Connect with us

Lajme

Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Published

on

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviq, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviq.

Millojko Spaiq është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në qeverinë e re do të bashkohen katër resore: i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve, për udhëheqjen e kësaj ministrie është emëruar, Vesna Bratiq.

Sipas propozimit të Krivokapiqit, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Boroviniq Bojoviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviq, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniq, ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiq.

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitroviq, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijoviq dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviq.

Krivokapiq tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor.

Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

“Nëse për katër vjet arrijmë të realizojmë paktën 50 për qind të asaj që kemi planifikuar, ne do t’i afrohemi mjaftueshëm një cilësie ndryshe të jetësës”, tha Krivokapiq në një konferencë për media, duke shtuar se kjo është një qeveri e ekspertëve dhe se gjëja më e rëndësishme tani është që ata të fillojnë punën.

Në 8 tetor, presidenti malazes Millo Gjukanoviq emëroi Krivokapiqin si mandatar për formimin e qeverisë, pasi opozita fitoi zgjedhjet e 30 gushtit.

Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviqit, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”.

Continue Reading

Lajme

Tetovë dhe Gostivar – Kallëzime penale për hotelierët që nuk kanë respektuar masat anti-covid

Published

on

Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit për shkak të mosrespektimit të masave për kovid deri më tani janë parashtruar kallëzime penale për 15 hotelierë.

Në periudhën nga 18 dhjetori i vitit 2020 deri më 21 janar të këtij viti, për gjithsej 15 hotelierë në rajonin e SPB Tetovë janë parashtruar kallëzime penale deri tek pronarët e objekteve hotelierike sepse nuk e kanë respektuar masën për punë të kufizuar deri në ora 18:00. Prej tyre tetë janë nga rajoni i Tetovës, ndërsa shtatë nga rajoni i Gostivarit.

“Bëhet fjalë kryesisht për kafene të cilat janë hapur dhe kanë punuar pas orës 18:00 dhe në të cilat kanë qëndruar dhe janë shërbyer mysafirë. Të denoncuarit dyshohet se kanë bërë vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, në pajtim me nenin 206 nga Kodi penal, ndërsa objektet e tyre janë mbyllur nga Inspektorati shtetëror i tregut”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas evidencës së SPB Tetovë mes objekteve të denoncuara të cilat e kanë kaluar orarin e lejuar të punës dhe me këtë i kanë shkelur masat për parandalim dhe përhapje të koronavirusit Kovid-19 hasen edhe qebaptoret, çajtoret, ëmbëltoret etj.

Continue Reading

Lajme

A kishte lidhje Trajko Veljanovski me “Monstrën”? – Ja çka thotë Fatime Fetai

Published

on

Versioni që viktimat u vranë diku tjetër dhe u sollën në vendin ku u gjetën, sipas Fetait, është plotësisht i pasaktë dhe theksoi se kjo dëshmohet nga provat materiale dhe jomateriale të prezantuara.

“Për pretendimet se dëshmitari i mbrojtur nuk ekziston dhe është instruuar, prokurorët nga vetë PSP-ja patën mundësinë të shohin dëshmitarin, kështu që dëshmitari ekziston dhe nuk është shpikur. Nëse ka qenë i instruuar, ai me siguri do të ishte udhëzuar të jepte përshkrim më të hollësishëm të veprimeve të personave. Deklarata e dëshmitarit, mbi të cilin nuk do të bazohet aktakuza, kishte paqartësi dhe boshllëqe. E theksoj këtë për të treguar edhe një herë intencën e pasaktë të mbrojtjes për të pretenduar se e gjithë çështja është instruuar”, deklaroi Fetai, përcjell in7.

Një spekulim tjetër, për të cilin nuk ka prova dhe bazë, tha Fetai, është se fëmijët e vrarë i njihnin fëmijët e kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski dhe se ata kishin llogari të pa pastruara.

Se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq janë kryerësit e vrasjeve, tha Fetai, ka prova edhe gjatë kësaj procedure u paraqitën disa prova dhe dëshmitë e dëshmitarëve që e konfirmojnë këtë.

“Për sa i përket armëve, nga provat mund të konkludohet se janë përdorur tre pushkë automatike. Megjithatë, fakti që nuk dihet se kush ka qëlluar ose nuk ka qëlluar me cilën armë nuk është pengesë për përcaktimin e përgjegjësisë së tyre, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për bashkëpunim”, tha Fetai.

Për të pandehurin Haki Aziri, theksoi Fetai, ka prova që nga momenti kur ai kupton për krimin e kryer nga Afrim dhe Agim Ismailoviq.

“Për përkujtesë, Haki Aziri ka dhënë disa deklarata gjatë procedurës. Në deklaratat e tij, ai vetë ngarkohet dhe tregon momentin kur të pandehurit hynë në makinën e tij në rrethrroturllimin për t’i çuar në shtëpi. Në të njëjtin nivel është edhe deklarata dhe detajet rreth tij dhe veprimet e të tjerëve”, tha Fetai.

Fjalët përmbyllëse të prokurorisë për gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdojnë pas një pauze prej gjysmë ore./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

U miratua Ligji për Regjistrim – Opozita shqiptare ASH-AAA siguroi shumicën e nevojshme

Published

on

Kuvendi e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2021

Kuvendi në kuadër të vazhdimit të seancës së 29-të me 62 vota “pro”, pa “të përmbajtur” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021. Për regjistrimin kanë votuar edhe 29 deputetë pjesëtarë të bashkësive etnike.

Për ligjin votuan edhe deputetët nga shumica në pushtet LSDM, BDI dhe BESA si dhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në votim.

Para votimit, në disa vërejtje procedurale, opozita i shprehu vërejtjet e saja për ligjin dhe arsyet e mosbesimit në proces. Me kërkesë të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pushim prej një orë.

Të dhënat e marra nga regjistrimi do të përdoren për të krijuar politika zhvillimore, planifikim makroekonomik, kërkime shkencore dhe qëllime të tjera statistikore. Të dhënat individuale nga Regjistrimi mund të përdoren për krijimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e regjistrave statistikorë që janë nën kompetencat e Entit Shtetërore për Statistikë në përputhje me Ligjin.

Të dhënat personale të marra me Regjistrimin i nënshtrohen mbrojtjes konform me dispozitat e këtij Ligji, Ligjit për statistikat shtetërore dhe rregulloreve nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.

Regjistrimi do të kryhet në periudhën nga 1 deri në 21 prill 2021, sipas situatës më 31 mars 2021, në ora 24:00, që do të konsiderohet një moment kritik i regjistrimit.

Me regjistrimin do të mblidhen të dhëna për popullsinë, amvisëritë dhe banesat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë regjistrimit, do të kryhet regjistrimi në terren dhe do të përdoren në të njëjtën kohë të dhënat e mbledhura nga ana e MPB-së nga baza e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga MSHIA të dhëna të përfshira në regjistrin e popullsisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga MASH nga të dhënat për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vitin aktual shkollor, nga MPPS nga të dhënat për personat shfrytëzues të të drejtave të të ardhurave sociale në të gjitha kategoritë, nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga të dhënat për aktivitetin ekonomik të personave, nga DAP nga të dhënat për personat që kanë të ardhura dhe për të cilat paguhet tatim për të ardhurat personale, nga FSPIMV- Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë nga të dhënat për përfituesit e pensionit për të gjitha bazat , nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë, të dhënat nga librat amë të të lindurve, të vdekurve dhe personave të martuar, nga Agjencia e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme nga të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme dhe lëvizjet e tyre, si dhe nga Enti shtetëror për statistikë nga të dhënat nga hulumtimet statistikore për studentët e regjistruar në studime universitare (cikli i parë) në fakultete dhe shkolla të larta profesionale në vitin akademik, si dhe të dhëna nga hulumtimet statistikore për ngjarjet jetësore dhe nga Regjistrin Statistikor i Bizneseve.

Regjistrimi do të realizohet me përdorimin e kompjuterit transmetues, në një aplikacion të veçantë, ku detyrimisht zbatohen masat teknike dhe organizative në përputhje me rregulloret në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Debati për Propozim ligjin në Kuvend me të cilin do të mundësohet në vend të realizohet regjistrim pas 19 viteve, përfundoi më 15 janar.

Në vend regjistrimi i parë është realizuar në vitin 1948. Janë realizuar tetë regjistrime, ndërsa i fundit në vitin 2002. Në vitin 2011 ka filluar të realizohet një operacion i tillë statistikor, por ai u ndërpre.

Continue Reading

Aktuale