa pagesë për Festën e 28 Nëntorit
Kafeteria “Caffe Lounge Bar Gallery Chollo” në Kumanovë me rastin e festës së 28 Nëntor do të ofroj kafe pa pagesë për të pranishmit, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Të nderuar dashamirë, për hirë të festës kombëtare, pavarsisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, në kafeterinë Caffe Lounge Bar Gallery Chollo nesër me datë 28.11.2020 për të gjithë të pranishmit kafet do të jenë pa pagesë! Në këto kushte pandemie më e vogla që mund të bëjmë për festën e flamurit! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱”, thuhet një njoftim.
(INA)
Bota
“Izraeli u bën presion vendeve të transferojnë ambasadat në Kuds në këmbim të vaksinës anti-COVID”
Transmetuesit publik izraelit (KAN) njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds
Media izraelite njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) mësohet se së shpejti Hondurasi do të marrë 5 mijë vaksina kundër COVID-19 nga rezervat e Izraelit.
Në lajm një burim që nuk dëshiron të identifikohet ka thënë se “Së shpejti një avion nga Hondurasi do të vijë për të marrë vaksinat dhe se në të njëjtën mënyrë do të marrin një sasi vaksinash edhe Guatemala dhe Çekia”.
I njëjti burim rikujton se Guatemala pas SHBA-së është vendi i dytë që ka hapur ambasadën e saj në Kuds ndërsa edhe Çekia ka premtuar se do të ndërmarrë një hap të tillë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, hedhjen e një hapi të tillë nga kryeministri Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si një punë të paligjshme.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Gantz tha: “E vërteta është se Netanyahu po bën një tregti pa llogaritje nëpërmjet vaksinave që janë blerë me taksat e paguara nga shtetasit izraelitë, por mesa duket kujton se po drejton një mbretëri dhe jo një shtet”.
Hedhja e një hapi të tillë duhet të miratohet duke u diskutuar nga qeveria, tha Gantz i cili shtoi se “Një situatë e detyrueshme në lidhje me sigurinë, politikën ose shëndetësinë mund të jetë një arsye për hedhjen e një hapi të tillë”.
Në një deklaratë me shkrim dje nga Zyra për shtyp e Netanyahut u njoftua se janë mbledhur sasi të kufizuara të vaksinave të papërdorura nga muaji i kaluar dhe se për këtë arsye do të sigurohen pajisje mjekësore për Palestinën dhe vaksina në sasi simbolike për disa vende që i kanë kërkuar Izraelit.
Bota
39 makina përfshihen në një aksident
Të paktën 39 makina janë përfshirë në një aksident në Bashkiri të Rusisë.
Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e përplasjes në seri, 10 persona janë dëmtuar rëndë.
Shkak i aksidentit raportohet se janë bërë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.
Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.
Meteorologët parashikojnë që temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.
Më poshtë pamjet:
Kosovë
12 të arrestuar në Kosovë për shpërdorim detyre dhe ryshfet
Në Kosovë të mërkurën u arrestuan 12 persona nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të prokurorisë dhe njësitit të policisë së Kosovës kundër krimeve ekonomike. Përgjatë operacionit që filloi në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë si dhe në katër komuna të tjera të Kosovës: Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një konferencë me gazetarë se “janë arrestuar 12 persona, dhjetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, të cilët u kanë ndihmuar këtyre personave në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale; keqpërdorim i subvencioneve, shpërdorim i autorizimeve zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.
Drejtori i departamentit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, tha se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.
“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve … Ato dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje ryshfeti dhe dhënie e ryshfetit”, tha zoti Sahiti.
Sipas prokurorisë hetimet dhe grumbullimi i informacioneve janë zhvilluar nga muaji janar dhe se gjatë operacionit përveç parave janë konfiskuar edhe makina, kompjuterë, dhe telefona celular. Prokuroria tha se operacioni pritet të vazhdojë.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë vazhdon të mbetet një nga fushat e kritikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.
Vëzhguesit thonë se në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë operacionet dhe arrestimet për keqpërdorime, por sipas tyre sfidë mbetet ndëshkimi i të përfshirëve në veprimtari të tilla./VOA
-
Komente1 week ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme3 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme4 days ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme3 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme1 month ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Lajme1 week ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl