Connect with us

Lajme

Qeveria nuk tërhiqet nga vetingu në gjyqësi, pohoi zëdhënësi qeveritar

Published

on

Shkup, 25 nëntor 2020 (MIA) – Zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski sot deklaroi se Qeveria nuk tërhiqet nga vetingu i paralajmëruar në gjyqësinë. Këtë vit, kanë filluar procedurat kundër 83 gjykatësve, ndërsa si arsye citohen vjetërsimi dhe veprimi joadekuat sipas lëndëve dhe ngjashëm.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, Arsovski sqaroi se shteti mund të japë vetëm korrnizë kohore për këtë proces, ndërsa vetë procesin duhet ta përfundojnë Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik.

“Shteti nuk mund ta bëjë filtrimin. Këtë proces duhet ta përfundojnë Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik. Shteti duhet të japë vetëm korrnizë kohore dhe mënyrë se si të bëhet ajo. Sipas informatave që i kemi nga viti 2019 dhe 2020 vetëm Këshilli gjyqësor shkarkoi tetë gjykatës, ndërsa këtë vit kanë filluar procedurat për 83 gjykatës. Arsyet janë vjetërsimi i lëndëve, veprim joadekuat sipas lëndëve dhe ngjashëm”, tha Arsovski.

E pranon se gjithë procesi pak ka humbur intensitet për shkak të pandemisë sepse një pjesë e gjykatësve janë të infektuar ose në vetizolim për shkak të kontaktit me të sëmurë.

“Sido që të jetë, Qeveria nuk tërhiqet nga ky proces dhe ai do të realizohet”, porositi Arsovski.

I pyetur pse ueb faqja zyrtare për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është vetëm në gjuhën shqipe, zëdhënësi qeveritar deklaroi se faqja është në përpunim dhe se për një kohë shumë të shkurtër do të lëshohet në funksion edhe në gjuhën maqedone dhe angleze.

Continue Reading

Lajme

Janë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhër-arrest për dënimin me burg deri në 12 vjet

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2021 (MIA) – Oficerët e policisë nga Sektori për punë të brendshme nga Manastiri dhe Departamenti për punë të brendshme nga Prilepi arrestuan dy persona të kërkuar me urdhër për vuajtje të dënimit me burg deri në 12 vjet. Janë arrestuar A.A. (30) dhe P.S. (36)

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi këtë pasdite se për A.A. është lëshuar urdhër për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 vjetëve, ndërsa P.S. për dënim me burg prej një viti e gjashtë muajsh.

Personat u dërguan në Institucionin ndëshkues-përmirësues Manastir për vuajtjen e dënimit me burg. mb/

2021-01-21 18:06:26, nga Melahat Baftija

Continue Reading

Lajme

356 raste të reja me Kovid 19, humbën jetën 15 persona

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 356 raste të reja me Kovid 19, inormojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 15 persona kanë humbur betejën me koronavirus, ndërsa 587 persona janë shëruar.

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Vaksinat e para nga “Fajzer” dhe nga Serbia do të arrijnë me eksport ndërhyrës

Published

on

By

Nuk ekziston pengesë ligjore për marrje të vaksinave kundër Kovid-19 në vendin tonë. Dozat e para të vaksinës “Fajzer”, për të cilën është arritur marrëveshje në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin, si dhe 8.000 doza të vaksinave, të cilat nga Republika e Serbisë duhet të arrijnë në vendin tonë, do të jenë me eksport ndërhyrës. Ndryshimi i Ligjit për ilaçe është për shkak të politikës globale të “Fajzer”, të cilët insistuan që aplikues për regjistrim të vaksinës të jetë përfaqësia e tyre, e cila është me seli në Holandë, përgjegjëse për këtë pjesë të Evropës, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai potencon se Serbia është vendi i vetëm në tërë rajonin, ku ka përfaqësi lokale të “Fajzer”-it dhe kjo në njëfarë mënyrë ua shpejtoi punët.

“Por, edhe kjo nuk është pengesë,të vetëdijshëm se është e tillë rregullativa e jonë ligjore, prodhuesi ‘Fajzer’ u pajtua që sasitë e para të vaksinës, të cilat do të vijnë në vendin tonë edhe përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë, por edhe përmes ndihmës nga Serbia, të vijnë me të ashtuquajturin eksporti ndërhyrës, për çka ka rregullativë ligjore dhe për këtë nuk duhet regjistrim”, tha Filipçe.

Prodhuesi “Fajzer” potencoi ministri, i ofroi ndihmë vendit tonë, duke mos dëshiruar të ngadalsohet dinamika e arritjes së vaksinave.

“Duke marrë parasysh atë që insistojnë që regjistrimi të ndodh kurdo qoftë, duke mos dëshiruar ta ngadalësojnë dinamikën e arritjes së vaksinave, u pajtuan që se kjo të jetë për sasitë e ardhshme, gjatë muajve të fundit për shkak se ne kemi parashtruar ndryshim të Ligit për ilaçe në Kuvendin që të mundësojmë, kjo vaksinë konkrete të regjistrohet përmes aplikuesit, i cili nuk u regjistrua si kompani në vendin tonë”, sqaroi Filipçe.

Lidhur me dërgesën e vaksinave nga Republika e Serbisë, Filipçe thekson se në këtë moment pritet miratimi nga kompania “Fajzer” për eksport ndërhyrës.

“Në komunikim intensiv jemi me kompaninë gjatë dy ditëve të kaluara, paralelisht me bisedat tona lidhur me marrëveshjen tonë të drejtpëdrejtë, tani presin edhe fajlet që të lejohet kjo sasi nga Serbia të dërgohet në vendin tonë. Kjo do të thotë se kompania ‘Fajzer’ mban llogari për tekstualisht të gjitha sasitë të cilat i shpërndan në vendet, nëse dhe në cilën mënyrë eventualisht ridërgohen në disa vende tjera”, shtoi ministri.

Lidhur me ndryshimet e Ligjit për ilaçe, Filipçe, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë periudhës së kaluar ka pasur takime me deputetë të opozitës të cilët në bisedë me të kanë shprehur përkrahje dhe konsultivitet për ndryshimet e Ligjit.

Lidhur me vaksinat të cilat në vend duhet të arrijnë përmes mekanizmit Kovaks, ministri tha se me 29 janar do të ketë takim me përfaqësues të atij sistemi ku pritet të marrin informata kur dhe në çfarë sasie vaksinat do të arrijnë në vendin tonë.

“Sistemi shëndetësor dhe të gjitha institucionet në shtet janë të gatshme për procesin e vaksinimit. Ne jemi tërësisht të gatshëm. Në mëngjes realizova takim me drejtorin e Agjencisë për ilaçe (MALMED), shërbimet e atjeshme janë tërësisht të gatshme t’i marrin dokumentet, t’i lëshojnë formularet e nevojshme, administrative. E informuan drejtorin e Doganës dhe në atë shërbim janë të gatshëm të punësuarit të gjitha procedurat t’i përfundojnë me afatin sa më të shkurtë kohor. Ne jemi të gatshëm me infrastrukturën tonë, frigoriferët veçmë janë të instaluar, këtu mundet të deponohet sasi e madhe e vaksinave. I gatshëm është edhe plani për vaksinim. Natyrisht punonjësit shëndetësor janë të parët. Ashtu që në momentin kur të arrijnë vaksinat, e kemi planin sipas të cilit do të veprohet”, tha Filipçe.

Continue Reading

Aktuale