Connect with us

Bota

Biden: Jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

Published

on

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund epokës së përçarjeve në kohën kur vendi përballet me një dimër të gjatë e të vështirë në pandemi.

Në një fjalim që mbajti për Ditën e Falënderimeve, që është festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë tha se amerikanët janë në luftë me koronavirusin e jo me njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:
Grevë 24 orë në Greqi, ndërpresin punën transporti, spitalet e deri edhe gazetarët
“Unë besoj që ju gjithmonë meritoni që ta dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet ta ndalim rritjen e virusit. Ua kemi borxh këtë mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve që janë në vijën e frontit. Ua kemi borxh qytetarëve tanë”, tha presidenti i ri i shtetit më të fuqishëm në botë.

Ai shtoi se sëmundja COVID-19 i ka sjellë Amerikës dhimbje, humbje, zemërim dhe shumë jetë të njerëzve janë humbur.

“Na ka përçarë, na ka zemëruar, na ka vendosur kundër njëri-tjetrit. E di që vendi është lodhur me këtë luftë, por ne duhet të mbajmë mend – jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, tha Joe Biden.

Në anën tjetër, presidenti në largim, Donald Trump, u bëri thirrje përkrahësve të vet që të punojnë për ta kthyer rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, shkruan BBC.

Duke folur përmes telefonit në Shtëpinë e Bardhë në një ngjarje të organizuar nga ligjvënësit republikanë në Pensilvani, Trumpi i përsëriti pretendimet e tij të pabazuara për manipulime të gjera në zgjedhje.

SYRI.net

Continue Reading

Bota

Kamala Harris ngjall diskutime, kishte një mesazh të fshehtë në pallton e saj

Published

on

By

Me xhinse e atlete, që në fushatë elektorale Kamala Harris shkroi një faqe të re në historinë e veshjes së politikaneve amerikane.

Në ditën përpara inaugurimit të presidentit të ri Joe Biden, zëvendësja e tij kreu dhe një gjest të fundit simbolik në favor të lirisë së shprehjes.

Femra e parë zëvëndespresidente e SHBA-së, dhe për më tepër me ngjyrë, mori pjesë në ceremoninë e nderimit të 400 mijë viktimave amerikane të pandemisë së koronavirusit.

Në memorialin Lincoln në Washington, ku shoqërohej nga i shoqi, Douglas Emhoff dhe Joe e Jill Biden, ajo mbajti një fjalim emocionues mbi nevojën që kombi të nisë një proces kolektiv shërimi.

Me atë rast, ajo ishte veshur me një kostum të zi dhe një pallto ngjyrë bezhë, që u konsiderua si plot nënkuptime.

Në fillim të pandemisë, stilistja me origjinë haitjane Kerby Jean Raymond, e kishte kthyer zyrën e saj në New York në qendër ndihmash, duke mbledhur donacione për blerjen e maskave dhe dorezave, e kishte hequr mënjanë për këtë qëllim edhe 50 mijë dollarë. /tch/

Continue Reading

Bota

Nuk respektoi masat anti-COVID, qeveria shqiptare shpall ‘non grata’ diplomatin rus: Të largohet brenda 72 orësh nga Shqipëria

Published

on

By

Qeveria Shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten.

Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve.

Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Continue Reading

Bota

Zjarr në shtëpinë e pleqve në Ukrainë, 15 të vdekur

Published

on

By

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri në shtëpinë e të moshuarve në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.

Kjo u bë e ditur të enjten nga Shërbimi i Urgjencës i shtetit ukrainas, raporton Reuters.

Continue Reading

Aktuale