Connect with us

Sport

Kosova luan ndaj Sllovakisë, atmosferë pozitive në kampin dardan

Published

on

Kosova është gati për ndeshjen me Sllovakinë. Ndeshja do të zhvillohet sot (e enjte, 26 nëntor) në Bratislavë nga ora 19:00. Takimi është i vlefshëm për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023.

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën në mesditë kishin stërvitjen e radhës, kurse në mbrëmje do të kenë edhe një stërvitje tjetër. Ndërkohë, të gjithë anëtarët që kanë udhëtuar në Sllovaki, e që janë testuar me PCR, kanë rezultuar negativë.

Kjo është dita e dytë e stërvitjeve në Sllovaki, kurse basketbollistët e Kosovës, që nga dita e mërkurë kanë qenë të karantinuar në Prishtinë, ku njëkohësisht edhe janë stërvitur.

Kosova pas Sllovakisë do të përballet me Islandën, sfidë që do të zhvillohet më 28 nëntor nga ora 16:00.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje. Pavarësisht disa mungesave përzgjedhësi Christos Marmarinos është shprehur optimist.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta. Nuk presim ndeshje të lehta. Sllovakia ka gjatësi më të madhe se ne, por duhet të adaptohemi dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi mundur Islandën një herë dhe sigurisht se mund ta bëjmë përsëri nëse jemi të fokusuar maksimalisht. Sigurisht se ajo që mund të garantojmë është angazhimi ynë maksimal”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës për faqen zyrtare të FBK-së.

Optimist është shprehur edhe kapiteni i Kosovës, Drilon Hajrizi. “Ne do të japim maksimumin në këto dy sfida pa marrë parasysh se kush do të luaj. Nëse japim maksimumin, atëherë mund të kemi rezultate pozitive”, ka thënë ai.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Continue Reading

Sport

Real Madridi ka gati një ofertë për Mbappen – kartoni i Hazard dhe 80 milionë euro

Published

on

By

PSG ka pasur humbje të mëdha në këtë vit shkaku i pandemisë COVID-19, duke paralajmëruar humbje në vlerë 204 milionë euro.

Sipas medieve franceze klubi duhet të shes një nga dy yjet e ekipit për të lehtësuar disi bilancin.

Mes Neymar dhe Kylian Mbappe, më i mundur është largimi i talenti francez i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe pëlqehet nga shumë klube.

Në krye të listës mbetet Real Madridi, që vazhdon të këmbëngul për të firmosur me francezin, ndërsa sipas “TodoFichajes” është përgatitur edhe një ofertë.

Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro, plus yllin belg Eden Hazard te PSG-së në këmbim të kampionit francez Kylian Mbappe.

Aktualisht Mbappe vlerësohet plot 180 milionë euro dhe vështirë se PSG do të pranojë ofertën e drejtuesve të Real Madridit.

Kjo pasi vlera dhe forma e Eden Hazard është në rënie. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Si është gjendja e Zidan? – U infektua me koronavirus

Published

on

Zidan është infektuar me koronavirus

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan është infektuar me koronavirus, kumtoi pres-shërbimi i klubit.

Për momentin nuk ka informacione shtesë për shëndetin e trajnerit francez.

Me siguri, Zidan do ta lëshojë ndeshjen nga xhiroja e 20-të në La Liga kundër Alaves, që do të mbahet të shtunën më 23 janar. Fillimi është në ora 21:00.

Aktualisht Real Madridi është në vendin e dytë me radhë, me shtatë pikë më pak se Atletiko.

Zidan për herë të dytë e mori Real Madridin në muajin mars të vitit 2019. Si trajner i “mbretërve” 48 vjeçari e fitoi Ligën e Kampionëve tre herë, dy herë kampionatin spanjoll, po aq edhe Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe fitues është edhe i kampionit botëror të klubit.

Continue Reading

Lajme

Autoritetet japoneze i përgënjeshtruan informacionet për anulimin e Lojërave Olimpike

Published

on

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Japonisë Manabu Sakai i përgënjeshtroi informacionet për anulimin e Lojërave Olimpike Verore në Tokio për shkak të pandemisë së virusit korona.

Informacionet për anulimin u paraqitën paraprakisht në edicionin britanik të “Tajms”-it.

“Duam plotësisht t’i përgënjeshtrojmë këto informacione. Gjithsesi, duhet ta marrim parasysh gjendjen në vendet e huaja dhe në një moment të caktuar do të merret vendim nëse do të mbahen Lojërat Olimpike apo jo, por deri atëherë Qeveria do të bëjë gjithçka që nevojitet që të përgatitet për lojërat”, tha Sakai.

Është paraparë që Lojërat Olimpike në Tokio të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht të këtij viti.

Continue Reading

Aktuale