Connect with us

Lajme

Mickoski paralajmëron bllokim të disa qyteteve: Zaevi të dorëhiqet

Published

on

Mickoski kërkoi dorëheqje nga Zaevi, për nesër paralajmëroi bllokadë në disa qytete

Lideri i opozitës VMRO-DPMNE-së protestoi sonte para Qeverisë dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas qëndrimeve të tij në një intervistën për BGNES bullgare, në lidhje me historinë dhe paralajmëroi për nesër protesta me bllokada në disa qytete.

Dorëheqje e Zaevit, liri popullit. Me këtë mesazh, Mickoski e filloi fjalimin, në të cilën ai kërkoi nga Zaevi që të kërkojë falje publike për, siç tha ai, qëndrimet dhe ofendimet ndaj qytetarëve maqedonas dhe paraardhësve dhe heronjve tanë. Kjo, theksoi ai, nuk është qëndrim i Maqedonisë dhe nuk ka të drejtë të shkatërrojë trashëgiminë dhe përfitimet e lëna nga paraardhësit tanë. “Zaev duhet të shkojë, kërkojmë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme të Zaevit”, tha Mickoski.

Ka gjëra, tha ai, që janë të shenjta dhe nuk i nënshtrohen pazareve për këdo me mendje dhe arsye normale. Tani është koha të ngremë kokën dhe të themi mjaft, është koha që maqedonasit të luftojnë përsëri për drejtësinë e tyre, tha Mickoski.

Sipas tij, “të gjithë në vend janë turpëruar nga sjellja përkulëse e Zaevit me politikat bullgare dhe ai hoqi dorë nga viktima e Ilindenasve  dhe nga viktima e partizanëve”.

Mickoski bëri thirrje për bashkim, iu drejtua drejtpërdrejt anëtarëve dhe mbështetësve të LSDM-së për të kundërshtuar qëndrimet e Zaevit dhe kërkoi që të bashkohen me të djathtët që kanë vërejtje ndaj VMRO-DPMNE-së.

Disa nga protestuesit në fjalime të veçanta kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të negociatave me Bullgarinë dhe anëtarët e komisionit ndërshtetëror për çështjet historike të japin dorëheqjen.

Protesta e VMRO-DPMNE-së filloi para Qendrës sportive, Boris Trajkovski, nga ku një kolonë veturash u drejtua drejt Qeverisë. 

Continue Reading

Lajme

Fatime Fetai pretendon se rasti Monstra nuk ka qënë i montuar

Published

on

Fetai në fjalën përmbyllëse për “Monstrën”: Përpjekja e mbrojtjes për ndërlidhjen e rastit me strukturat e MPB-së është tezë krejtësisht e pasaktë

Përpjekja e mbrojtjes për të ndërlidhur automjetin “Opel Omega” dhe të gjithë operacionin me strukturat e MPB-së është tezë krejtësisht e pasaktë qoftë nga aspekti juridiko-faktik qoftë nga ai juridiko-logjik, deklaroi sot prokurorja Fatime Fetai në fjalët përmbyllëse të lëndës “Monstra”.

Sipas Fetait, tentimet e tilla bien poshtë tërësisht me deklaratat e dëshmitarëve dhe dëshmive të prezantuara gjatë procedurës.

Lidhur me pretendimet se paraprakisht gjatë procedurës nuk është lejuar ekspertizë në automjet, Fetai tha se ishte i lejuar kontrolli dhe është bërë ekspertizë te automjeti në fjalë.

“Gjatë kësaj procedure, në prani të trupit gjykues dhe administratorit për procesverbale dhe mediave në depon e Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar në Miladinovc, është bërë ekspertizë dhe fotografimi i automjetit Opel Omega. Automjeti gjithashtu ka ulëse të pasme me mbështetës koke dhe mbrojtës nga katër pneumatikë”, tha Fetai.

Versioni që viktimat u vranë diku tjetër dhe u sollën në vendin ku u gjetën, sipas Fetait, është plotësisht i pasaktë dhe theksoi se kjo dëshmohet nga provat materiale dhe jomateriale të prezantuara.

“Për pretendimet se dëshmitari i mbrojtur nuk ekziston dhe është instruuar, prokurorët nga vetë PSP-ja patën mundësinë të shohin dëshmitarin, kështu që dëshmitari ekziston dhe nuk është shpikur. Nëse ka qenë i instruuar, ai me siguri do të ishte udhëzuar të jepte përshkrim më të hollësishëm të veprimeve të personave. Deklarata e dëshmitarit, mbi të cilin nuk do të bazohet aktakuza, kishte paqartësi dhe boshllëqe. E theksoj këtë për të treguar edhe një herë intencën e pasaktë të mbrojtjes për të pretenduar se e gjithë çështja është instruuar”, deklaroi Fetai.

Një spekulim tjetër, për të cilin nuk ka prova dhe bazë, tha Fetai, është se fëmijët e vrarë i njihnin fëmijët e kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski dhe se ata kishin llogari të pa pastruara.

Se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq janë kryerësit e vrasjeve, tha Fetai, ka prova edhe gjatë kësaj procedure u paraqitën disa prova dhe dëshmitë e dëshmitarëve që e konfirmojnë këtë.

“Për sa i përket armëve, nga provat mund të konkludohet se janë përdorur tre pushkë automatike. Megjithatë, fakti që nuk dihet se kush ka qëlluar ose nuk ka qëlluar me cilën armë nuk është pengesë për përcaktimin e përgjegjësisë së tyre, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për bashkëpunim”, tha Fetai.

Për të pandehurin Haki Aziri, theksoi Fetai, ka prova që nga momenti kur ai kupton për krimin e kryer nga Afrim dhe Agim Ismailoviq.

“Për përkujtesë, Haki Aziri ka dhënë disa deklarata gjatë procedurës. Në deklaratat e tij, ai vetë ngarkohet dhe tregon momentin kur të pandehurit hynë në makinën e tij në rrethrroturllimin për t’i çuar në shtëpi. Në të njëjtin nivel është edhe deklarata dhe detajet rreth tij dhe veprimet e të tjerëve”, tha Fetai.

Fjalët përmbyllëse të prokurorisë për gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdojnë pas një pauze prej gjysmë ore.

Continue Reading

Bota

Zjarr në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë

Published

on

Zjarr në fabrikën e Institutit për serum në Indi, prodhuesit më të madh të vaksinave në botë

Zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën e Institutit për serum (SII) që është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, por zjarri nuk do të ndikojë në prodhimin e vaksinave për koronavirusin, transmetojnë mediat e atjeshme.

SII prodhon vaksinë të bërë nga Universiteti Oksford dhe “AstraZeneka” për tregun indian dhe disa vende tjera, ndërsa kompania poashtu përgatitet të bëjë vaksinën e zhvilluar nga kompania amerikane “Novavaks”.

Zjarrfikësit e qytetit perëndimor indian Pune, ku është selia e SII-së kanë deklaruar se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar pesë automjete të zjarrfikësve.

Tani për tani nuk raportohet për viktima ose shkaqet që sollën deri te zjarri.

Continue Reading

Lajme

Si është gjendja në kovid-qendrat e Shkupit?

Published

on

Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 17 pacientë, janë duke u mjekuar gjithsej 280 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 280 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur shtashtë pranime të pacientëve. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive katër gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 19 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid po trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 24 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 17 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 16 pacientë.  Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 16 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 88 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 78 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 22 pacientë.

Gjithsej 280 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është i qëndrueshëm dhe sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 124 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Continue Reading

Aktuale