Connect with us

Bota

Gjermani, kufizimet e COVID-19 zgjaten deri më 20 dhjetor

Published

on

“Është marrë vendim që kufizimet të zgjaten deri më 20 dhjetor. Tashmë kemi përsëri nevojë për një përpjekje në luftën kundër pandemisë. Jemi duke përjetuar testin e durimit, solidaritetit dhe disiplinës, do të jetë një kohë e vështirë”, tha Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se kufizimet në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19) i kanë zgjatur deri më 20 dhjetor, ndërsa sipas nevojës mund të zgjaten sërish deri në fillim të janarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel nëpërmjet video-konferencës zhvilloi një mbledhje me kryeministrat e shteteve federale, pas së cilës i njoftoi kufizimet e COVID-19 me publikun.

“Është marrë vendim që kufizimet të zgjaten deri më 20 dhjetor. Tashmë kemi përsëri nevojë për një përpjekje në luftën kundër pandemisë. Jemi duke përjetuar testin e durimit, solidaritetit dhe disiplinës, do të jetë një kohë e vështirë”, tha Merkel.

Duke tërhequr vëmendjen në nevojën e kufizime, kancelargja gjermane u shpreh se, “Ne supozojmë se kufizimet do të duhet të zbatohen deri në fillim të janarit”.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rreptësisht rregullat e higjienës dhe largësisë fizike, shmangien e kontaktit të panevojshëm me njerëz të tjerë dhe qëndrimin në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Kufizimet që do të jenë të vlefshme në Gjermani deri më 20 dhjetor

Teatrot, sallat e operës dhe koncertit do të jenë të mbyllura.

Palestrat, kinematë, vendet e argëtimit, pishinat nuk do të shërbejnë.

Restorantet, baret, pijetoret do të qëndrojnë të mbyllura, por restorantet do të mund të shërbejnë jashtë me porosi.

Ndeshjet e futbollit do të vazhdojnë pa tifozë.

Sallonet e pastrimit dhe të kujdesit për trupin, sallonet kozmetike, ato të masazheve dhe tatuazhistët do të mbyllen plotësisht, përfshirë edhe vendet si shtëpitë publike.

Dyqanet do të mund të pranojnë vetëm 1 klient në 10 metra katrorë. Në dyqanet më të mëdha se mbi 800 metra katrorë në çdo 20 metra katrorë do të pranohet vetëm 1 klient.

Universitetet do të vazhdojnë punimet nga distanca.

Shkollat dhe çerdhet do të mbeten të hapura, por në vendet me raste të mëdha të koronavirusit zyrtarët lokalë do të marrin masa shtesë.

Mbledhjet sociale do të mbahen vetëm me 5 pjesëmarrës nga dy shtëpi të ndryshme. Fëmijët e moshës nën 14-vjeçare do të jenë të përjashtuar nga kjo.

Gjatë festave të Krishtlindjes dhe në mbrëmjen e vitit të ri do të lejohet që të mblidhen deri në 10 persona nga shtëpi tjera.

Qytetarët janë këshilluar të mos shkojnë në pushime për skijim deri më 10 dhjetor.

Gjermania është vendi i pestë në Evropë pas Francës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë me rastet më të larta të COVID-19.

Në vend deri më tani janë raportuar 961.320 raste, ndërsa kanë humbur jetën 14.771 persona.

Continue Reading

Bota

Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur me grusht gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013

Published

on

Presidenti i sapo inauguruar, Joe Biden, ndaloi për një çast gjatë paradës amerikane duke shkuar për në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një përshëndetje me grusht gazetarit të NBC-s, Al Roker, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur u inaugurua si zëvendëspresident.

“Z. president, si po ndihesh?”, Roker thirri nga zona e medieve, duke bërë që Biden të kthehet drejt tij për ta përshëndetur.

“Ndihem shumë mirë”, iu përgjigj Biden, transmeton Telegrafi.

Ky veprim i presidentit amerikan mori hov nga shikuesit në të gjithë mediet sociale.

Pas kësaj, dikush vuri në dukje se si momenti pasqyroi kohën në paradën inaugurues të vitit 2013 kur Al Roker mori një shtrëngim duarsh nga zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden.

Continue Reading

Bota

OBSH-ja javën e ardhshme do të shqyrtojë miratimin e dy vaksinave kineze

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e ardhshme do të fillojë ta shqyrtojë mundësinë për miratimin e përdorimit urgjent të dy vaksinave kineze kundër koronavirusit, deklaroi ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Marijanxhela Simao.

Simao gjithashtu tha se OBSH-ja mendon të japë miratim për përdorim urgjent për vaksinat e AstraZenika, të prodhuara në Korenë e Jugut dhe në Indi.

Kina ka nënshkruar marrëveshje për eksportin e miliona dozave vaksina të zhvilluara nga kompanitë e saja Sinofarm dhe Sinovak.

Continue Reading

Bota

Kush është zëdhënësja e Joe Biden, ja çfarë tërhoqi vëmendjen e mediave

Published

on

By

Jen Psaki është zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë dhe si duket provën e saj të parë me shtypin e kaloi me sukses.

Nga sa raportojnë mediat, 42-vjeçarja me origjinë nga Greqia u shfaq në podium për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe mori në këmbim komente pozitive

Që në momentin që ajo u fut në dhomë, ndryshimet ishin të qarta: Ajo mbante dy maska vënë dhe premtoi që të kthente të “vërtetën dhe transparencën” në marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me mediat.

Po ashtu, ajo pranoi pyetje nga thuajse çdo gazetar i pranishëm në sallë, përfshirë këtu edhe atë të Fox News.

“Unë e respektoj thellësisht rolin e shtypit të lirë dhe të pavarur”, tha Psaki, duke folur jashtë tekstit dhe me një zarf të rëndë plot me shënime përpara saj.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët, i cili është të ndajmë informacione të sakta me amerikanët,” shtoi ajo.

Continue Reading

Aktuale