Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE-ja në protestë me automobila

Published

on

VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte mban protestë me automobila, për, siç kumtoi partia, “mbrojtjen e linjave kombëtare të kuqe të cilat janë mbrojtja e fundit e identitetit të Maqedonisë”.

Protesta që e paralajmëroi partia si “mbarëpopullor dhe mbipartiak” zhvillohet nën moton “Protestë tani, që të mos bëhet shumë vonë”.

Kolona e automobilave u nis prej para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” dhe u drejtua për në Qeveri, ku duhet të përfundojë protesta.

Në thirrjen për protestë nga partia opozitare u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë në, siç thonë, “politikën e tregut dhe anacional të Zoran Zaev dhe qeverisë të cilët janë të gatshëm të shesin interesat kombëtare të Maqedonisë”.

“Qëllimi është të shprehim me dinjitet dhe paqe revoltën civile për qëllimin e qeverisë së Zaevit për të tregtuar me gjuhën, popullin, identitetin dhe historinë e Maqedonisë”, kumtuan nga VMRO-DPMNE-ja. 

Continue Reading

Lajme

U miratua Ligji për Regjistrim – Opozita shqiptare ASH-AAA siguroi shumicën e nevojshme

Published

on

Kuvendi e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2021

Kuvendi në kuadër të vazhdimit të seancës së 29-të me 62 vota “pro”, pa “të përmbajtur” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021. Për regjistrimin kanë votuar edhe 29 deputetë pjesëtarë të bashkësive etnike.

Për ligjin votuan edhe deputetët nga shumica në pushtet LSDM, BDI dhe BESA si dhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në votim.

Para votimit, në disa vërejtje procedurale, opozita i shprehu vërejtjet e saja për ligjin dhe arsyet e mosbesimit në proces. Me kërkesë të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pushim prej një orë.

Të dhënat e marra nga regjistrimi do të përdoren për të krijuar politika zhvillimore, planifikim makroekonomik, kërkime shkencore dhe qëllime të tjera statistikore. Të dhënat individuale nga Regjistrimi mund të përdoren për krijimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e regjistrave statistikorë që janë nën kompetencat e Entit Shtetërore për Statistikë në përputhje me Ligjin.

Të dhënat personale të marra me Regjistrimin i nënshtrohen mbrojtjes konform me dispozitat e këtij Ligji, Ligjit për statistikat shtetërore dhe rregulloreve nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.

Regjistrimi do të kryhet në periudhën nga 1 deri në 21 prill 2021, sipas situatës më 31 mars 2021, në ora 24:00, që do të konsiderohet një moment kritik i regjistrimit.

Me regjistrimin do të mblidhen të dhëna për popullsinë, amvisëritë dhe banesat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë regjistrimit, do të kryhet regjistrimi në terren dhe do të përdoren në të njëjtën kohë të dhënat e mbledhura nga ana e MPB-së nga baza e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga MSHIA të dhëna të përfshira në regjistrin e popullsisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga MASH nga të dhënat për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vitin aktual shkollor, nga MPPS nga të dhënat për personat shfrytëzues të të drejtave të të ardhurave sociale në të gjitha kategoritë, nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga të dhënat për aktivitetin ekonomik të personave, nga DAP nga të dhënat për personat që kanë të ardhura dhe për të cilat paguhet tatim për të ardhurat personale, nga FSPIMV- Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë nga të dhënat për përfituesit e pensionit për të gjitha bazat , nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë, të dhënat nga librat amë të të lindurve, të vdekurve dhe personave të martuar, nga Agjencia e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme nga të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme dhe lëvizjet e tyre, si dhe nga Enti shtetëror për statistikë nga të dhënat nga hulumtimet statistikore për studentët e regjistruar në studime universitare (cikli i parë) në fakultete dhe shkolla të larta profesionale në vitin akademik, si dhe të dhëna nga hulumtimet statistikore për ngjarjet jetësore dhe nga Regjistrin Statistikor i Bizneseve.

Regjistrimi do të realizohet me përdorimin e kompjuterit transmetues, në një aplikacion të veçantë, ku detyrimisht zbatohen masat teknike dhe organizative në përputhje me rregulloret në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Debati për Propozim ligjin në Kuvend me të cilin do të mundësohet në vend të realizohet regjistrim pas 19 viteve, përfundoi më 15 janar.

Në vend regjistrimi i parë është realizuar në vitin 1948. Janë realizuar tetë regjistrime, ndërsa i fundit në vitin 2002. Në vitin 2011 ka filluar të realizohet një operacion i tillë statistikor, por ai u ndërpre.

Continue Reading

Bota

Shifra të frikshme nga Amerika – Më shumë viktima nga koronavirusi sesa nga Lufta e Dytë Botërore

Published

on

Koronavirusi mori më shumë jetë në SHBA sesa Lufta e Dytë Botërore

Sipas të dhënave nga Universiteti Xhon Hopkins, më shumë amerikanë kanë vdekur nga Kovid-19 sesa gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave të djeshme, deri më tani në SHBA kanë vdekur 405.400 njerëz nga virusi në krahasim me 405.399 amerikanë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nga qëllimet kryesore të administratës së presidentit të ri Xho Bajden është vaksinimi i 100 milionë amerikanëve për100 ditë.

Bajden paralajmëroi se më e keqja e pandemisë pritet tani.

Rastet e koronavirusit po i afrohen 100 milionëve në të gjithë botën (për momentin më shumë se 96 milionë) dhe më shumë se dy milionë kanë vdekur.

SHBA-ja është vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit në botë.

Continue Reading

Lajme

Fatime Fetai pretendon se rasti Monstra nuk ka qënë i montuar

Published

on

Fetai në fjalën përmbyllëse për “Monstrën”: Përpjekja e mbrojtjes për ndërlidhjen e rastit me strukturat e MPB-së është tezë krejtësisht e pasaktë

Përpjekja e mbrojtjes për të ndërlidhur automjetin “Opel Omega” dhe të gjithë operacionin me strukturat e MPB-së është tezë krejtësisht e pasaktë qoftë nga aspekti juridiko-faktik qoftë nga ai juridiko-logjik, deklaroi sot prokurorja Fatime Fetai në fjalët përmbyllëse të lëndës “Monstra”.

Sipas Fetait, tentimet e tilla bien poshtë tërësisht me deklaratat e dëshmitarëve dhe dëshmive të prezantuara gjatë procedurës.

Lidhur me pretendimet se paraprakisht gjatë procedurës nuk është lejuar ekspertizë në automjet, Fetai tha se ishte i lejuar kontrolli dhe është bërë ekspertizë te automjeti në fjalë.

“Gjatë kësaj procedure, në prani të trupit gjykues dhe administratorit për procesverbale dhe mediave në depon e Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar në Miladinovc, është bërë ekspertizë dhe fotografimi i automjetit Opel Omega. Automjeti gjithashtu ka ulëse të pasme me mbështetës koke dhe mbrojtës nga katër pneumatikë”, tha Fetai.

Versioni që viktimat u vranë diku tjetër dhe u sollën në vendin ku u gjetën, sipas Fetait, është plotësisht i pasaktë dhe theksoi se kjo dëshmohet nga provat materiale dhe jomateriale të prezantuara.

“Për pretendimet se dëshmitari i mbrojtur nuk ekziston dhe është instruuar, prokurorët nga vetë PSP-ja patën mundësinë të shohin dëshmitarin, kështu që dëshmitari ekziston dhe nuk është shpikur. Nëse ka qenë i instruuar, ai me siguri do të ishte udhëzuar të jepte përshkrim më të hollësishëm të veprimeve të personave. Deklarata e dëshmitarit, mbi të cilin nuk do të bazohet aktakuza, kishte paqartësi dhe boshllëqe. E theksoj këtë për të treguar edhe një herë intencën e pasaktë të mbrojtjes për të pretenduar se e gjithë çështja është instruuar”, deklaroi Fetai.

Një spekulim tjetër, për të cilin nuk ka prova dhe bazë, tha Fetai, është se fëmijët e vrarë i njihnin fëmijët e kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski dhe se ata kishin llogari të pa pastruara.

Se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq janë kryerësit e vrasjeve, tha Fetai, ka prova edhe gjatë kësaj procedure u paraqitën disa prova dhe dëshmitë e dëshmitarëve që e konfirmojnë këtë.

“Për sa i përket armëve, nga provat mund të konkludohet se janë përdorur tre pushkë automatike. Megjithatë, fakti që nuk dihet se kush ka qëlluar ose nuk ka qëlluar me cilën armë nuk është pengesë për përcaktimin e përgjegjësisë së tyre, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për bashkëpunim”, tha Fetai.

Për të pandehurin Haki Aziri, theksoi Fetai, ka prova që nga momenti kur ai kupton për krimin e kryer nga Afrim dhe Agim Ismailoviq.

“Për përkujtesë, Haki Aziri ka dhënë disa deklarata gjatë procedurës. Në deklaratat e tij, ai vetë ngarkohet dhe tregon momentin kur të pandehurit hynë në makinën e tij në rrethrroturllimin për t’i çuar në shtëpi. Në të njëjtin nivel është edhe deklarata dhe detajet rreth tij dhe veprimet e të tjerëve”, tha Fetai.

Fjalët përmbyllëse të prokurorisë për gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdojnë pas një pauze prej gjysmë ore.

Continue Reading

Aktuale