Connect with us

Lajme

Pa pritur e pa shkuar zyrë më zyrë, tani në Gostivar dokumentet i merrni direkt “si në bankomat” – Taravari: Jemi të parët në Maqedoni (VIDEO)

Published

on

Prej sot në Komunën e Gostivarit është vënë në përdorim kiosku elektronik që në realitet është një aparat elektronik në formë të bankomatit, prej ku qytetarët mund të bëjnë kërkesa, të kryejnë pagesa dhe të marrin vërtetime e dokumente të ndryshme komunale, pa patur nevojë të presin radhë apo të enden nga zyra në zyrë. E-Kioskun mund ta përdorë çdo qytetar i Gostivarit, të cilit i duhet të marrë ndonjë dokument nga administarta lokale. Përdorimi është shumnë i thjeshtë, në tre gjuhë, ngjashëm me mënyrën e përdorimit të bankomateve për nxjerrjen e parave, përcjell in7. Siç ka njoftuar në rrjetet sociale, i pari i Gostivarit, komuna që ai drejton është e para në vend që ka vënë në përdorim një sistem të tillë elektronik për kryerjen e shërbimeve për qytetarët.
 
Edhe një premtim zgjedhor po realizohet. Gostivari, komuna e parë në RMV me e-Kiosk. Kiosku elektronik e njohur si e-Kiosk do tju shërbejë qytetarëve për pagesa, kërkesa për dokumentacione dhe shumë shërbime të tjera, dhe është shumë e nevojshme në këtë kohë pandemie për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve”, ka shkruar Taravari./in7.tv
 

Continue Reading

Lajme

Propozojmë që shtetësia të mund të merret pas 4 vitesh qëndrim në Maqedoni – thotë Ilire Dauti nga ASH-AAA

Published

on

By

Deputetja Ilire Dauti nga Koalicioni ASH-AAA në emisionin Click Plus në TV21, tha se propozojnë që shtetësia të mund të merret pas 4 vitesh qëndrim në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Bota

Katër të vdekur nga një shpërthim i gazit në Madrid

Published

on

By

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë banimi në qendër të Madridit të mërkurën, raporton AP.

Të paktën 11 persona u plagosën në shpërthim, një në gjendje të rëndë, tha shërbimi i urgjencës në Madrid.

Zyrtarët konfirmuan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin një zjarr të vogël brenda ndërtesës përpara se të mund të sillnin qen, ekipe shpëtimi dhe ekspertë për të vlerësuar strukturën e mjediseve të dëmtuara.

Edhe pse shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk është raportuar për të lënduar në një shtëpi të të moshuarve afër dhe as në një shkollë ngjitur me ndërtesën.

Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida tha se disa dëmtime të lehta ishin identifikuar në shkollë, por, sipas tij, njerëzit nuk pësuan më shumë se “gërvishtje”.

Continue Reading

Bota

Sela uron Presidentin Biden dhe Zëvendës-Presidenten Harris

Published

on

By

Pas inaugurimit të 46 presidencial në SHBA, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar Presidentin Biden dhe nën-Presidenten Harris përmes rrjetit social Twitter

(https://twitter.com/ziadinsela/status/1351989339442601987?s=21).

Sela shkruan “Urime të ngrohta Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës-Presidentes Kamala Harris. Ky është një kapitull i ri në marrëdhëniet e rajonit tonë me SHBA-të. Mezi pres të punoj me këtë administratë për të forcuar lidhjet midis vendeve dhe popujve tona, në një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti.”

Continue Reading

Aktuale