Connect with us

Kosovë

Zemaj flet për masat anti-COVID në ditët e ardhshme

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Armed Zemaj, tha të mërkurën se vendimi qeveritar për kufizime shkak i COVID-19 do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe në ditët në vijim.

Ai në emisionin “Radar”, tha se momentalisht 19 komuna janë në zonën e kuqe ku përfshihet ora policore nga ora 19:00.

“Zonat në të kuqen janë zgjeruar në javën e kaluar. Deri tani kemi pasur 19 komuna në të kuqen, nëse kjo pasqyrë është edhe sot, nuk ka nevojë për masa të reja, ne do të vazhdojmë njëjtë”.

Zemaj po ashtu njoftoi se sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do ta njoftojë për hartën e re në bazë të kalkulimeve të rasteve me COVID-19.

“Kemi një stabilitet të lehtë por me një rritje të numrit të rasteve të infeksionit, dhe fatkeqësisht edhe me raste të vdekjes. Sot është dita kur IKSHPK e sjell hartën e re në bazë të kalkulimeve javore që bëjnë, dhe në pasdite do të ulemi dhe të diskutojmë”, tha Zemaj. /Insajderi.com

Continue Reading

Kosovë

7 të vdekur dhe 296 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Published

on

By

Shtatë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 296 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411./21Media

Continue Reading

Kosovë

KQZ nuk i lejon kandidimin – Kjo është deklarata e parë e Albin Kurtit

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie mbetet ajo që është dorëzuar që nga fillimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ai është bartës i listës dhe si i tillë do t’i respektojë ligjet dhe Kushtetutën.

Kurti tutje ka kujtuar një takim të ish-presidentit Hashim Thaçi me ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell duke shtuar se institucionet duhet të “rifreskohen” në rrethana të reja.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pat qenë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar dhe mendoj që institucionet e shtetit duhet të updatohen në rrethana të reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Unë jam bartës i listës i cili i respekton dhe e përfill me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e të gjithë neve”, ka thënë ai.

Këto deklarata Kurti i ka bërë pas homazheve te ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Koha Ditore

Continue Reading

Kosovë

Zbulohet slogani zyrtar i Vetëvendosjes/Kurti: Referendumi nuk mund të ndalet!

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar sloganin me të cilin i futet garës në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Krejt dhe drejt” është slogani i kësaj partie, siç kanë zbuluar krerët e kësaj liste, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!” ka thënë Kurti, që është kandidat për kryeministër.

Në anën tjetër, më e gjatë në përshkrim ka qenë Osmani, që është kandidate për presidente.

“KREJT DHE DREJT. Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin! Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kandidimi i Kurtit për deputet është vënë në pikëpyetje për shkak se ai është në mesin e 47 kandidatëve për deputetë, të cilëve u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje për shkak se janë shpallur fajtorë për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit.

Continue Reading

Aktuale